Ja çka duhet të bëjnë popujt e Ballkanit për ti çliruar shtetet e tyre nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar

Ja çka duhet të bëjnë popujt e Ballkanit për ti çliruar shtetet e tyre nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar
Ja çka duhet të bëjnë popujt e Ballkanit për ti çliruar shtetet e tyre nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar

Agim Bajrami

  • 09 May 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia do të duhej të zhvilloj ,reformat e gjithëmbarshme shoqërore ,shtetërore, në; programet arsimore, leksionet fetare, reformat në kishën sllave serbe, ku ajo do të duhej të bëhej; ndarja e besimit dhe bindjeve fetare nga shteti, dhe të lejohet që koncepti i besimit ndaj Zotit, të jetë besim individual i lirë, dhe të krijohet doktrina kombëtare e vetëdijes shoqërore, se populli serb nuk është i rrezikuar nga askush. Klasa intelektuale shqiptare do të duhej të punoj, që në programet arsimore të mbahej lartë, lartësia e vlerave të lashta kombëtare evropiane, dhe në institucionet shtetërore, të jenë njerëzit që bartin dhe pasurojnë vlerat origjinale të shqiptarëve, të cilët që nga themelimi i njerëzimit, janë krijues dhe bartës të këtyre vlerave. Konceptet ideologjike dhe të tjera, që mundohen të ngulitën në kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar,do të duhej të luftohen e mënjanohen nga qenia kombëtare shqiptare.

-Menjëherë pas luftës, Gjermania ishte e shkatërruar nga luftëra e dytë botërore, njëherë kur politika naziste e Hitlerit e drejtoj Gjermanin kundër të gjithëve të tjerëve, të cilët nuk pranonin racën 'ariane' si hyjnore, për të sunduar botën. Gjermania, dhe populli gjerman, ishte shkatërruar edhe nga bombardimet e aleatëve të luftës, për të mposhtur apo ndalur, siç na thoshin neve nëpër shkolla, “fashizmin gjerman”. Aleanca e fitores së luftës së dytë botërore dhe rendit të ri botëror, edhe nga hakmarrja, i shkaktojë humbje të mëdha popullit gjerman, prej dëmeve njerëzore, deri te ata materiale.

Elita intelektuale gjermane, menjëherë pas luftës së dytë botërore , ndërmori gjithçka, dhe zhvilloi reforma të thella dhe të gjithanshme në shoqëri dhe institucione shtetërore gjermane edhe ose kombi gjerman ishte ndarë nga aleatët e fitores së luftës dhe kombi gjerman mbahej nën kontrollin e interesave të lindjes dhe perëndimit. Dhe duke parë gjendjen e krijuar pas lufte, gjermanët arritën të shtyjnë përpara, punën, përgjegjësin, disiplinën e humanizmin njerëzor brenda qenies së brendisë së tyre kombëtare ,dhe nga kjo mendësi e përgjithshme shoqërore, arritën të përparojnë, dhe nga urrejtja e botës, të bëhet më e dashura e asaj bote e cila e kishte urryer dhe shkatërruar në emër të luftimit të "nazizmit gjerman".

Dhe si është me vendet e Ballkanit perëndimor?

Serbia, në emër të programit të “botës serbe” e krijuar nga kisha serbe ortodokse sllave, dhe elita intelektuale serbe , e drejton popullin serb në urrejtje dhe luftëra kundër popujve dhe fqinjëve të tyre ,sipas asaj që ata e thonë dhe e besojnë, se serbët janë viktima e të gjithë të tjerëve, dhe koncepti i besimit të tyre ndaj Zotit, përmes kishës ortodokse sllave, është më i drejtë, dhe e vërteta hyjnore, ndërsa tek të tjerët gjenden “gënjeshtrat dhe e pa vërteta". Edhe pse është e kundërta e asaj që serbët e predikojnë,e besojnë, e luftojnë përmes shkatërrimit tek të tjerët, "me bindjen se po përmbushin të vërtetën e tyre hyjnore". Dhe nga kjo e hidhur , Serbia do të duhej të zhvilloj reformat e gjithëmbarshme shoqërore, shtetërore, në programet arsimore, leksionet fetare, reformat në kishën sllave serbe, ku ajo do të duhej të bëhej ndarja e besimit dhe bindjeve fetare nga shteti, dhe të lejohet që koncepti i besimit ndaj Zotit, të jetë besim individual i lirë, dhe të krijohet doktrina kombëtare e vetëdijes shoqërore, se populli serb nuk është i rrezikuar nga askush ,dhe më së shumti është i viktimizuar dhe rrezikuar nga konceptet ideologjike të serbëve, të cilat janë ngulitur në ta, nga klasa intelektuale serb, kisha serbe, dhe e kaluara e tyre historike e ndërtuar në false dhe gënjeshtra historike,nga duhet të binden popullata serbe, se vetëm me paqe dhe harmoni njerëzore, mund të arrihen vlerat më sublime njerëzore dhe kombëtare.

Shqiptarët/Kosovë-Shqipëri:

Shqiptarët, për të pasur një perspektivë të shëndoshë ,duhet ti bëjnë reforma të thella në shoqërinë njerëzore.

Brenda shqiptarëve do të duhej të hartohej për tu implementuar udhëzimi i detajuar shkencor i origjinës së tyre ilire, i kulturës së tyre krishtere, dhe i perspektivës së tyre perëndimore.

Klasa intelektuale shqiptare do të duhej të punoj, që në programet arsimore të mbahej lartë, lartësia e vlerave të lashta kombëtare evropiane, dhe në institucionet shtetërore, të jenë njerëzit që bartin dhe pasurojnë vlerat origjinale të shqiptarëve, të cilët që nga themelimi i njerëzimit, janë krijues dhe bartës të këtyre vlerave. Konceptet ideologjike dhe të tjera, që mundohen të nguliten në kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar, do të duhej të luftohen e menjanohen nga qenia kombëtare shqiptare. Dhe vetëm përmes reformave të thella në shoqëri, do të duhej të krijohej dhe afirmohej përgjegjësia, puna, disiplina , dhe dashamirësia ndaj vlerave njerëzore e shoqërore në përgjithësi. Pa këto reforma dhe vlera njerëzore brenda shoqërive dhe kombeve ballkanike, nuk ka dhe nuk do të ketë, përparim dhe perspektivë shoqërore e kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".