Nuk ka vend në Evropë që për vetëm 3-5% të popullsisë të krijohet edhe një shtet, këtë po e kërkon Serbia duke kërcënuar edhe me luftë në Kosovë

Nuk ka vend në Evropë që për  vetëm 3-5% të popullsisë të krijohet edhe një shtet, këtë po e kërkon Serbia  duke kërcënuar edhe me luftë në Kosovë
Nuk ka vend në Evropë që për  vetëm 3-5% të popullsisë të krijohet edhe një shtet, këtë po e kërkon Serbia  duke kërcënuar edhe me luftë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 14 May 2023 - 08:25

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova nuk mundë të bëjë dhe nuk guxon të eci në rrugën e shkatërrimit të Republikës së Kosovës për pikësynimet nacional neofashiste serbe. Çdo vendim për ndërtimin e shtetit serb neofashist në Kosovë është armiqësi e rëndë ndaj Republikës. Këtë Bodo Veber e dinë. E dinë gjithashtu se Serbia nuk pajtohet me shtetin e Kosovës. Nuk punon shteti serb për paqe. Kurrë në histori nuk ka qenë Serbia paqësore.

-Deklarata e z. Bodo Veber nënkupton se marrëveshjen e arritur prej 11 neneve dhe aneksi përcjellës nga Ohri janë në kundërshtim total me gjendjen në vend. Marrëveshja nuk mund të realizohet për disa shkaqe që burimin dhe organizimin e kanë në Beograd, tek krimineli i luftës Vuçiq. Edhe sot deklaroi krimineli Vuçiq se në " veri të “Kosovës dhe të Metohisë” nuk ka mund të ketë paqe (...) Fajtor është Prishtina". Thënia e tillë tregon se Serbia nuk dëshiron të zgjidhë çështjet vitale të raporteve Kosovë-Serbi. Për më tepër, punon për pushtimin apo për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Nuk ka vend në Evropë që për 3-5% të popullsisë ka shtet. Këtë po e kërkon Serbia në Kosovë për minoritetin serb. Kjo nuk shkon. Kosova nuk mundë të bëjë dhe nuk guxon të eci në rrugën e shkatërrimit të Republikës së Kosovës për pikësynimet nacional neofashiste serbe. Çdo vendim për ndërtimin e shtetit serb neofashist në Kosovë është armiqësi e rëndë ndaj Republikës. Këtë Bodo Veber e dinë. E dinë gjithashtu se Serbia nuk pajtohet me shtetin e Kosovës. Nuk punon shteti serb për paqe. Kurrë në histori nuk ka qenë Serbia paqësore. Dhuna, terrori dhe masakrat ndaj shqiptarëve kanë qenë bazë e politikës serbomadhe. Me atë politikë u zgjerua shteti serb nga Beogradi deri në kufirin e tashëm të Kosovës. Me forcën ushtarake u serbizuan mbi 30 mijë kilometra katrore të Dardanisë ilire. Ky është pikësynimi serb. Këtë e dinë Bodo Veber. Dhe, kështu do të ndodhi. Në veri të Kosovës priten konflikte të ashpra. Forcat serbe dhe ruse të organizuara dhe të armatosura për luftë në veri të Kosovës do të futen me aksione të armatosura terroriste. Lufta kundër terroristëve ruso-serb do të jetë e ashpër. Flakë do të ndizet vendi. Këtë mund ta ndali BE dhe Uashingtoni. Por, këtu lypset të veprohet kundër pushtetit kriminalo-terrorist serb të Beogradit. Serbisë kërkohet t'i thuhet qartë se cili do të jetë fundi i saj. Vetëm këtë e kupton politika në Beograd.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".