Tash Republika e Kosovës po çlirohet nga prangat fatale me të cilat e lidhën qeverisjet e kaluara kriminale

Tash Republika e Kosovës po çlirohet nga prangat fatale me të cilat e lidhën qeverisjet e kaluara kriminale
Tash Republika e Kosovës po çlirohet nga prangat fatale me të cilat e lidhën qeverisjet e kaluara kriminale

Dr. Hysni Aliu

  • 02 May 2023 - 07:46

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Zhvillimet e muajve të fundit, por edhe 2 viteve të fundit, kanë qenë shumë pozitive. Shteti ka filluar ta merr formën e vetë dhe tashmë rrallë herë po ndihen zëra që thonë se Kosova është shtet i dështuar. U liberalizuan vizat, dhe filloj anëtarësimi i Kosovës në KE. U hoqën prangat që qeveritë Thaçi, Hoti e Mustafa i kishin vu shtetit tonë.

-Qeveria Kurti është duke e bërë më të mirën e mundshme, duke ditur se në çfarë xhungle të paligjshmërisë e korrupsionit ka hasur në fillim të mandati të tij. Energji të madhe tërë qeverisë është duke i marrë edhe ballafaqimi me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE- ja, duke ditur se çfarë marrëveshjesh kanë bërë paraardhësit e tij, marrëveshje të cilat e kanë ngulfatur shtetin tonë. Fronti i tretë është lufta për kthimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, ku ballafaqimi me bandat në veri është një sfidë në vete e cila kërkon edhe resurse njerëzore, por edhe materiale, gjithashtu edhe koordinim me ndërkombëtarët.

Fronti i katërt është me opozitën, e cila hedh balt mbi Kurtin po aq sa hedh vrer mbi të z. Vuçiq. Fronti i pestë është rezistenca ndaj presionit të faktorit ndërkombëtar, që po bënë presion maksimal për të arritur një marrëveshje që nëse nuk negociohet siç duhet do të ishte fatale për shtetin tonë. Fronti i gjashtë është me gjyqësinë dhe prokurorin e korruptuar, e cila e shikon dhe ndjek veprimet e mundshme të pushtetarëve me mikroskop dhe është maksimalisht efektive, duke tentuar kështu ta pengojnë shkatërrimin e rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga kushtetuesja e deri te shërbyesi më i thjeshtë civil. Këtë gjë unë personalisht e shikoj si gjysmë pozitive, sepse së paku pushtetarët nuk guxojnë të korruptohen sepse gjykatat e korruptuara ju rrinë mbi qafë, ama do ishte plotësisht pozitive nëse këta gjykatës e prokurorë do të silleshin njëjtë edhe me këta të korruptuarit që tërë Kosova i din me emër e mbiemër dhe nga të cilët shantazhohen gjykatat e prokurorët. Vendimi i qeverise komunale të Mitrovicës për hapjen e urës së Ibrit, tregoj edhe njëherë që kjo qeveri e ka seriozisht dhe nuk ekziston shantazhi si mjet ndikimi për ta.

Unë që moti kam thënë që " Serbia do ta pranon Kosovën si shtet dhe do të bënë marrëveshje vetëm nëse pranimi i Kosovës si shtet do të ishte më i dobishëm sesa mospranimi" , koj do të thotë në praktikë që Serbia e pranon Kosovën nëse e vëren që me mospranimin e saj po e humb çdo ndikim tek serbët e Kosovës. Më herët naivët, besonin që duke i lëshuar pe Serbisë dhe duke ndarë Kosovën do e zgjidhnin këtë çështje, e tani me qeverinë Kurti, ai percepcion është ndërruar, tani edhe bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar që Serbisë sa më shumë që i jep, ajo kërkon edhe më shumë, e sa më shumë që humb teren aq më bashkëpunuese detyrohet të jetë. Zgjedhjet për kryetar komunash në veri i kanë shërbyer pikërisht atij parashikimit tim, po ashtu edhe vendimi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut për urën mbi Ibër. Pra, tani Serbi është para një situate ku detyrohet të zgjedh, në mes humbjes totale të kontrollit mbi serbët e Kosovës dhe mbi Kosovën, dhe alternativës tjetër të qenurit bashkëpunues në dialog, në mënyrë që të nxjerr diçka për komunitetin serb në Kosovë nëpërmes asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Veprimi i qeverisë Kurti dhe i bashkësisë ndërkombëtare pro Kosovës dhe demokracisë në botë, sipas logjikës që unë e kam prezantuar gjatë, më ka bërë të besoj që Serbia tashmë nuk ka alternativë, nëse refuzon do të humbë shumë më tepër sesa nëse bashkëpunon , andaj ose do të bashkëpunon që është më afër mendsh ose do të hyn në luftë me perëndimin.

Unë besoj shumë që nëse Serbia nuk tregon vullnet të mirë për të realizuar marrëveshjen e Ohrit, Kosova duhet edhe më tutje ta shtrëngon rrethin ndaj strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, duke filluar nga mbyllja e këtyre institucioneve paralele në Jug e duke vazhduar me veriun deri në Kufi me Serbinë. Deklarata e presidentit Vuçiq se " ura e Ibrit po mbahet mbyllur për të penguar popullimin e veriut nga shqiptarët" pra depërtimin e shqiptarëve andej, duke blerë pronat apo marrë pronat e veta, tregoj qartë se mbyllja e kësaj ure nuk është bërë për arsye sigurie, pore pikërisht për ta ndarë veriun nga jugu, me qëllimin e vetëm ndarjen e Kosovës. Këtë deklaratë të Vuçiqit duhet ta lexon edhe zoti Lajqak i cili padrejtësisht tha se nuk është momenti i duhur për hapjen e urës mbi Ibër. Ai tha se dy palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëri tjetrit, duke harruar që një shtet fqinjë nuk mundë të ketë vija të kuqe që shtrihen brenda shtetit tjetër, pra vija e kuqe e Serbisë mundë të jetë territori i Serbisë, e vija e kuqe e Kosovës territori i Kosovës, e jo ura mbi lumin Ibër.

Ndërsa krejt në fund, nuk më ka pëlqyer aspak mbrojtja që po i bëhet nga VV-ja ish drejtorit të KEK-ut. Unë vitin e kaluar kam shkruar që në KEK ka dallavere sipas fjalëve të njerëzve dhe se ato do dalin në fushë vitin që vjen, dhe ashtu ndodhi. Kosova është e vogël dhe të gjithë njihemi. Edhe kryeministri Kurti, duhet të jetë i kujdesshëm kur tenton të mbron një të burgosur për korrupsion, pa marrë parasysh se cilës parti i takon. Unë lus bashkësinë ndërkombëtare që ti bëjë presion gjyqësisë së Kosovës, nga lart poshtë, që mos të sillet me njerëzit e VV-s si njerkë e me të opozitës si nene, sepse kjo e pengon shtet ndërtimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".