Draft statuti i Asociacionit të Kosovës me shumicën e qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, në dorë të ekipit të ekspertëve amerikan dhe evropian

Draft statuti i Asociacionit të Kosovës me shumicën e qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, në dorë të ekipit të ekspertëve amerikan dhe evropian
Draft statuti i Asociacionit të Kosovës me shumicën e qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, në dorë të ekipit të ekspertëve amerikan dhe evropian

Agim Bajrami

  • 06 May 2023 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Ekipi i deri tanishëm i emëruar nga qeveritë e kaluara(Thaçi, Mustafa, Hoti) u shkarkua nga Kryeministri Kurti, mbasi ky ekip kishte prezantuar statutin e 'asociacionit' në Bruksel , të modelit të statusit të Vojvodinës në Republikën e Serbisë, dhe të cilin kryeministri Kurti, e hodhi poshtë, si fundamental, në kundërshtim me sistemin kushtetues të Kosovës.

-Kryeministri Kurti në Bruksel , e paraqiti versionin, e 'projekt statutit' që është në harmoni me rendin ligjor e kushtetues të Republikës së Kosovës.

Borell, deklaroj se palët janë diametralisht me qëndrime të kundërta rreth statusit të Asociacionit, i cili do të duhej të formohej sipas marrëveshjes i quajtur, plani franko-gjerman dhe më vonë i kaluar në atë evropian,dhe akti i implementimit në Ohër, në të cilat janë të akorduar palët. Si edhe më parë ,në krizat (luftërat)ballkanike ,rasti i Bosnjës, marrëveshja e Dejtonit, rasti i Kosovës, marrëveshja e Rambujes, çështjet duhej ti marrin për sipër SHBA- të dhe Evropa. Edhe në rastin e hartimit të “projekt statutit” për Asociacionin serb të Kosovës ,që më tej duke ushtruar presion mbi palët, “marrëveshja evropiane” si tërësi që do të mund të implementohej nga palët konfliktuale ballkanike, në rastin e tanishëm ,Kosova dhe Serbia, ka të ngjarë, që së shpejti edhe 'projekt statuti' i Asociacionit kosovar me shumicë të qytetarëve të etnisë serbe , të prezantohet nga ekspertët amerikano-evropian ,dhe të detyrohen palët për pranim dhe implementimin si të tillë. Kjo është mënyra e vetme për ti çuar përpara proceset në Ballkanin perëndimor, nën drejtimin e lidershipit politik konfliktuoz.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".