Kosova edhe një hap më afër njohjes nga 5 shtetet hezituese e refuzuese të Bashkimit Evropian

Kosova edhe një hap më afër njohjes nga 5 shtetet hezituese e refuzuese të Bashkimit Evropian

Hajrullah Tërnava

  • 20 May 2023 - 09:06

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Lirishtë mundë të konsiderohet akti i anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave, unanimisht me numrin e të gjitha votave, edhe nga shtetet e deritashme kundërshtuese dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës, si një zhvillim i ri pozitiv për ndryshimin e qëndrimeve të deritashme dhe zhbllokimin për aderim dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha strukturat dhe mekanizmat e BE-së, dhe jo vetëm kaq, por edhe si një sinjal nga këto shtete nga të cilat pranimi i realitetit të krijuar, i shtetit të pavarur të Kosovës, do të jetë një akt i pranuar edhe nga ata që deri sot kanë refuzuar.

edhe në vepër po dëshmohet se anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare do të ndodhë pa pengesa si deri më tani, sikur që ndodhi tani anëtarësimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave, ku u votua nga të gjitha shtetet anëtare në këtë Sindikatë. Derisa dikur disa shtete e kundërshtonin anëtarësimin e Kosovës, në këto institucione ndërkombëtare, ky ndryshim është dëshmi e fortë e kësaj çfarë po ndodhë tani, e që ishte edhe deklarata e përfaqësuesit amerikan Eskobar se në Kosovë nuk duhet të ndodhë „Srpska Republika“ si në Bosnje dhe Hercegovinë, prandaj në të ardhmen pritet që anëtarësimi i Kosovës të ndodhë në të gjitha institucionet ndërkombëtare pa pengesa, sepse edhe amerikanët e përdorën mënyrën që nëse nuk arrihet pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës do të veprohet-përdoret mënyra e „Dejtonit“ që iu imponua ndërprerja e luftës mes Serbisë dhe Bosnjës, prandaj tani më në fund ditë të mira në të ardhmen do të ndodhin edhe për Kosovën.

Lirisht mundë të konsiderohet akti i anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave, unanimisht me numrin e të gjitha votave, edhe nga shtetet e deritashme kundërshtuese dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës, si një zhvillim i ri pozitiv për ndryshimin e qëndrimeve të deritashme dhe zhbllokimin për aderim dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha strukturat dhe mekanizmat e BE-së, dhe jo vetëm kaq, por edhe si një sinjal nga këto shtete nga të cilat pranimi i realitetit të krijuar, i shtetit të pavarur të Kosovës, do të jetë një akt i pranuar edhe nga ata që deri sot kanë refuzuar. Pro anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin e sindikatave evropiane kanë votuar edhe Spanja, Greqia dhe Qipro dhe me këtë akt Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP) si anëtare me të drejta të barabarta.

Votimi është bërë në Kongresin e Komisionit Ekzekutiv të CESP të mbajtur më 16 dhe 17 maj në Romë të Italisë. Ndryshe, pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE, ka filluar të rritet mbështetja nga shtetet miqësore të Kosovës, dhe lobimi për njohje nga 5 vendet që deri tash nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Presidenti i Republikës Çeke Petr Pavel, tha së fundi se ky shtet angazhohet seriozisht për ti dhënë Kosovës mbështetjen për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë. “Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës”, tha presidenti i Çekisë Petr Pavel në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik.

Një viti pas kërkesës së Kosovës, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende. Nëse veprohet në këtë mënyrë nga ana e ndërkombëtarëve sikur që tani po vërehen sinjalet, ditë të mira do të ndodhin për Kosovën në muajt në vijim, dhe sikur ndërkombëtarët ta ndërmjetësonin dialogun mes dy shteteve me kohë, sip o ndodhë tani, Kosova do të ishte moti anëtare e shumë institucioneve ndërkombëtare sikur INTERPOL, UNESKO, NATO, BE dhe në OKB. Tani shpresat janë se në të ardhmen e shpejtë do të arrihen ato pretendime të kamotshme të Kosovës, të anëtarësimit në ato institucione ndërkombëtare, kështu që edhe dejure Kosova do të jetë shtet ndërkombëtarisht me të drejta të barabarta si çdo shtet tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".