Serbia e pa reformuar me politikë të pa ndryshuar, shtet neo imperialist dhe terrorist

Serbia e pa reformuar me politikë të pa ndryshuar, shtet neo imperialist dhe terrorist
Serbia e pa reformuar me politikë të pa ndryshuar, shtet neo imperialist dhe terrorist

Muhamet Kelmendi

  • 17 May 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Priten edhe veprime terroriste në Veri të Kosovës dhe të intensifikimit të ndërhyrjes në Malin e Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut. Kundër të gjitha këtyre shteteve, jo vetëm ndaj Kosovës, ka pretendime territoriale. Natyrisht se Durrësin e kanë në ëndërr historike. Tërë kjo me qëllim se gjoja pa shtetin serb dhe Beogradin paça nuk sigurohet në Ballkanin Perëndimor.

-Serbia është në gjendje të rëndë. Problemet në Serbi janë të thella dhe shumë të rënda. Vrasjet e bëra në dy rastet e fundit, demonstratat kundër pushtetit dhe problemet politike, po e dërgojnë shtetin serb në masa të reja politike.

Natyrisht se Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë dy çështje shumë të rënda dhe që Serbia nuk mundë t'i tejkaloi me respektimin e tyre. Së këndejmi është krijuar një nervozizëm i madh në Serbi dhe nuk ka shumë mjete se si të delet nga kjo gjendje. Serbia ka krijuar probleme të mëdha.

1. Në veri të Kosovës dhe ndaj minoritetit serb ka krijuar një gjendje, duke u garantuar atyre ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe copëtimin e saj.

2. Po punon për ndërtimin e një shteti të ri serb në Kosovë. Nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës.

3. Ka organizuar dhe armatosur banda çetnike dhe ka lejuar me qindra vullnetare ruse dhe pravosllav të armatosen për luftë në veri të Kosovës.

3.Po kryen rregullisht akte kriminale dhe banditeske në Kosovë.

4. Është lidhur si shtet me krimin ndërkombëtar dhe mafinë kriminale në lindje, në Rusi e deri në Venezuelë.

5. Po punon në drejtim të fitimit të kohës në mënyrë që të shkoj në luftë në Kosovë, kuptohet kur koha është e përshtatshme për agresion.

6. Po e destabilizon Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut.

7. Po gënjen me premtime boshe UE-në dhe SHBA-të se gjoja është për zgjidhjen e raporteve me Kosovën me dialog, ndërsa vepron në masa neo imperialiste ndaj Republikës së Kosovës.

8. Mbanë lidhje të ngushta me “ majken-nënën ” rusi dhe armatoset me armë nga Rusia dhe Kina.

Faktet e tilla tregojnë se edhe dialogun e bërë me Kosovën e ka ndërtuar mbi bazën e shkatërrimit të shtetit të Kosovës.

Po këtej mashtron dhe gënjen BE-në dhe SHBA-të, shtetet demokratike, se gjoja është shtet demokratik, ndonëse ka pushtet terrorist. Çdo veprim e bënë ndaj perëndimit për të marrë mjete financiare dhe për investime të reja në Serbi.

Dëshiron mjete nga perëndimi dhe mbanë lidhje me Rusinë e Kinën. Me mjetet e BE-së, merr edh mjete luftarake, raketa dhe aviacion modern nga Kina dhe Rusia.

Edhe veprimet e brendshme politike, si tash për zgjedhje të reja kanë për qellim mashtrimin e gënjimin e faktorit ndërkombëtar dhe popullit të manovruar me ideologji nacional raciste ndaj shqiptarëve etj.\

Nuk është qëllimi i zgjedhjeve të reja dhe të parakohshme stabilizimi i vendit, por forcimi i pushtetit terrorist të Vuçiqit.

Njëherit ka për pikësynim edhe mos zbatimin e Marrëveshjes së BE-së dhe të SHBA-ve për raportet Kosovë-Serbi. Serbia me zgjedhje të reja pretendon të fiton në kohë dhe tregon se Serbisë i duhet ndihma nga BE dhe SHBA-të, në mënyrë që mos të rrëshqas gjoja nga Rusia. Kjo lojë është në zhvillim.

Priten edhe veprime terroriste në Veri të Kosovës dhe të intensifikimit të ndërhyrjes në Malin e Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut. Kundër të gjitha këtyre shteteve, jo vetëm ndaj Kosovës, ka pretendime territoriale. Natyrisht se Durrësin e kanë në ëndërr historike.

Tërë kjo me qëllim se gjoja pa shtetin serb dhe Beogradin paça nuk sigurohet në Ballkanin Perëndimor. Sa do të shitet kjo politike neofashiste mbetet të shihet. Kosova ka qartësi dhe kërkohet të përgatitet për çdo gjendje që mundë të vjen nga shteti terrorist serb. Nuk duhet të na mbaj iluzioni për demokratizimin e Serbisë. Kjo nuk arrihet në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".