Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ndërlidhur nga shtetet Evropiane me realizimin në praktikë të planit franko-gjerman në raport me Serbinë

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ndërlidhur nga shtetet Evropiane me realizimin në praktikë të planit franko-gjerman në raport me Serbinë
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është ndërlidhur nga shtetet Evropiane me realizimin në praktikë të planit franko-gjerman në raport me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 30 April 2023 - 08:44

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës me vendimin e marr të hënën vetëm e ka përcjellur kërkesën e Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky është një vendim i rëndësishëm në procedurën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Natyrisht se ka mbetur çështja në Asamblenë Parlamentare për t'u votuar. 

 

Është e domosdoshme të përmendim këtu shtetet që votuan kundër të hënën në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës. Pesëshja evropiane ( shih: Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron) votuan kundër. Serbia ishte kundër. Kësaj vote iu shtua vota e Hungarisë që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe votoi kundër. Mendohet se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i ndërlidhur ngushtë me raportet me shtetin serb. Me kohën e aplikimit të planit frankogjerman dhe të aneksit, është ndërlidhur edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Përkundër kësaj, një votë e tillë në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës është shumë pozitive dhe ndikon dukshëm në përmirësimin e pozitës së Republikës së Kosovës në Evropë. Mirëpo, kjo nuk e hap rrugën dhe shumë pak ndikon në anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, në Interpol dhe në zhvillimin pozitiv të Kosovës në kuadër të BE-së. Njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet e BEsë që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës nuk realizohet me këtë. Po ashtu kjo nuk ndikon as në pranimin e Kosovës në OKB. Megjithatë kjo është gjë shumë pozitive dhe ndikon shumë në imazh dhe në pozitën e Kosovës në Evropë dhe në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".