Prokuroria Speciale ta heton dhe arreston edhe ish kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti

Prokuroria Speciale ta heton dhe arreston edhe ish kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti
Prokuroria Speciale ta heton dhe arreston edhe ish kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti

Dardan Grapci

  • 18 May 2023 - 16:10

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Me siguri që pas këtyre bastisjeve të 17 Majit, në zyret e NPB-s, do të fillojnë edhe arrestimet e personave që janë marre me pazare të pista për interesa personale dhe kriminale. Mos të harrojmë që ish-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pjesë i kësaj skeme kriminale duke bërë që të përfitoje edhe ai disa mijëra euro për veten e tij në mënyrë ilegale.

 

Krejt ky problem ka filluar kur NPB-ja në bashkëpunim me kompaninë private Made Group Contruction dhe me letrat false të nënshkruar nga Shpend Ahmeti, e kanë fituar tenderin për shkatërrimin e Lagjes Lakërishte që këta të fundit të ndërtojnë ndërtesa në vlerë miliona euro, ku sipas këtyre shtëpitë e vjetra duhet të rrënohen, por qe nuk e kanë bërë asnjë kontroll të gjendjes së këtyre shtëpive duke e ditur që askush nuk ka jetuar aty, dhe se myku i krijuar, pluhuri, etj. mundë të sjellin probleme shëndetësore tek banorët afër lagjes Lakërishte. Prandaj ky problem është dashur te ndërpritet qysh në vitin 2021 e jo të lihet i qetë deri më sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".