Modeli kroat i vetë organizimit dhe menaxhimit nga minoritetet, model ideal për diskutim dhe përshtatur në zbatim

Modeli kroat i vetë organizimit dhe menaxhimit nga minoritetet, model ideal për diskutim dhe përshtatur në zbatim
Modeli kroat i vetë organizimit dhe menaxhimit nga minoritetet, model ideal për diskutim dhe përshtatur në zbatim

Muhamet Kelmendi

  • 16 May 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Realizimi i të drejtave për minoritetet në Kosovë kërkohet në çfarë do modeli për minoritete të bëhet në bazë të Kushtetutës së Republikës. Modeli kroat për pakicat kombëtare është një model i përshtatshëm dhe mund të shërbej si bazë edhe në rastin e të drejtave për minoritetet në Kosovë.

-Me modelin kroat përjashtohet organizimi territorial i organizimit të minoritetit mbi baza të elementeve të pushtetit shtetëror. Nuk kemi as organe që veprojnë në hierarki, sikundër as pushtet ekzekutiv. Modeli kroat i jep mundësi subjektit të interesohet dhe të angazhohet për liritë dhe të drejtat qytetare e kombëtare. Nuk ka fuqi vepruese dhe nuk ka vendime ekzekutive që drejtojnë në hierarki të pushtetit. Organet përbëhen nga përfaqësuesit e minoritetit dhe përgjigjet para zgjedhëseve dhe shtetit ku është. Natyrisht se ky mekanizëm nuk ka pushtet në hapësirën territoriale dhe qëndrimet nuk kane implementim obligativ. Nuk është organizim me karakter dhe me elemente të pushtetit.

Megjithatë, Kosova nuk duhet ta merr në tërësi modelin dhe ta zbatoj në vend. Modeli kërkohet të shërbej si bazë për diskutim dhe nuk duhet të tejkalon kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo, vlen për çdo model, që mund të merret në diskutim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".