Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja vetme që po mbetet Kosovës përballë kushtëzimeve për Asociacionin, model i Republikës Srpska

 Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja vetme që po mbetet Kosovës përballë kushtëzimeve për Asociacionin, model i Republikës Srpska
 Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja vetme që po mbetet Kosovës përballë kushtëzimeve për Asociacionin, model i Republikës Srpska

Muhamet Kelmendi

  • 15 May 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rruga me e drejtë e Republikës së Kosovës është mos pranimi i Asociacionit që nënkupton pushtet të gjerë shtetëror, jashtë Kushtetutës. Nëse ecet këndej, Kosova duhet të largohet nga dialogu me shtetin serb. Kosova nuk mund të lejojë tkurrje të mëtejme të territorit të vetë sovran. Nuk ka ku shkon më tej humbja e territorit historik të Dardanisë. Minoriteti serb i ka të drejtat më të gjëra në Evropë. Ato nuk i gjen në asnjë shtet të BE-së.

-Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja vetme qe i ka mbetur Republikës, sepse dialogu ka kuptim nëse zgjidhen çështjet konfliktuoze në interes të shtetit tonë, të Republikës së Kosovës, por nëse shkohet në dialog për të krijuar një Republikë të re serbe në Ballkan, kuptohet se dialogu nuk ka kuptim. Këtë fakt kërkohet ta kenë të qartë kompetentët në Bruksel, në Uashington, në Londër, në Paris, në Berlin e kudo tjetër. Me Asociacion që nënkupton shtetin serb shkohet në ndërprerjen e dialogut. Rruga me e drejtë e Republikës së Kosovës është mos pranimi i Asociacionit që nënkupton pushtet të gjerë shtetëror, jashtë Kushtetutës. Nëse ecet këndej, Kosova duhet të largohet nga dialogu me shtetin serb. Kosova nuk mund të lejojë tkurrje të mëtejme të territorit të vetë sovran. Nuk ka ku shkon më tej humbja e territorit historik të Dardanisë. Minoriteti serb i ka të drejtat më të gjëra në Evropë. Ato nuk i gjen në asnjë shtet të BE-së. Pozita e minoritetit serb ka garanci të mëdha.

E ka BE-në e KFOR-in. E ka edhe shtetin e Kosovës garantues të fuqishëm. Minoritarët serb gjinden në Kosovë në pozitë shumë te garantuar dhe nuk kanë asnjë rrezik nga askush. Garancitë janë të mëdha. As për së afërmi nuk kanë të drejta shqiptarët në Luginën e Preshevës. Atje diskriminohen shqiptarët. Edhe flamurin kombëtar e kanë të kufizuar në veprim. Reciprociteti është mohuar. Kosova kërkohet ta futë këtë parim ndërkombëtar në raport me shtetin serb. Nuk ecet më tej në shkatërrimin e Republikës. Koha është për të shkuar nga heqja e kufirit me Shqipërinë dhe në bashkimin e Kosovës me shtetin amë. Rrugë tjetër nuk i kanë lënë Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".