Jo vetëm të zbulohen e heshtën, por të hetohen e dënohen mega aferat korruptive të Shpend Ahmetit me vartësit e tij, në lidhje me mafien e ndërtimeve që e shkatërruan Prishtinën

Jo vetëm të zbulohen e heshtën, por të hetohen e dënohen mega aferat korruptive të Shpend Ahmetit me vartësit e tij, në lidhje me mafien e ndërtimeve që e shkatërruan Prishtinën

Hajrullah Tërnava

  • 21 May 2023 - 08:34

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Rasti i NPB-së ishte "kontrabanduar" dhe miratuar kundërligjshëm në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës gjatë qeverisjes komunale të Shpend Ahmetit. Pasi kjo aferë ishte bërë shumë mediatike, ish qeverisja komunale e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti, në përfundim të mandatit të saj, e pati ndryshuar vendimin dhe “pezulluar” vendimin e kundërligjshëm që e kishte miratuar vet për caktimin e kufirit mes parcelës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Ndërmarrjes Publike Banesore në Lakrishtë.

 

 

Krimi i organizuar që është shfaqur që pas luftës e deri më tani, e sidomos në objektet-ndërtesat e reja të ndërtuara, kryesisht janë të inkorporuar në krime njerëzit me pozita dhe autorizime të larta. Pa lejen dhe nënshkrimet e tyre nuk ka mundur të ndërtohet e krijohet. tani kjo situate e trisht e ndërtimeve, shpejt ka me ardhur koha që komunat dhe institucionet tjera shtetërore kanë me u munduar që të bëjnë një zgjidhje të detyrueshme nga stër ngarkimet e ndërtesave që janë bërë gjithandej ku janë bërë ndërtimet, si mangësi e asaj kohe që nuk ka qenë e mbikëqyrur si duhet. Kjo situate tani e dëshmon atë se në përgjithësi shkaku i atyre situatave që ka qenë përfitimi i madh si krime të organizuara, e që tani dëshmohet në përgjithësi edhe me pamjet e jashtme të ndërtesave si dhe rreth ndërtimeve që shihen, sepse pranë objekteve të ndërtuara shumë pak apo fare hiq nuk iu ka kushtuar kujdes hapësirave të gjelbërua. Mungojnë parqet me gjelbërime dhe drunj të ndryshëm të mbjellur, fushat sportive, shkollat që ishte dashur të planifikohen të ndertohen, me objekte përcjellëse që i duhen një shkolle, e sidomos rrugëve që janë aq të ngushta që shpesh herë krijohen tollovi nga stërngarkimi i komunikacionit nëpër ato rrugë, dhe shumë mangësi tjera që kur të vizitohen ato vende lehtë vërehen ato mangësi. Nga këto elemente vërehet se në pyetje është krimi i organizuar si qëllim i përfitimeve të atyre që janë në ato poste të rëndësishme ku vendoset për ato ndërtime, prandaj tani nëse duam që të spastrohet kjo situatë dhe së paku të bihet një vendim që nga tani e tutje në vendet e ndërtimit duhet të ketë rregulla dhe të mbizotërojnë ligjet e ndërtimit si dhe të luftohet çdo e keqe që është në kundërshtim me ligjet, dhe sa më parë të fillohet llogaridhënia e atyre që deri më tani ishin pjesëmarrës n krim të organizuar, aty ku kanë ndodhur ndërtimet, dhe sa më parë të fillohet argumentimi i atyre krimeve nga institucionet profesionale sikur që janë prokuroria, gjyqësia, policia dhe institucionet tjera , dhe të fillohet sa më parë zbardhja e këtyre rasteve, sepse nga kjo situatë do të përfitohet një kulturë qytetare për të ardhmen, që së paku ta dinë të gjithë ata që do të ndërtojnë, se gjithçka duhet të ndërtohet për interesin sa më të përpiktë të qytetarëve në përputhshmëri me ligjet si dhe ambientin ku do të jetojnë ata qytetar. Tani është koha që duhet të fillon të merr rrugë më në fund, edhe pse me vonesë, pas bastisjeve të fundit të 17 majit, hetimi zbardhja dhe gjykimi i skemës kriminale e të shkatërrimit të Ndërmarrjes Publike Banesore, dhe pazareve të pista të përfitimit për interesa personale e kriminale, të ish zyrtarëve të NPB në Prishtinë, dhe ish Qeverisë Komunale të Shpend Ahmetit, në fund të mandatit të tij të dytë, të cilët me procedura të kundërligjshme kishin nënshkruar një kontratë të dëmshme qindra milionëshe në fakt edhe i ka dhënë fund edhe ekzistimit dhe funksionimit të Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë, me tjetërsim të pronave të saj duke i dhënë në shfrytëzim kinse për ndërtim dhe bashkë shfrytëzim. Historia e kësaj afere kishte filluar në vitin 2021, kur NPB-ja me leje të Komunës së Prishtinës, së drejtuar aso kohe nga Shpend Ahmeti e kishte bërë hisedare kompania private, Made Group Constuction, më shumicën e hises, 64 përqind në projektit për ndërtim të objektit komercial e banesor. Kjo çështje problematike ligjore, e dyshuar për abuzim të skajshëm korruptim, lidhet drejtpërdrejt edhe me tentativën për të çuar përpara projektin e dyshimtë 120- milionësh afaristo banesor të NPB-së në Lakrishtë që kulmoi me skandalin mjedisor të shkatërrimit të azbestit kancerogjen dhe ndaj të cilit projekt rëndojnë akuza serioze për dhjetëra shkelje ligjore e procedurale. Rasti i NPB-së ishte "kontrabanduar" dhe miratuar kundërligjshëm në Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës gjatë qeverisjes komunale të Shpend Ahmetit. Pasi kjo aferë ishte bërë shumë mediatike, ish qeverisja komunale e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti, në përfundim të mandatit të saj, e pati ndryshuar vendimin dhe “pezulluar” vendimin e kundërligjshëm që e kishte miratuar vet për caktimin e kufirit mes parcelës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Ndërmarrjes Publike Banesore në Lakrishtë. Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë akuzohej aso kohe nga Ministria e Mjedisit se përmes një akti noterial, ia ka dhënë pronën e paluajtshme publike në shfrytëzim të PËRHERSHËM kompanisë private Made Group Construction me qëllim të ndërtimit të objektit banesor afarist në Lakrishtë, projekt ky milionësh mbi të cilin rëndonin akuza serioze publike për shkelje ligjore e parregullsi e për të cilin kishte heshtur gjatë Komuna e Prishtinës. Sipas ministrisë, shfrytëzim të përhershëm nuk njeh Ligji nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, por njeh vetëm shfrytëzim të përkohshëm maksimumi deri në 99 vjet. Prandaj në këtë rast NPB-ja dhe komuna e Shpend Ahmetit akuzoheshin se me këtë akt e kanë privatizuar pronën publike komunale. Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 17 Maj është realizuar bastisja e pronave të 11 zyrtarëve, nën “Dyshime për keqpërdorim me procedurat e ndërtimit të objekteve në vlerë mbi 120 milionë euro” e që lidhet me rastin e NPB-së na lagjen Lakrishte të Prishtinës. Sipas prokurorisë, “ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”. Pas këtij aksioni, kanë reaguar bashkë partiakët ish kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti duke deklaruar se bastisjet në 12 lokacione ishin vetëm skenar i përndjekjes politike! Sikur që u shpjegua më lartë, tani është koha e pritshme që Prokuroria të fillon një aksion akoma më të gjerë të hetimit dhe zbulimit të mega aferës së madhe të Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij dhe jo vetëm të tij, por edhe të atyre të mëparshmëve, nëse haset që edhe për ato ndërtime të mëhershme ka dyshime të krimeve për përfitime, për tregtinë që kanë bërë me dhënie të kundërligjshme të lejeve të ndërtimit, me qëllimin e vetëm për të përfituar materialisht, në mënyrë grupore dhe individualisht, nga bashkëpunimi me mafien e ndërtimeve dhe krimin e organizuar. Nëse institucionet e drejtësisë si kompetente për luftimin e krimit në përgjithësi, e bëjnë angazhimin real të luftimit të krimeve në përgjithësi, atë të ndërtimtarisë, dhe me fakte i argumentojnë ato dyshime ku janë bërë krimet e atyre ndërtimeve, në të ardhmen të gjithë pjesëmarrësit në ndërtime nga komunarët, ndërtuesit, investitorët, do të jenë ma të vëmendshëm dhe do ta kenë të qartë se kush involvohet në krime do të jep përgjegjësi për ato krime. Me një praktikë të tillë tani qytetet e Kosovës e sidomos Prishtina, në të ardhmen do të radhitet në qytete shumë mirë të ndërtuara sipas planeve që janë jetësuar nga profesionistët si arkitekt, ndërtimtarët, dhe ata që i kanë dhënë lejet dhe mbikëqyrur deri në përfundimin e atyre ndërtimeve në përpikëri me ligjet për ndërtime dhe të hapësirave të gjelbërimeve me rrugë dhe trotuare të gjëra ku janë kryer ato ndërtime. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"