I vetmi dhe i pa ndryshueshëm, Asociacioni për komunat me shumicë serbe sipas modelit kroat dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

I vetmi dhe i pa ndryshueshëm, Asociacioni për komunat me shumicë serbe sipas modelit kroat dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 19 May 2023 - 15:14

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Për Serbinë është e qartë që Kosovën e ka humbur në vitin 1999, dhe aq shumë shtete janë që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe dëshmia më e fortë në favor të Kosovës është nënshkrimi i kapitullimit të Serbisë në Kumanovë, e sidomos vendimi i GJND-së i cili e arsyeton pavarësinë e Kosovës, në të cilin gjyq është ankua vetë Serbia. Ndërkombëtarët duhet ta kenë parasysh se nuk ka shtet në botë që është i përbërë 100% nga një komb, edhe që në ato shtete ku jetojnë kombe të ndryshme me përqindje të mëdha e nuk kërkojnë asociacione me kompetenca jashtë kushtetuese, kurse Serbia insiston në një Asociacion jashtë kushtetues i ngjashëm me „Republika Srpska“ që po i shkakton probleme të tëra Bosnjës dhe Hercegovinës.

Qëndrimi i Serbisë në këto bisedime me Kosovën, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, po e dëshmon kërkesën e Serbisë se ajo është e interesuar ti jetësoj vetëm ato kërkesa që asaj i interesojnë në favorin e saj. Një varianti i fundit që e kanë krijuar ekipi serb për Asociacionin e komunave serbe të veriut, e në krye të ati grupi ishte një deputete e Parlamentit të Serbisë, dhe të tjerët serb të Kosovës, dhe në atë grup s’ka marrë pjesë asnjë shqiptar nga Kosova, prandaj Asociacioni serb si dokument me rëndësi, askund në tërë atë shkrim nuk e përmend Kushtetutën e Kosovës apo Republikën e Kosovës, gjë që me këtë po nënkuptohet se Serbia po përzihet në punë të brendshme të një shteti tjetër, dhe këto bisedime është duke i zhvilluar vetëm formalisht.

Aleksandër Vuçiq me këtë po e dëshmon që e ka në plan vetëm sa për të përfituar kohë që të mbetet në pushtet sa më gjatë, dhe me këtë kauzë popullit serb mos ti jep sinjale se do ta njoh pavarësinë e Kosovës, gjë që tani është koha që ndërkombëtarët që po e ndërmjetësojnë këtë çështje të thonë mjafte me këto sjellje të Vuçiqit, sepse një shtet si Serbia ti bënë këto pengesa udhëheqjes së shteti tjetër për këtë çështje është e tepërt. Për Serbinë është e qartë që Kosovën e ka humbur në vitin 1999, dhe aq shumë shtete janë që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe dëshmia më e fortë në favor të Kosovës është nënshkrimi i kapitullimit të Serbisë në Kumanovë, e sidomos vendimi i GJND-së i cili e arsyeton pavarësinë e Kosovës, në të cilin gjyq është ankua vetë Serbia.

Ndërkombëtarët duhet ta kenë parasysh se nuk ka shtet në botë që është i përbërë 100% nga një komb, edhe që në ato shtete ku jetojnë kombe të ndryshme me përqindje të mëdha e nuk kërkojnë asociacione me kompetenca jashtë kushtetuese, kurse Serbia insiston në një Asociacion jashtë kushtetues i ngjashëm me „Republika Srpska“ që po i shkakton probleme të tëra Bosnjës dhe Hercegovinës. Edhe në të kaluarën historike Kosova ka qenë gjithnjë si tërësi territoriale po në këtë kufij, prandaj ndërkombëtarët që po i ndërmjetësojnë këto bisedime duhet të jenë më të ashpër dhe me vendim marrës e sidomos ndaj një shteti si Serbia luftënxitëse që ka qenë me shumë lufta që i ka shkaktuar në të kaluarën.

Është kjo Serbi edhe tani e cila po i kundërshton botës demokratike dhe po e përkrahë si e vetme Rusinë e cila po e sulmon Ukrainën, dhe Serbia kurrsesi s’po distancohet por po i rrinë në përkrahje Rusisë. Prandaj këto janë shkaqet që duhet ti kenë parasysh ndërmjetësuesit dhe të gjitha shtetet demokratike të botës, e sidomos BE, duhen ta distancojnë dhe ta izolojnë Serbinë si të vetme, dhe tjerave shtete të Ballkanit t’iu hapin dyert për ti bashkuar në BE. Edhe në takimin e fundit në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë u dëshmua se përfundimisht, Qeveria serbe po e futë në rrugë pa krye, në bllokadë të qëllimshme këtë proces, duke kërkuar me ultimatum dhe me ekspres procedurë, bërjen e asociacionit kundër kushtetues për komunat me shumicë serbe.

Në këtë takim u raportua se janë diskutuar një sërë temash, por nuk pati asnjë rezultat për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe Aneksit të saj. Ky ishte epilogu i një takimi të gjatë më 15 maj të zhvilluar në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në takimin e 15 majit që u mbajt në Bruksel, në agjendë të bisedimeve ishte “gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi. Sipas tij, gjatë javës së kaluar, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente “që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e zbatimit të Deklaratës për të Zhdukurit që tashmë është nënshkruar”. Po ashtu si duhet të vazhdohet “me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Mirëpo në këtë pikë, gjithnjë ka ngecje. Përfaqësuesi serb Petar Petkoviq ka akuzuar palën Kosovare së me zvarritjen e temës së Asociacionit, Kosova e bën të pakuptimtë rrjedhën e dialogut! “Kur duhej të bisedonim për çështjet e rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejshëm i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështja e të pagjeturve, gjegjësisht se çfarë dhe si të bëhet më tutje pas Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, siç është liria e lëvizjes, për çështjet që kanë të bëjnë me vetë jetën e serbëve në Kosovë, dhunën institucionale të Kurtit, e cila ndodh ndaj serbëve çdo ditë, sulmet e Policisë së Kosovës, të shtënat mbi serbët e shumë të tjera, për këto, z. Bislimi nuk donte të jepte kurrfarë përgjigjesh konkrete”, ka deklaruar Petar Petkoviq duke u ankuar për homologun e tij kosovar që sipas Petkoviq, “përpiqej ta bënte të pakuptimtë rrjedhën e dialogut”. Mirëpo Kryeministri Kurti përsëri është sqaruar rreth situatës së krijuar duke theksuar se përgjegjësia bije mbi palën serbe që po kërkon zbatim parcial të marrëveshjes dhe jo zbatim të plotë e gjithëpërfshirës.

“Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë, vetëm në nenin 7. Sa i përket nenit 7, pala serbe e ka rikonfirmuar se atyre nuk u intereson as Kushtetuta as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm teksti që e ka nënshkruar ish-kryeministri Isa Mustafa”, ka deklaruar Kurti. Përndryshe ai ka thënë se ende nuk ka marrë raport nga Bashkimi Evropian (BE) mbi denoncimet e Kosovës për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë, të cilat janë adresuar të faktuara nga pala kosovare. “Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të Marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë.

Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7”, ka theksuar Kurti.

Gjithsesi se po humbë jo vetëm intensitetin por edhe kredibilitetin dialogu i filluar me aq pompozitet dhe i aplauduar nga BE, për shkak të lojërave të sabotazhit dhe kushtëzimeve bllokuese me qëllim dështimi e mos zbatimit të marrëveshjes nga pala serbe.

E derisa Serbia e kërkon me ultimatum Asociacionin, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova e ka për obligim që ta hartojë draftin për Asociacionin dhe të njëjtin ta ofron si propozim alternativ nga i pari, i propozuar dhe prezantuar nga ekipi menaxhues.

“Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode. Tani në këto në pushtet janë njerëz tjerë që prioritet ju japin interesave të vendit dhe kombit të tyre, e jo si ata të mëparshmit që kanë qenë të dëgjueshëm dhe dikur bashkëpunëtor të sistemit serb. Këta të tanishmit në rend të parë e respektojnë shtetin dhe institucionet e tij. Formimin e Asociacionit për komunat serbe, duhet ta përgatisin institucionet e Kosovës, sepse ai Asociacion ka me zbatua në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës, prandaj është e pakuptimit nga ana e Serbisë por edhe nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar pse po i lejohet që Serbia të insiston me aq këmbëngulësi ta krijon atë Asociacion që nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, kjo është e njëjtë sikur ne kosovarët të insistojmë një gjë të tillë për popullatën shqiptare që është në Serbi, në numër edhe më të madhe se serbët në Kosovë.

Asociacioni në formën e tij, në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës do të krijohet, e që edhe Kryeministri Kurti e konfirmoj se një Asociacion si ai i Kroacisë do të formohet dhe do të jetësohet për serbët në Kosovë. Prandaj është e pakuptimtë pse insistohet të krijohet një Asociacion për katër komunat serbe në veri, kurse janë edhe gjashtë komuna serbe në brendësi të Kosovës, që edhe ato duhet ti gëzojnë ato të drejta të njëjta si e gjithë popullata e Kosovës, prandaj nga këtu shihet qartë qëllimi i Serbisë që donë të krijoj çrregullime në ato pjesë të veriut sikur „Republika Serbe“ në Bosnje e Hercegovinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".