Fillon goditja amerikane kundër Aleksandër Vuçiq, zbulohen të gjitha lidhjet e kriminale me grupet e mafisë që operojnë brenda dhe jashtë Serbisë

Fillon goditja amerikane kundër Aleksandër Vuçiq,  zbulohen të gjitha lidhjet  e kriminale  me grupet  e mafisë që operojnë brenda dhe jashtë Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 08 May 2023 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Do të ketë një ndryshimin radikal të qendrave kryesore të diplomacisë në rikthimin e vëmendjes nga Serbia, për ta rishikuar pozicionin e tyre dhe sanksionuar regjimin e kriminalizuar që po e udhëheq shtetin, me lidhje të fuqishme mafioze brenda Serbisë dhe përtej saj, nëntokës ndërkombëtare të mafisë e ka mbështetjen edhe në politikën zyrtare të Rusisë. Gazeta prestigjioze amerikane New York Times është duke botuar një investigim të thellë në vazhdime i cili zbulon me detaje se cilat janë lidhjet e presidentit serb me krimin, brenda dhe jashtë shtetit.

-Duke marrë në përgjithësi situatën e serbëve në të kaluarën por edhe tani, e sidomos me veprat e krimit të organizuara që janë duke i krye prijësit e shtetit, e sidomos të veprave kriminale që janë të përfshirë udhëheqësit e shtetit, janë për ta habitur botën. Tani ato vepra kriminale të tmerrshme kanë dalë në sipërfaqe falë gazetës prestigjioze New York Times, dhe opinioni do të njoftohet së shpejti me këto ndodhi dhe raste të rënda për individët që janë pjesëmarrës në këto vepra kriminale, e sidomos kur në këto vepra kriminale kanë gisht më të mëdhenjtë e shtetit, sikur në këtë rast të kryetarit të shtetit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit, që edhe sot qëndron në krye të shtetit. Me këto raportime të fundit të medieve botërore, bazuar në investigimin afatgjatë të New York Times rreth operimit dhe zhvillimit të rrjeteve kriminale në serbi që nga koha e Millosheviqit e që po vazhdojnë edhe në mandatin e Aleksandër Vuçiqit, bota po shqetësohet me ndodhitë dhe karakteret personale të udhëheqësve serb se në çfarë veprash kriminale janë të implikuar. Ishte Millosheviqi ai krimineli ndërkombëtar që e trishtoj botën me ato krime lufte që i ndërmori ndaj popullatave të pambrojtura të pjesëtarëve të shtetit të Jugosllavisë, dhe ai Millosheviqi mbaroj ashtu si e kishte merituar me vdekje në burgjet ndërkombëtare, por është për tu habitur se si tani del që të tjerë pasardhësit e tij që dikur ishin nxënës po të ati Millosheviqit, të jenë edhe më kriminel me vepra të tilla që tani po ju dalin në shesh, prandaj është e kuptueshme që do të ndikojnë shumë keq në të ardhmen e tyre dhe shtetit serb, publikimet e fundit në shtypin prestigjioz botëror për lidhje e Aleksandër Vuçiqit me rrjetet e krimit të organizuar.

Do të ketë një ndryshimin radikal të qendrave kryesore të diplomacisë në rikthimin e vëmendjes nga Serbia, për ta rishikuar pozicionin e tyre dhe sanksionuar regjimin e kriminalizuar që po e udhëheq shtetin, me lidhje të fuqishme mafioze brenda Serbisë dhe përtej saj, nëntokës ndërkombëtare të mafisë e ka mbështetjen edhe në politikën zyrtare të Rusisë. Gazeta prestigjioze amerikane New York Times është duke botuar një investigim të thellë në vazhdime i cili zbulon me detaje se cilat janë lidhjet e presidentit serb me krimin, brenda dhe jashtë shtetit. Edhe James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij institucioni, ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku shpërfaq lidhjet e tij me botën e krimit, mafies e huliganizmit. Teksti i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiq, e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e në fakt, doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij, Danilo Vuçiq, dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb. Në këtë konferencë për gazetarë, Vuçiq kishte shfaqur disa imazhe të tmerrshme të krimeve të kësaj bande, ku janë parë: një kokë e prerë, një trup pa kokë, një bust.

Kreu i kësaj bande ishte një trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg. Pas arrestimit të kreut të bandës, Belivuk përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit. Belivuk paralajmëroi se nëse Vuçiq “vazhdon procedurat e tij kundër meje”, ai do të kishte shumë më tepër për të thënë, thuhet më tutje në tekstin e gazetës amerikane. Vuçiq kundërshtoi me zemërim çdo lidhje me vrasësit. Por ai dukej se e merrte personalisht çështjen Belivuk, duke pretenduar se ishte një komplot kundër tij. Sipas gazetës NYT, rasti Belivuk ka hapur një dritare drejt një të ardhmeje të zymtë të mundshme, në të cilën Vuçiq minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë dhe bandat kriminale përdoren për të përhapur frikën. Në javët pas arrestimit në shkurt nisën të rridhnin detaje të reja në media. Banda thuhet se kishte joshur viktimat e saja në një “shtëpi të tmerrit”, në periferi të Beogradit, ku ata u torturuan, copëtuan, u grinë nëpërmjet një mulliri të mishit dhe nganjëherë hidheshin në Danub.

Historia tronditi serbët, e jo vetëm për shkak të imazheve të tmerrshme. Kreu i bandës ishte një huligan trupmadh futbolli dhe trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, i njohur me nofkën “Problemi”, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më herët për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera serioze, por kurrë nuk u burgos. Ai u përfol për marrëdhënie të mira me policinë dhe shërbimet e Inteligjencës serbe. Ai dhe njerëzit e tij u fotografuan në shoqëri të njerëzve të fuqishëm, përfshirë edhe djalin e Vuçiqit, Danilo. Pas konferencës për media, Belivuk ofroi anën e tij të historisë në një seancë të mbyllur gjyqësore. Ai tha se banda e tij ishte organizuar “për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiqit”, sipas transkriptimeve të gjykatës. Ai përshkroi disa nga punët që pretendon se banda kreu për Qeverinë, si frikësimin e rivalëve politikë dhe ndalimin e tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit, një shërbim i vlefshëm në një shtet ku stadiumi mund të bëjë dhe rrëzojë një president. Belivuku paralajmëroi se nëse Vuçiqi “vazhdon procedurat kundër tij”, ai do të ketë shumë më tepër për të thënë. Vuçiqi kundërshtoi kategorikisht çdo lidhje të tij me vrasësit. Por, ai dukej se e mori personalisht çështjen e Belivukut, duke sugjeruar se është komplot kundër tij.

Në një intervistë të çuditshme televizive disa muaj pas arrestimeve, ai tha se burrat e Belivukut bënë viktimat “qebapë njerëzorë” dhe ia dërguan shefit të Belivukut, Radoje Zvicer. Duke parë në kamerë dhe iu drejtua Zvicerit, që ende ishte i lirë. Vuçiqi e sfidoi. “E ftoj të më vrasë”, tha Vuçiqi. “Nuk kam asnjë problem me këtë, sepse është më mirë të bëhesh mish i grirë sesa të lihen këta bastardë të sundojnë Serbinë”. Me afrimin e seancës gjyqësore nisën faktet të rrjedhin për lidhjet e gjata mes bandës dhe anëtarëve të ndryshëm të administratës së Vuçiqit, që duket se kanë monitoruar, asistuar dhe mbrojtur ata. Gazeta amerikane shkruan se Belivuk u duk nganjëherë si binjaku i errët i presidentit, një burrë që mishëron pjesën e poshtme kriminale të një shteti që është bërë vazhdimisht më autokratik gjatë dekadës së fundit. Çështja Belivuk, me fjalë të tjera, nuk është thjesht një përrallë e zhurmshme për prerjet e kokave dhe kokainës. Gangsterizmi sipas gazetës amerikane ka lulëzuar nën Vuçiqin, së bashku me kërcënimet periodike të Serbisë për të “mbrojtur” serbët etnikë në vendet tjera të rajonit, që përfundimisht mund të zbërthejë zgjidhjen që ktheu paqen në Ballkan në vitin 1995. Aty thuhet se edhe evropianët janë shumë të vetëdijshëm për këtë, siç është edhe Vladimir Putini, që ka arsye të freskëta për t’i ndarë dhe shpërqendruar ata. Kremlini ka një histori të gjatë të përkrahjes së nacionalistëve serbë dhe më shumë motiv se kurrë falë luftës në Ukrainë për të nxitur trazira në Ballkan.

Por, rreziqet për Evropën janë më të thella se kaq. Marka e shovinizmit etnik të Vuçiqit dhe demagogjisë janë jehonë e asaj të aleatit të tij Putin dhe përhapja e demokracisë jo liberale tashmë që po forcohet në pjesë të kontinentit përbën një kërcënim të barabartë, nëse jo më të rëndë. Rasti Belivuk sipas gazetës amerikane, hapi një dritare drejt një të ardhmeje të mundshme më të zymtë, në të cilën Vuçiqi minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë dhe bandat kriminale shfrytëzohen për të përhapur frikë. Ndodhi gjithashtu të jetë e njëjta taktikë e përdorur nga njerëzit që futën Ballkanin në një luftë katastrofale tri dekada më parë. Gazeta amerikane në investigimin e saj raporton se si në kohën kur Belivuk bëri paraqitjen e tij të parë publike në sallën e gjyqit në tetor, ai kishte fituar një famë të llojit makabër, ngritja e rënia e tij ishte shfaqur në një seri të shkrimeve në tabloide. Ai u fut në dhomë i prangosur, duke veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse. Pavarësisht nga trupi i tij i madh, ai dukej çuditërisht si një foshnjë me përmasa të mëdha, sikur një jetë dhune të mos i kishte lënë asnjë përshtypje.

Ai dhe rreth 30 të pandehur të tjerë, kryesisht burra me tatuazhe dhe koka tullace, dukeshin çuditërisht të relaksuar, të buzëqeshur dhe duke biseduar e duke hedhur disa ofendime të rastësishme në drejtim të njëri-tjetrit. Ndoshta ata prisnin që ky gjyq të përfundonte siç kishin përfunduar shumica e gjyqeve të mëparshme, me gabime procedurale, prova të gabuara dhe lirime të parakohshme. Belivuk është arrestuar dhe ndodhet në burg me bandën e tij, por ky operacion nuk ishte meritë e shtetit serb, por e evropianëve, të cilët arritën të zbardhin mijëra biseda të kryera në aplikacionin SKY ECC nga banda e Belivuk. Një burim francez tha se informacionet u kaluan me shumë kujdes te serbët, nga frika e rrjedhjes. Investigimi thekson se bandat mafioze cilësohen një projekt shtetëror që punon për pushtetin e presidentit Vuçiç. Ashtu si bandat mafioze, edhe Vuçiç, kanë një origjinë të përbashkët, thekson gazeta. Fillimet e tyre i kanë te grupet huligane të dy ekipeve kryesore të Beogradit, Partizanit dhe Yllit të Kuq. Një huligan i njohur, që flet në kushte anonimati dhe identifikohet nga gazeta vetëm me inicialin B., tregon edhe një histori për gazetën, se si presidenti Vuçiç dhunoi shqiptarët pas një ndeshje.

“Pas një ndeshje në vitin 1988, thotë B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata u nisën për ‘gjueti’ ndaj shqiptarëve në Beograd pas ndeshjes, me shpresën se do thyenin disa dyqane dhe do t’u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan duke bërë një sherr masiv në rrugë. “Presidenti Vuçiç ishte gjithashtu pjesë e kësaj,” tha B. “Dhe duhet t’ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë”,” shkruan gazeta. Vuçiq nuk reagoi për këto akuza. Më tej, gazeta thekson se ai u bë pjesë e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit. Vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim ku deklaroi: “Nëse vrisni një serb, ne do vrasim qindra myslimanë”.

Në dekadat në vazhdim, shkruan gazeta, Vuçiç nuk kërkoi kurrë falje për krimet e kryera nën emrin e Serbisë apo për retorikën e tij. Ai madje i ka trajtuar disa kriminelë lufte si heronj. Në vitin 1998, Vuçiç u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin. Gazeta thekson se me ardhjen në pushtet, ai është kthyer në një autokrat. Por për çudi, Bashkimi Evropian tregohet i butë me Vuçiç, për shkak të ndikimit që ka mbi serbët e Kosovës. Ai ka potencialin për të trazuar rajonin dhe kjo është arsyeja pse Perëndimi tregohet i butë ndaj tij. Në fund, gazeta citon analistin amerikan, Daniel Server, njeriun që pati organizuar të parën dalje publike të Vuçiç në Uashington, por që tani është i zhgënjyer thellë me të. “Vuçiç është shumë serioz në lidhje me ‘botën serbe’. Ai e kishte mundësinë që të lëvizte drejt BE-së, por zgjodhi të mos e bënte”, thotë Server. Sipas tij, Vuçiq e di se reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE do e dobësojnë pozicionin e tij në pushtet, madje mund ta çojnë pas prangave, siç ndodhi me ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Gjithsesi se do të jenë të gjitha këto zbulime dhe raportime të tashme në shtypin amerikan dhe të transmetuar gjithandej në shtypin botëror, një shërbim i madh për diplomacinë perëndimoren për të ndaluar së ledhatuari i mbështetur, sikur kanë vepruar deri më tani, regjimin kriminal të Vuçiqit që nuk është asgjë tjetër vetëm se një vazhdimësi e modifikuar dhe e maskuar e ish regjimit të Millosheviqit, në kushte dhe rrethana të reja të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, varësisht nga rrethanat gjeopolitike dhe diplomatike. Ehte e nevojshme që opinioni i tërë, e sidomos ai serb, të njoftohet me këto ndodhi tmerruese sikur u përshkruan më lartë, sepse shumica e popullit serb nuk janë të njoftuar në origjinal për shumë ndodhi dhe flliqësihene të prijësve të tyre, prandaj edhe vetë populli serb mendon se ndaj këtij populli bota po shpik veprime të pakuptueshme që po e njollosin popullin serb, për qëllime të dëmtimit të serbëve. Informimet e tilla tani për këto vepra inkriminuese të të mëdhenjve të shtetit të tyre do e vetëdijeson shumicën e popullit serb dhe në të ardhmen pritet që mentaliteti i tyre të demokratizohet dhe ta heqin mendjen nga ai aspekti se botës serbe po ua kanë inatin, dhe me ndërrimin e mendimeve të tilla, edhe populli serb do të filloj të vetëdijesohet dhe të demokratizohet drejt BE-së, dhe në të ardhmen shumica e popullit do ta ndërrojnë mendjen e tanishme, dhe votat në zgjedhjet e ardhshme mundë t’iu besohet partive prestigjioze demokratike serbe e jo si deri më tani vetëm partive nacionaliste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".