Kosova duhet të shpërblehet nga perëndimi, me anëtarësim të shpejtë në mekanizmat evropian dhe NATO, si aleati më besnik dhe strategjik në rajonin e Ballkanit

Kosova duhet të shpërblehet nga perëndimi, me anëtarësim të shpejtë në mekanizmat evropian dhe NATO, si aleati më besnik dhe strategjik në rajonin e Ballkanit
Kosova duhet të shpërblehet nga perëndimi, me anëtarësim të shpejtë në mekanizmat evropian dhe NATO, si aleati më besnik dhe strategjik në rajonin e Ballkanit

Blerim Burjani

  • 20 May 2023 - 17:01

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Anëtarësimit Sindikatës së Policisë së Kosovës në Këshillin Evropian të Sindikatave është një hap pozitiv, pra është sinjal i qartë që Kosova shumë shpejtë do të bëhet edhe anëtare e KE-së, dhe mendoj se nuk është dashtë të merr kohë të gjatë tema e anëtarësimit në KE, ku u dashtë që Rusia të largohet apo pezullohet për të aplikuar Kosova.

-Tash Kosova duhet të jetë pa vonesë edhe anëtare e OSBE-së, mirëpo trendi dhe vullneti nuk është akoma që Kosova të bëhet anëtare e OSBE-së. Pritjet e kota të premtimit po shihet se ishin gabim që të mos përkrahet Kosova në anëtarësim edhe në shumë organizata. Ballafaqimi i perëndimit me Rusinë, Kosovës nuk i kanë sjellë deri më tash akoma ndonjë përfitim serioz si aleat i ngushtë i perëndimit. Mendoj se është humbur shumë kohë deri tash, por edhe sot po humbet kohë duke e ledhatuat Serbinë apo lutur që të distancohet nga politika ruse dhe Rusia.

Pra perëndimi duhet më shumë të punoj që ta forcoj veten dhe aleatët e vetë, apo partnerët e strategjik. Njëjtë vlen për hapjen sa më parë të rrugës anëtarësim të Kosovës në NATO, pra ende perëndimi po vuan nga disa probleme evropiane, Spanja për shkak problemeve të brendshme bllokon Kosovën ku të mundet me këtë pesë shtetet që njohin Kosovën po zbehin në Ballkan ndikimin dhe forcimin e partneritetit me ata të cilët mendojnë njëjtë për Rusin e Lindjen, ka shumë kompromise të dëmshme që perëndimi nuk po mundet ti kapërdij problemet. Pra anëtarësimi i Kosovës në NTO, është në dobinë e perëndimit edhe të vetë Spanjës, por po duket që ende Evropa nuk po arrin ti tejkalon problemet e brendshme që dominojnë interesin perëndimor. Ende ka largësi në trajtim të unitetit përballe Rusisë, Kinës dhe botës së tretë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".