Nuk mund të ketë marrëveshje, paqe dhe mirëbesim me një president shteti i cili karrierën politike e ka ndërtuar me gjenocid ndaj popujve të tjerë dhe me krim

Nuk mund të ketë marrëveshje, paqe dhe mirëbesim me një president shteti i cili karrierën politike e ka ndërtuar me gjenocid ndaj popujve të tjerë dhe me krim
Nuk mund të ketë marrëveshje, paqe dhe mirëbesim me një president shteti i cili karrierën politike e ka ndërtuar me gjenocid ndaj popujve të tjerë dhe me krim

Skender Mulliqi

  • 20 May 2023 - 09:12

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Vuçiq është krahu më i fortë i kriminelit Belivuk, për të cilat lidhje shkruajti edhe gazeta prestigjioze amerikane ,Njuork Tajms. Me direktivat e çetnikut Vojsllav Sheshel po kemi çdo ditë grishje për luftë ndaj Kosovës. Më një njeri të tillë të mbushur plotë urrejtje ndaj shqiptareve zor është të arrihet paqja në rajon. Dhe, do të ishte mirë që të ndërpriten bisedimet më këtë regjim fashist.

Edhe një herë ti kujtojmë lexuesit e nderuar se cili është Aleksandër Vuçiqi, më të cilën sot po bisedon Evropa ? Cili është ky njeri më të cilin Evropa dhe Amerika po e ‘detyrojnë’ Kosovën të zhvillon bisedime për normalizim të marrëdhënieve? Karakteri politik i Vuçiqit është brutaliteti i mbushur më urrejtje ndaj shqiptarëve. Ky është njeriu më i keq pas Hitlerit, Putinit dhe Millosheviqit. Edhe sot pas 30 vitesh të fillimit të luftës në ish-Jugosllavi, në historinë më të re të Evropës , do të mbahen në mend krimet e luftës në regji të shefave të Vuçiqit, Millosheviqit dhe Sheshelit. Këta ishin inspiruesit dhe vepruesit e gjenocidit, të pastrimeve etnike , të vrasjeve në masë të gjerë të shqiptarëve dhe myslimaneve.

Presidenti serb, Vuçiq është politikani që ishte dhe ka mbetur në anën krimit. Ka mbetur në anën e hegjemonisë serbomadhe në rajon. Kurrë nuk kërkojë falje për krimet më të rënda luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Vuçiq i ka idol të gjithë kriminelet e luftës. Ai është që kërkojë për një serbe 100 koka myslimane. Këtë qëndrim prej krimineli të luftës po e mban edhe sot e gjithnjë ditën. Me një platformë të tillë politike është duke vepruar edhe ndaj Kosovës. Po e kërcënon Kosovën më luftë, përmes Asociacionit famoz të komunave më shumicës serbe. Por, platformat e tilla antishqiptare të gjenocidit po i kthehen ngadalë në shtëpinë e vet, më vrasjen dhe plagosjen e shumë fëmijëve.

Serbia sot është shteti më problematikë në Evropë, së bashku më Rusinë e diktatorit Putin. Vuçiq është krahu më i fortë i kriminelit Belivuk, për të cilat lidhje shkruajti edhe gazeta prestigjioze amerikane, “Njuork Tajms”. Me direktivat e çetnikut Vojisllav Sheshel po kemi çdo ditë grishje për luftë ndaj Kosovës. Më një njeri të tillë të mbushur plotë urrejtje ndaj shqiptareve zor është të arrihet paqja në rajon. Dhe, do të ishte mirë që të ndërpriten bisedimet më këtë regjim fashist. Ne po e mbrojmë tokën tonë nga tentimi për ri copëtim të ri . Me kriminelet e luftës të Vukovarit, Sarajevës, Srebrenicës. deri të masakrave në Kosovë , janë shteruar tashmë të gjithë mundësitë e bisedimeve të mëtejshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".