Amerikanët e paralajmërojnë seriozisht presidentin serb Vuçiq me izolim, për lidhjet e fuqishme që ka krijuar më narkomafinë serbe dhe kri*min e organizuar

Amerikanët e paralajmërojnë seriozisht presidentin serb Vuçiq me izolim, për lidhjet e fuqishme që ka krijuar më narkomafinë serbe dhe kri*min e organizuar
Amerikanët e paralajmërojnë seriozisht presidentin serb Vuçiq me izolim, për lidhjet e fuqishme që ka krijuar më narkomafinë serbe dhe kri*min e organizuar

Gani Qarri

  • 21 May 2023 - 08:35

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Është me shumë rëndësi të ceket, se raportimet e reja, vijnë pikërisht në kohën më të duhur kur edhe faktori ndërkombëtar duhet të bindet dhe vetëdijesohet përfundimisht se vërtetë është urgjentisht e nevojshme që të ndërpriten të gjitha lidhjet e mundshme, bashkëpunimi dhe mbështetja ndaj një politikani të tillë, si krimineli Vuçiq që po vërtetohet nga të gjitha anët, se është kupola jo vetëm e krimeve të luftës, por edhe vazhdimësi e 20 viteve të fundit të lidhjes së tij me mafien, rrjetet e trafikut të drogës dhe nëntokën e krimit të organizuar brenda dhe jashtë Serbisë! -Pas shkrimeve të javës së kaluar në shtypin amerikan, "Neë York Times", për lidhjet e presidentit serb, kriminelit Aleksandër Vuçiq me rrjetet mafioze e kriminale në Serbi, si dhe me bandën e Belivukut, të cilat ai ishte përpjekur ti mohoi, duke i quajtur kinse si “të kurdisura”, tani edhe vet mediat serbe po zbardhin fakte të reja publike, jo vetëm të besueshme, por edhe të pa kontestueshme për thellësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që kreu i shtetit serb, ka në vijimësi nga rrjetet e narko mafies dhe të krimit të organizuar në Serbi!

 

Është me shumë rëndësi të ceket, se raportimet e reja, vijnë pikërisht në kohën më të duhur kur edhe faktori ndërkombëtar duhet të bindet dhe vetëdijesohet përfundimisht se vërtetë është urgjentisht e nevojshme që të ndërpriten të gjitha lidhjet e mundshme, bashkëpunimi dhe mbështetja ndaj një politikani të tillë, si krimineli Vuçiq që po vërtetohet nga të gjitha anët, se është kupola jo vetëm e krimeve të luftës, por edhe vazhdimësi e 20 viteve të fundit të lidhjes së tij me mafien, rrjetet e trafikut të drogës dhe nëntokën e krimit të organizuar brenda dhe jashtë Serbisë! Madje në një intervistë të fundit të kësaj jave, bosi i drogës në Serbi, Kristijan Golluboviq Kristjan Golluboviç ka deklaruar publikisht në mediet serbe, se vetëm ai, nga fansat e grupit të tij i sjell Vuçiqit dhe partisë SNS mbi 30 mijë vota! Kurse siç dihet tanimë nga të gjithë, narkodilleri Kristijan Golluboviq është personi që ka kaluar mese gjysmën e jetës së tij në burgje për shkak të veprimtarisë kriminale. Por përkundër të gjithave, pikërisht ky narkodiler deklaron hapur në një televizion serb, se kategoria e kontingjentit të fansave të tij që sjellin vota për Vuçiqin janë të moshës më të re, 18 deri 25 vjeç. Narkodileri Golluboviq, shprehet krenar për lidhjet e tij me partinë e Vuçiqit, duke deklaruar se “në skenën politike të Serbisë, SNS-ja është gjëja e duhur për të gjithë dhe prandaj ai është pozicionuar për mbështetje të kësaj partie politike puro nacionaliste”. “Asgjë nuk ka ndryshuar. Tani po e them publikisht, tashmë po mbledh rreth 20-30 mijë vota fansa të mi që janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç”, është shprehur Golluboviq në një emision televiziv në Serbi. Sipas medieve serbe, deklarimet e tilla të hapura kanë filluar ti sjellin telashe presidentit serb pasi opinioni ka filluar ta marr me shumë shqetësim gjendjen kur një kriminel i dënuar dhe një shpërndarës droge thotë se po i siguron vota presidentit të Serbisë dhe partisë së tij, duke u promovuar edhe në televizion. Madje, aty thuhet se ky kriminel në një vend normal nuk do të kishte as një sekondë hapësirë në medie, mirëpo në Serbi ky është një “ushtar” i partisë që axhiton për pushtet dhe se është “model për të rinjtë”. Prandaj lind pyetja se edhe çka duhet të ndodhë tjetër, të deklarohet e bëhet publike, për të reaguar faktori ndërkombëtar dhe izoluar nga një parti dhe figurë e tillë politike në krye të shtetit, pasi që shihet hapur se këta kriminel të fushave të ndryshme të krimit, janë shtyllat kryesore të mbijetesës së kësaj qeverie në pushtet, prandaj janë aty ku janë. Kriminelët pak sa më të moderuar në pushtet, kurse ata ekstremistët dhe nëntoka e thellë në mbështetje të gjorë logjistike me buxhet dhe vota, për të jua siguruar mbijetesën politike presidentit serb! Edhe vet Këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke folur në Uashington para Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit amerikan, gjatë një seance dëgjimore kushtuar politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, konfirmoi se artikulli i “Neë York Times” për marrëdhëniet midis Vuçiqit dhe krimit të organizuar është i saktë. Kurse Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Bob Mendez, e pyeti Choletin për artikullin e Neë York Times për Vuçiqin, i cili pretendon lidhjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiq me huliganë dhe krimin e organizuar, me ç`rast Chollet tha se edhe administrata beson se raportimi i gazetës ishte “i besueshëm”, megjithëse nuk mund të komentonte detajet e artikullit. Mendez më pas pyeti Chollet nëse Serbia mund të konsiderohet një partner i besueshëm, duke marrë parasysh të dhënat e zbuluara., për çka Chollet u përgjigj: „Në duhet ta testojmë atë! Sytë tanë janë të hapur dhe u bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe kolegëve të tij të japin llogari për korrupsionin dhe aktivitetet e tjera”! Duke qenë se ne jemi të vetëdijshëm, se korrupsion ka kudo në rajon që edhe është pengesa kryesore për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ne dhe kemi vendosur sanksione ndaj shumë njerëzve, jo vetëm në një pjesë, por në të gjithë rajonin ku shfaqet korrupsioni” , tha Chollet

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".