Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësim, paralajmërim serioz kundër Serbisë për ndëshkim dhe izolim

Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësim, paralajmërim serioz kundër Serbisë për ndëshkim dhe izolim
Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësim, paralajmërim serioz kundër Serbisë për ndëshkim dhe izolim

Gani Qarri

  • 12 May 2023 - 16:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Euro deputeti austriak Lukas Mandl ka deklaruar hapur, se kur flitet për raportet Kosovë serbi, duhet të bëhet dallimi dhe të diferencohet viktima nga agresori, kur dihet se në pozitë të agresorit është Serbia, kurse ne evropianët, përkundër kësaj, e kemi kuptuar, në një mënyrë të tmerrshme, se cili është ndryshimi midis agresorit dhe viktimave.

 

Nisur nga fakti që Parlamenti Evropian ka miratuar edhe Rezolutë me të cilën përshëndet liberalizimin e vizave për Kosovën, aplikimin për statusin e kandidatit nё Bashkimin Evropian si dhe mbështet kërkesën e saj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kjo frymë e mbështetjes pozitive dhe avantazhit në raport me Serbinë, është momenti më i duhur politik dhe strategjik, të cilin medoemos Kosova duhet ta shfrytëzoj që pas liberalizimit të vizave, të përshpejtohet edhe procesi burokratik i integrimit në BE! Kjo për vet faktin se aktualisht, avokatia për Kosovën në parlamentin evropian, fatmirësisht, sa po vije e forcohet, kurse pozita e Serbisë, pas lojërave dualiste politike dhe aferave mafioze të kriminelit Vuçiq, të bëra publike nga "New York Times", po dobësohet, dita e ditës dhe bije poshtë e më poshtë, madje duke paralajmëruar me të drejtë atë, se nëse nuk i kthehet politikës pragmatike edhe mundë të ndëshkohet. Kurse euro-deputeti austriak, Lukas Mandl ka kërkuar publikisht nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, Borrell dhe Lajçak që kur flitet për Kosovën dhe Serbinë, të dyja palët, si dy vende ballkanike, ta shohin përfundimisht se Serbia mbetet e lidhur me Rusinë, kurse Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian, ndaj dhe anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, nuk duhet të zgjasë shumë. Këto mesazhe Mandl i ka përcjellë gjatë seancës së raportit për Kosovën, në Parlamentit Evropian, ku është shprehur se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është arsye për të festuar, por mësim për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit të saj, për të cilin tashmë Kosova edhe ka aplikuar. Euro deputeti austriak ka deklaruar hapur, se kur flitet për raportet Kosovë serbi, duhet të bëhet dallimi dhe të diferencohet viktima nga agresori, kur dihet se në pozitë të agresorit është Serbia, kurse ne evropianët, përkundër kësaj, e kemi kuptuar, në një mënyrë të tmerrshme, se cili është ndryshimi midis agresorit dhe viktimave. Kështu që është shumë e rëndësishme, kur shikojmë historinë evropiane dhe kur flasim për Kosovën, sepse Kosova është një vend që i duhej të çlirohej dhe për lirinë e saj, ka paguar një çmim shumë të lartë, pra vetëm për ekzistencën e saj. E pikërisht për këtë arsye, edhe është shumë me rëndësi ta shohim dhe vlerësojmë në mënyrë meritore se qytetarët e Kosovës, janë më pro -Evropës, më optimistë dhe më të prirur për të ardhmen, e kjo dëshmohet edhe nga studimet tona. Në shtator të vitit të kaluar (2022), Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian e më 1 janar të 2024-tës, për herë të parë, qytetarët e saj do të mund të udhëtojnë pa viza në BE, prandaj kjo nuk është një arsye për të festuar, por përkundrazi është një mësim, që ne duhet të nxjerrim, sepse shpeshherë duhet shumë kohë që të kthjellet burokracia dhe të merret vendimi i duhur” , ka thënë ai. Dhe nisur nga ky qëndrim, euro-deputeti austriak dhe lobuesi kryesor për Kosovën, ka kërkuar nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, që përfundimisht ta shohin dhe kuptojnë realisht, se Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian. E megjithatë, është dashur kaq shumë kohë për t`ia mundësuar udhëtimin pa viza, por anëtarësimi i Kosovës në BE, nuk duhet të zgjasë kaq shumë, Kosova megjithëse shtet i ri, ka standarde të larta për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe liria është shumë moderne në kushtetutë. Kështu që ju lutem z. komisionar, të mos flisni më, për të dyja palët kur flisni për dialogun, unë do t’i kërkoja gjithsesi përfaqësuesit të lartë Borrell dhe po ashtu edhe Lajçakut, që kur flasim për Kosovën dhe Serbinë të shohin se Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Lukas Mandl. Andaj disponimi i tashëm brenda BE-së, vërtetë duhet të shfrytëzohet nga spektri politik i Kosovës, për lobim sa më të fuqishëm dhe me të gjitha kapacitetet politike e diplomatike, që të shfrytëzohet në mënyrë sa më maksimale avantazhi i krijuar në raport me Serbinë, për ta shkurtuar edhe rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE, në mënyrë që të mos kalojë Serbia e para dhe pastaj, ajo ti përdorë bllokadat dhe politikën e kundërshtimit ndaj Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".