Lexoni edhe:
Bashkë “për” ose “kundër” Asociacionit
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Gazeta amerikane tregon se krimineli Vuçiq është i lidhur me bandën që trafikon kokainë dhe që udhëhiqet nga Veljko Belivuk. Ai ishte i akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera. Belivuk thekson, shprehet gazeta amerikane, "se këto krime i kishte bërë për qeverinë". Më poshtë, theksohet, "se ka shumë të dhëna për të treguar lidhjet me Vuçiqin". Të dhënat e tilla janë parë edhe nga bandat kriminale të organizuara në Serbi, që po veprojnë në veri të Kosovës, nga Lista serbe dhe në Republikën srpska në Bosnjës e Hercegovinë, që udhëhiqet nga krimineli mafioz Dodik. Në Kosovë u zbuluan laboratorët e përpunimit të drogës dhe të punës kriminale me Bitcoin
-Krimi i organizuar dhe i mbështetur në urrejtje raciste është dukuri e integruar në shtetin serb. Nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë, si në Serbi e në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi dhe në republikat tjera të dala nga Jugosllavia, kemi një veprimtari të rrezikshme kriminale. Krimineli i luftës Millosheviq i kishte dy pikësynime kur erdhi në pushtet. 1. Organizimin e Serbisë së madhe, duke zhdukur kroatët, bosanët dhe shqiptarët dhe 2. Organizimin e mafisë serbe për t'u pasuruar në masë. Mbi këto qëllime e ndërtoi qeverinë nacional kriminale dhe raciste. Bëri luftë në Kroaci,në Bosnjë e Hercegovinë dhe në fund edhe në Kosovë, ku bëri gjenocid. Klika e ndërtuar ishte e gjerë.
Bashkë “për” ose “kundër” AsociacionitLexoni edhe:
I tërë shteti ishte racisto-kriminal. Baza e urrejtjes raciste u ngulitë në shtet. Teoria e kriminelit të luftës dhe të paqes Vuçiq -Daçiq dhe Vulin, që ishin vegla të Milloshevicit, ishte: " Për një serb të vrarë do të ketë hakmarrje nga Serbia duke vrarë me qindra veta". Kjo teori fashiste e Adolf Hitlerit u bë ideologji e shtetit serb. Me këtë u vranë dhe u masakruan fëmijë, gra dhe burra. U bënë përdhunime të shumta dhe u dëbuan me miliona njerëz. Krimineli Millosheviq u kap. Mbetën njerëzit e tij. Mbeti Vuçiq, Daçiq, Vulin, Koshtunica dhe shumë kriminel të tjerë. Fillimisht kishte vështirësi që të etablonte pushtetin klika e Vuçiqit. Mirëpo, me organizimin e grupit kriminal të drogës, të pasurisë së patundshme kriminale dhe të tregtimit me qenie njerëzore, u forcua klika kriminale e Vuçicit.
Në gazetën prestigjioze amerikane New York Times kanë zbuluar lidhjet e krimit të organizuar dhe mafisë së Vuçiqit me mafinë ndërkombëtare, duke pasur edhe përkrahjen dhe mbrojtjen e Moskës. Edhe James Rubin,ish-zëdhënësi i Departamentit te Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij institucioni, ka shpërndarë artikullin e New Jork Times për presidentin e Serbisë, si kriminel i lidhur me mafinë ndërkombëtare. Gazeta amerikane tregon se krimineli Vuçiq është i lidhur me bandën që trafikon kokainë dhe që udhëhiqet nga Veljko Belivuk.
Ai ishte i akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera. Belivuk thekson, shprehet gazeta amerikane, "se këto krime i kishte bërë për qeverinë". Më poshtë, theksohet, "se ka shumë të dhëna për të treguar lidhjet me Vuçiqin". Të dhënat e tilla janë parë edhe nga bandat kriminale të organizuara në Serbi, që po veprojnë në veri të Kosovës, nga Lista serbe dhe në Republikën srpska në Bosnjës e Hercegovinë, që udhëhiqet nga krimineli mafioz Dodik. Në Kosovë u zbuluan laboratorët e përpunimit të drogës dhe të punës kriminale me Bitcoin. Këto ishin të organizuara nga Lista Serbe, nën udhëheqjen e kriminelit Vuçiq. Në fakt ka edhe shumë fusha tjera ku kemi krim të organizuar nga klika e Vuiçiqit dhe kryeministres burrë e grue të shtetit serb.
Në këtë klikë duket se bënë pjesë edhe familja e kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Driton Abazovic. Këta janë të lidhur me krim me kriminelen grua burrë të Serbisë. Edhe Dodik i takon kësaj mafie të organizuar nga Vuçiqi. Duket se edhe baza kryesore e organizimit të Ballkanit të Hapur buron nga kërkesa e largimit te kontrollës kufitare, kuptohet për të mundur të bëhet qarkullimi i lirë i drogës dhe i veprimeve tjera mafioze. Këtu e kemi treshen, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Qëllimi ishte i tërë Ballkanit Perëndimor. Nuk u bë. I tërë ky krim mafioz dihet në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin e në Uashington. Megjithatë, bashkëpunohet me këtë klikë të rrezikshme mafioze kriminale të Beogradit. Pse bëhet kjo? Ndoshta për presion mbi këto forca mafioze, në mënyrë që të realizohen planet e BE-së dhe të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. Duket se qëllimi primar i tolerancës është shkëputja e ndikimit rus. Tjetër arsye nuk di.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".