Rezultati dhe mandati i fituar nga zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës duhet të respektohet dhe zbatohet

Rezultati dhe mandati i fituar nga zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës duhet të respektohet dhe zbatohet
Rezultati dhe mandati i fituar nga zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës duhet të respektohet dhe zbatohet

Dardan Grapci

  • 09 May 2023 - 15:20

 Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Bashkimi Evropian së bashku me Joseph Borrell, duhet të ndihmojnë e ndërmjetësojnë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por një asnjë mënyrë nuk duhet të pengojnë, të interferojnë e të përzihen në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Kushtetuta dhe lidhet e shtetit tonë janë legale e funksionale dhe nga askush nyk mundë të atakohen e të kontestohen.

 

 

Kërkesa e fundit nga Serbia për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve që kanë ndodhur në Veri të Mitrovicës, nuk duhet në asnjë mënyrë të merret parasysh, dhe në këtë rrafsh duhet të distancohet e mos bashkohet askush nga zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-ve sepse zgjedhjet kanë qenë domosdoshmëri ligjore e kushtetuese për tu zhvilluar dhe plotësuar institucionet e boshatisura nga zyrtarët serb, të cilët në atë veprim janë detyruar të kërcënuar e të kontrolluar nga Aleksandër Vuçiqi. Institucionalisht, ligjërisht dhe as politikisht, Kosova më nuk është në asnjë formë në varshmëri dhe ndikim nga zhvillimet në Serbi, e të mos flasim për ndikimin dhe udhëheqjen e dhunshme të detyrueshme nga ana e Serbisë siç ka qenë deri në vitin 1999. Kosova tash merr frymë lirisht sepse është shtet i pavarur dhe i njohur nga shumica e shteteve me ndikim, shtet me sovranitet të pranuar ndërkombëtarisht. Kam thënë edhe më përpara, dhe do e them përsëri,se Ura e Ibrit duhet të hapet deshën apo jo serbët, por ne qoftë se ndodhë që Serbia me i dërgua forcat ushtarake në Veri për ta destabilizuar situatën në Kosovë, është e sigurt që do ta përjetojë fatin sikur në vitet 98-99 nga forcat amerikane, ku kësaj radhe pasojat do të jenë edhe më të mëdha. Zgjedhjet në Veri kanë qenë legjitime dhe këtë e kanë përkrahur shumë shtete siç janë : Gjermania, Anglia, Kroacia, Shqipëria, etj. ku në mesin e tyre ka qenë edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. Prandaj nëse BE-ja vazhdon me filozofin e tyre të vjetër dhe duke e mbrojtur Serbinë, lirisht munden me i larguar nga Kosova të gjitha instancat politike, jo-qeveritare dhe lokale që i kanë hapur në Kosovë, sepse misioni i tyre nuk është instaluar për të penguar por për të ndihmuar. Kosova dhe qytetarët e saj e kanë në përkrahje ndikimin e Amerikës, dhe do të na përkrahin edhe në të ardhmen, prandaj këtë kurs duhet ta kenë edhe evropianët, të jenë bllok i bashkuar demokratik i perëndimit, që kundërshtojnë ndikimin e lindjes në rajon dhe instrumentalizimin e Serbisë nga ana e Rusisë së Putinit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".