Bisedimet dhe takimi i radhës Kurti Vuçiq më 2 Maj në Bruksel, do të sjellin paqe apo tensione të reja në Kosovë?!

Agim Bajrami

  • 02 May 2023 - 07:38

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Tani, asambleja komunale e Mitrovicës, ka marr vendim , që ura në Ibër që ndan pjesën veriore me atë të jugut të qytetit të Mitrovicës të bashkohet , dhe rruga të lëshohet në qarkullim. Nga Beogradi zyrtar, ka reagime të ashpra, e sidomos nga retorika e presidentit serb Vuçiq , duke e kërcënuar Kosovën, përmes ndërhyrjes ushtarake, siç thotë ai,"në mbrojtjen e serbëve të Kosovës që po rrezikohen siç thotë ai nga udhëheqja e Kurtit "...Edhe lista serbe, bajonetë e politikës serbe në Beograd ,ka reaguar ,duke i fajësuar politikë bërësit e Kosovës ,se me bashkimin e qytetit të Mitrovicës siç thonë ata, " Prishtina zyrtare po e rrezikon sigurinë e serbëve në ato komuna" ,duke thënë më tej,"se nuk do të tolerojmë , dhe do të përgjigjemi me vetëmbrojtje" .

Këto ditë u mbajtën zgjedhjet lokale në katër komunat e banuara me shumicë të qytetarëve kosovarë të etnisë serbe,kur zyrtarët e këtyre komunave i braktisën institucionet lokale dhe qendrore, nën direktivat e presidentit serb Vuçiq , dhe përmes partisë së listës serbe e dirigjuar nga Beogradi, për të shkaktuar tensione dhe presion, në lidershipin politik të Kosovës, dhe të atij ndërkombëtar, për ti realizuar qëllimet e politikës serbe, të formimit të "autonomisë territoriale të komunave veriore e banuar shumica e serbëve" ,dhe kur kjo "autonomi" ,do të ishte e ngjashme me "Republikën Srpska të Bosnjës"e që do ta 'defunksionalizonte shtetin e Kosovës'.

Marrëveshja e Brukselit, si dhe akti i implementimit të saj në Ohër, të akorduar nga zyrtarët të Kosovës dhe Serbisë, politikë bërësit serb në Beograd, po e kundërshtojnë , duke deklaruar , se ajo marrëveshje dhe akti i implementimit, edhe pse të akorduar , siç thonë ata," nuk na obligon të zbatojmë si tërësi, aq më parë, kur nuk e kemi nënshkruar ,dhe kur pala tjetër , nuk e përmbush obligimin e formimit të "Asociacionin serb në Kosovë", dhe këtu aludohet për lidershipin kosovarë. Pala serbe "asocacionin serb" e kërkon të formohet, me 'kompetenca ekzekutive' ,ndërsa pala kosovare thekson, se mund të formohet, vetëm në kuadër të sistemit kushtetuese të Kosovës. Edhe zyrtarët amerikan, kamë deklaruar se 'asociacioni serb' do të jetë, në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

'Ekipi menaxhues' i dal nga marrëveshja e Brukselit, është duke punuar në kornizën e formimit të 'asociacionit serb' të komunave veriore të Kosovës e banuar nga shumica e qytetarëve të etnisë serbe. Tanimë janë mbajtur zgjedhjet lokale në katër komunat serbe,të cilat edhe janë në procesin e formimit të organeve komunale, edhe pse, nga komuniteti serb janë dal në votime një numër simbolik i qytetarëve ,ngase mbi ta është zhvilluar presion i madh për mos dalje në votime , kur edhe ka pasur djegie të veturave dhe kërcënime e rrahje ndaj serbëve që kanë shprehur gatishmërinë e marrjes pjesë në zgjedhje komunale.

Ka shumë prej palës serbe që braktisjen e institucioneve të Kosovës, dhe mos pjesëmarrja në zgjedhje dhe votime e vlerësojnë se është gabim i politikës serbe në Beograd , por ka edhe mendime nga analist të shumtë në Kosovë, që zgjedhjet në ato komuna, do të duhej të shtyhen, për shkak të rrethanave politike dhe cilësisë së funksionimit të demokracisë në Kosovë.

Tani, asambleja komunale e Mitrovicës, ka marr vendim , që ura në Ibër që ndan pjesën veriore me atë të jugut të qytetit të Mitrovicës të bashkohet , dhe rruga të lëshohet në qarkullim. Nga Beogradi zyrtar, ka reagime të ashpra, e sidomos nga retorika e presidentit serb Vuçiq , duke e kërcënuar Kosovën, përmes ndërhyrjes ushtarake, siç thotë ai,"në mbrojtjen e serbëve të Kosovës që po rrezikohen siç thotë ai nga udhëheqja e Kurtit "...Edhe lista serbe, bajonetë e politikës serbe në Beograd ,ka reaguar ,duke i fajësuar politikë bërësit e Kosovës ,se me bashkimin e qytetit të Mitrovicës siç thonë ata, " Prishtina zyrtare po e rrezikon sigurinë e serbëve në ato komuna" ,duke thënë më tej,"se nuk do të tolerojmë , dhe do të përgjigjemi me vetëmbrojtje" .

Ka edhe nga ata, nga pala kosovare shqiptare, të cilët vlerësojnë ,se me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, është arrit përmbushja ligjore e shtrirjes së influencës kushtetues të shtetit të Kosovës, dhe tani pritet që atje të valon edhe flamuri i shtetësisë së Kosovës, ku deri më tani ka munguar, pasi komuniteti serb nuk e ka lejuar. Komuniteti ndërkombëtar, këto zgjedhje i ka pranuar si zgjedhje të domosdoshme ligjore, ngase edhe serbëve u është bërë thirrja për pjesëmarrje, të cilët në shumicën e tyre e kanë refuzuar.

Më 2 maj, në Bruksel është caktuar takimi i nivelit të lartë të bisedimeve ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq përmes ndërmjetësve të bashkimit evropian,në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje dhe të tejkalimit të tensioneve aktuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".