Edhe një dëshmi tjetër për ta argumentuar lidhjen e fuqishme të sistemit të drejtësisë me mafien dhe nëntokën kriminale

 Edhe një dëshmi tjetër për ta argumentuar lidhjen e fuqishme të sistemit të drejtësisë me mafien dhe nëntokën kriminale
 Edhe një dëshmi tjetër për ta argumentuar lidhjen e fuqishme të sistemit të drejtësisë me mafien dhe nëntokën kriminale

Dardan Grapci

  • 06 May 2023 - 16:11

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Nuk është vetëm krijimi i favoreve të ndryshme nga ndikimi i grupeve të interesit nga të cilat përfitojnë kriminalist gjyqtar e prokurorë të korruptuar por ka pasur raste që të njëjtit kanë hyrë aq thellë në abuzim me detyrën sa që janë ndjekur edhe për shpëlarje të parash vepër e rëndë e fushës së krimit të organizuar. E një proces i tillë sikur që është raportuar së fundi, është duke vazhduar Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas rikthimit në procedurë nga Gjykata e Apelit, dhe ka të bëjë me ish gjyqtarin Kolë Puka! Sipas raportimit në media, më 24 tetor 2022 nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Puka ishte dënuar me dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, i akuzuar për shpëlarje, mirëpo pas vendimit të Apelit rasti është kthyer në rigjykim më 27 prill dhe është në proces vazhdimi, dhe në seancën e fundit është liruar nga aktakuza.

-Shkëputja dhe pastrimi i drejtësisë nga bashkëjetesa me krimin e organizuar nuk mund bëhet si duhet dhe në formën e masën e dëshiruar, nëse nuk votohet pa vonesë Ligji i Vettingut. Ky proces disi po vonohet e zvarritet, prandaj me të drejtë e shtrojmë pyetjen se deri kur duhet të presin qytetarët që ky ligj të aprovohet, deri kur do të presim e të shohim rezultatet konkrete. Kur di të fillon ta kupton njëherë e mirë edhe Qeveria e Kosovës se pa Ligj të Vettingut nuk mund ta pastrojnë sistemin e drejtësisë ashtu sikur që është premtuar, nuk mundë të arrestojnë asnjë politikan, deputet a zyrtar tjetër të lartë shteti të korruptuar, e lëre më një gjyqtare i cili është i akuzuar për korrupsion dhe ryfshet.



-Ndikimi i kolegëve në Gjykatën Themelore në Klinë dhe në Prishtine tek ish-gjyqtari, Kole Puka do i sjell avantazh pozitiv Kolës, në qoftë se Ligji i Vettingut nuk aprovohet. Fshehja e burimeve financiare nga aktivitetet kriminale është njëra vepër penale e cila është cekur, por në fakt gjyqtarët janë të përfshirë në shumë afera sa që ende nuk dihet zyrtarisht se si dhe kur do të zbardhen ato për tu ndjekur penalisht. Prandaj duhet që tash dhe pa vonesë, urgjentisht të pastrohet gjyqësori nga gjyqtarët e korruptuar, ndryshe ky problem do vazhdon edhe në të ardhmen, sepse shkëputja dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë, nga lidhja e bashkëjetesës dhe ndikimi i krimit të organizuara, është beteja më e vështirë dhe sfiduese e qeverisë me projektin për reformim dhe profesionalizim të thellë të sistemit të drejtësisë.

Zbulimi dhe gjykimi i disa rasteve që mundë të numërohen në gishta të gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar, janë argumente të bollshme që flasin mjaftueshëm për farën e keqe që është mbjell dhe ka futur rrënjë e është shndërruar në rrjet të krimit të organizuar edhe në sistemin e drejtësisë. Nuk është vetëm krijimi i favoreve të ndryshme nga ndikimi i grupeve të interesit nga të cilat përfitojnë kriminalist gjyqtar e prokurorë të korruptuar por ka pasur raste që të njëjtit kanë hyrë aq thellë në abuzim me detyrën sa që janë ndjekur edhe për shpëlarje të parash vepër e rëndë e fushës së krimit të organizuar.

E një proces i tillë sikur që është raportuar së fundi, është duke vazhduar Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas rikthimit në procedurë nga Gjykata e Apelit, dhe ka të bëjë me ish gjyqtarin Kolë Puka! Sipas raportimit në media, më 24 tetor 2022 nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Puka ishte dënuar me dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, i akuzuar për shpëlarje, mirëpo pas vendimit të Apelit rasti është kthyer në rigjykim më 27 prill dhe është në proces vazhdimi, dhe në seancën e fundit është liruar nga aktakuza,

. Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2014, thuhet se i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002-2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe. Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Puka, duke e ditur që pasuria e përfituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal dhe me qëllim që ta fsheh, ta konvertojë apo maskojë, me këto mjete financiare ka blerë patundshmëri dhe më 4 prill 2008 në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka vërtetuar kontratën mbi shitblerjen e patundshmërisë në vlerë prej 35 mijë euro.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".