Zgjedhjet vendore në Shqipëri, një fitore e korruptuar e PS-së me blerje votash nga qytetarët e varfëruar e të mashtruar, me fondet e siguruara nga nëntoka e krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 18 May 2023 - 14:53

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Rezultati përfundimtar nga KQZ-ja ne Shqipëri ku ka dal fitues Partia Socialiste, tregon se populli ende është duke jetuar në mjegull dhe sillet si i përgjumur, sepse mbi 60% të popullit rezulton ta kenë shitur votën vetëm për një grushte lek dhe ushqim. Një problem shumë serioz që vazhdon të jetë prezent në Shqipëri, dhe mundë të konsiderohet problemi më i madh në këtë shtet, është shantazhi dhe kërcënimi tek qytetarët që zhvillohet në mënyrë të fshehur gjatë fushatës zgjedhore.

Kundër kandidati i Edi Ramës nga Partia Demokratike, si lider politik shpirtëror që i ka prirë fushatës, Sali Berisha, ka gabuar që i ka hyrë kësaj gare, do kishte qenë më mirë që kandidat të jetë dikush tjetër dhe i gjinisë femërore. Rikthimi i Sali Berishës për ta marr timonin e PD-s ka ndikuar negativisht sepse qytetarët e kanë konsideruar si figurë politike e cila pavarësisht meritave që ka pasur në të kaluarën, është konsumuar. Kjo ka qenë një arsye pse PD-jo do të duhej reformuar e ristrukturuar me lidership të ri të kohës , të besuar e të arsimuar, dhe mbi të gjitha të pa shantazhuar. Kjo qasje e gabuar e PD-së dhe shitja masive e votës nga qytetarët, treni bullgar dhe rrjetet mafioze që janë nën kthetrat e politikes, kanë bërë që PS ti fitojë zgjedhjet me një rezultat prej mbi 70% të votës në nivel të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".