Thënia e Lajçak se mund të kemi ose normalizim ose konflikt, ka karakter kërcënues ndaj Kosovës

Thënia e Lajçak se mund të kemi ose normalizim ose konflikt, ka karakter kërcënues ndaj Kosovës
Thënia e Lajçak se mund të kemi ose normalizim ose konflikt, ka karakter kërcënues ndaj Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 12 May 2023 - 17:00

 Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

S’ka dilemë se deklaratat e tilla shkojnë në interes të shtetit serb. Këtë e vërteton e dhëna se ose "normalizim ose konflikt". Duke menduar z. Lajçak se Kosova është e dobët dhe nuk mundë ta fitojë luftën kundër Serbisë po kërcënon për të pranuar Republikën serbe në Kosovë. Tjetër qëllim nuk ka!

 

Shqiptarët nuk kanë ku të shkojnë jashtë tokës së vetë Dardane. Z. Lajçak është politikan sllovak. Ndërsa, Sllovakia, sikurse dihet, nuk e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës. Në politikën e z. Lajçak, sikundër edhe të z. Borel, është futur në emër të BE qëndrimi i palëve të barabarta në dialogun Kosovë-Serbi. Tamam sikurse edhe Kosova të ishte agresore ndaj shtetit serb dhe të kishte bërë gjenocid në Serbi. Dhe, këtë politike, po e përkrah edhe SHBA. Disa herë z. Gabriel ka deklaruar dhe ka bërë barazinë në dialog midis Kosovës dhe Serbisë. Pikëpamjet e tilla janë treguar të rrezikshme. Është i vetmi shtet në Evropë, që pas LDB-se, edhe pse agresor dhe gjenocidial, që Serbia, doli nga luftërat e ish-Jugosllavisë me fitore të mëdha. U krijua Serbia e madhe. Vojvodina u serbizua. U ndërtua Republika serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe tash në politikën e ofruar të UE-se dhe të SHBA-ve, edhe në Kosovë, po insistohet të krijohet edhe një Serbi e vogël. BE dhe SHBA-të e liruan Serbisë nga përgjegjësia në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Serbia nuk u dënua për terrorin dhe për gjenocidin në Bosnje e në Hercegovinë dhe në Kosovë. U rehabilitua si shtet. Mbeti shtet neofashist dhe tash ka marrë pozitë të fuqishme në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kuptohet se së këndejmi po pretendon të pushtoje këto vende. Në këto qëndrime, përveç faktorit ndërkombëtar,ka ndikuar shumë pasiviteti i shtetit shqiptar dhe dështimi i politikës së jashtme të Kosovës. Ballkani i Hapur është arma me shkatërrimtare ndaj Republikës. Tash kemi dialog pa përgjegjësi të shtetit serb. Kështu ka lindur Asociacioni që po përkrahet nga z. Borel dhe z. Lajçak, nga qarqet e veçanta të BE-së dhe të SHBA-vë. Por, pavarësisht kësaj, Kosova kurrsesi nuk duhet të lejoj të ndërtohet një shtet serb në Kosovë. Thënia e z.Lajcak,- se mund të kemi ose normalizim ose konflikt, ka karakter kërcënues ndaj Kosovës, konkretisht për të dhënë PO-në për një Republikë serbe në Kosovë. Ska dilemë se deklaratat e tilla shkojnë në interes të shtetit serb. Këtë e vërteton e dhëna se ose "normalizim ose konflikt". Duke menduar z. Lajçak se Kosova është e dobët dhe nuk mundë të fitojë luftën kundër Serbisë kërcënon për te pranuar Republikën serbe në Kosovë. Tjetër qëllim nuk ka! Mirëpo, z .Lajçak dhe udhëheqësi i tij z.Borel po shohin agresionin rus në Ukrainë. Kështu do të pëson dhe Serbia në Kosovë. Do të mbushet vendi me kufoma të agresorit serbomadh. Agresionit serb do t'i përgjigjen shqiptarët si komb dhe Serbia do të ike nga Kosova me humbje të mëdha. Fitorja e shtetit serb do të jetë si e Pirros në Trojë. Flakë do të ndizet i tërë Ballkani. Me këtë do të merr fund edhe Sllovakia sllave e z.Lajcak. Dhimbjet do të ndihen edhe në Francën e z. Makron dhe në Spanjën e z Borel, në Berlin e në Londrën e Qerçilit. Evropa duhet ta ketë të qartë këtë. Shqiptarët janë në tokën e vetë Dardane. Nuk kanë ku shkojnë. Është vetëm një rrugë, ajo e luftës së kombit shqiptar për ekzistencë fizike dhe si komb i lirë në Iliri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".