Lexoni edhe:
Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Kjo puna e dekretimit për Kryeprokuror të Shtetit, nga ana e Presidentes sa po vjen e po e humbë kuptimin, po zhvlerësohet e dobësohet dita - ditës edhe me vonesën e shkarkimit- anulimit të kandidaturës së Blerim Isufaj dhe me nevojën e përzgjedhjes të një mandatari-kandidati tjetër. Pra tash është koha që kandidatura e Blerim Isufaj duhet urgjentisht dhe me urdhër të prerë nga Presidentja Osmani të anulohet sepse këtë qëndrim, përveç Kryeministrit Kurti, publikisht e ka paraqitur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht Lexoni edhe:
Për shkak se opozita është e korruptuar dhe e përfshirë në afera të krimit, ata po sillen zhurmshëm në parlament duke insistuar në dekretimin e Blerim Isufajt, sepse me këtë angazhim po mundohen që ta kenë njeriun e tyre, ta fusin pra nën kontroll të plotë Kryeprokurorin e shtetit duke qenë se akoma e kanë ndikimin brenda KPK-së, që po ju shërben për interesat e tyre kriminale dhe personale, gjë që nëse aksidentalisht lejohet të arrihet ky qëllim, në të ardhmen mundë të shkaktojë pasoja të pa riparueshme, madje edhe trazira të pa kontrollueshme në Kosovë. Presidentja e shtetit e ka mbështetjen për ta refuzuar menjëherë kandidaturën e kontestuar e të skandalizuar për Kryeprokuror të shtetit dhe nuk ka asnjë arsye për të pritur dhe për tu vonuar. Prandaj me këto vonesa që po bëhen lirisht mundë të themi së më shumë po i jepet hapësirë opozitës për të manipuluar e kritikuar. Duke krijuar situatë të mjegullt me një kaos, se sa që të korrigjohet gabimi dhe të parandalohet krimi. Kishte qenë veprim i qëlluar që tash të anulohet konkursi dhe të kërkohet që brenda periudhës 30 ditore të zhvillohet proces i ri, të zgjidhet një kandidat tjetër dhe të dërgohet pa vonesë në zyrën ligjore të Presidentes Osmani e të dekretohet. Çdo ditë e humbur, e vonuar do të kontribuon në ruajtjen e vazhdimësisë për të pasur një sistem të dobët të drejtësisë të pa kompletuar dhe në përpjekje të ushtrimit të ndikimit nga nëntoka e krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".