SHBA dhe BE në mbështetje të Qeverisë: Asociacion për komunat me shumicë serbe vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës me interes të përgjithshëm për integrim dhe zhvillim

SHBA dhe BE në mbështetje të Qeverisë: Asociacion për komunat me shumicë serbe vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës me interes të përgjithshëm për integrim dhe zhvillim
SHBA dhe BE në mbështetje të Qeverisë: Asociacion për komunat me shumicë serbe vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës me interes të përgjithshëm për integrim dhe zhvillim

Gani Qarri

  • 23 May 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas kërkesave të shtuara dhe presioneve në rritje jo vetëm nga BE, por edhe nga SHBA, është momenti kritik politik e strategjik që Qeveria e Kosovës e cila arriti më në fund ti rrëzon de fakto të dy marrëveshjet e dëmshme për asociacionin- Model i Republikës Srpska, atë të Hashim Thaçit në vitin 2013 dhe Isa Mustafës në Vitin 2015, ti përvishet seriozisht punës profesionale dhe ta ofron modelin e vetë origjinal.

-Një model asociacioni, në harmoni dhe përpikëri të plotë me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të hartuar nga njerëz profesionist dhe kompetent, pa asnjë devijim nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, duke krijuar mundësi dhe hapësirë ligjore bashkëpunimi dhe asociimi vetëm në interes të zhvillimit më dinamik të komunitetit, por duke mos lënë asnjë mundësi të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të shtetit. Modeli i tillë nuk do duhej lejuar në asnjë mënyrë ta kufizojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të cilët do të vendosin vet se ku dëshirojnë të jetojnë, nga komuna në komunë e nga rajoni në rajon, dhe ngado që dëshirojnë të punojnë e ndërtojnë jetën e tyre, lirshëm dhe në mënyrë të barabartë. Madje edhe në një debat të zhvilluar në senatin amerikan është diskutuar gjerë e gjatë kjo çështje, prej nga iu kërkua Qeverisë së Kosovës që të punohet dhe të përfundohet edhe ky proces, por vetëm bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe duke e përjashtuar ndikimin e deritashëm të Serbisë në zhvillimet e brendshme të Kosovës, pa lënë asnjë hapur, që mundësi që mund ta dëmtonte apo edhe rrezikonte shtetin e pavarur të Kosovës! Pra Qeveria duhet të mos hamendet për asnjë çast dhe ta prezantojë sa më shpejtë dhe pa u vonuar, versionin e vetë që i është kërkuar mbi bazën e ligjeve dhe të kushtetutës së shtetit të Kosovës, si pjesë përbërëse e zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjes në pako!

Zgjidhja duhet të jetë e atillë që të formohet një shoqatë, formë OJQ-je apo Asociacion i cili siguron bashkëpunim të komunave edhe me shtetet tjera, siç e përcakton kushtetuta dhe ligjet, por 100% duke u bazuar në ato kompetenca komunale që i siguron kushtetuta në kushtet e tashme edhe pa asociacionin, por vetëm të rregullohet me statut, duke pamundësuar dhe mos lejuar asnjë element të nivelit të tretë të pushtetit, përveçse një nivel dyshkallësh.

Komuna me asociacionin e krijuara nga Qeveria e Kosovës që bënë koordinimin dhe mundësinë e krijimit të hapësirës së bashkëpunimit në interesin e komunitetit dhe të shtetit, me të gjitha institucionet tjera sepse është e qartë që Kosova ka nevojë për zhvillim,perspektivë e punësim dhe një mirëqenie më të shpejtë për të gjithë. Tani më gjithçka është qartësuar për dilemat që kanë ekzistuar sepse SHBA dhe Beja janë garantues të faktit që absolutisht me statutin e Asociacionit nuk duhet të lihet asnjë lidhje direkt me Serbinë e ndikimit dhe interferimit, përkundrazi, duhet të ndalohen ato lidhje, sepse edhe Eskobar e ka thënë qartë që kërkesa e SHBA-ve për asociacionin është që me këtë të ndihmohet Kosova dhe të përjashtohet Serbia që të ketë ndikim dhe prezencë në Kosovë. Edhe financimi i Asociacionit, dhe asociacioneve, pavarësisht për të cilin bëhet fjalë, duhet të mbetet në zgjidhje financimi vetëm nga buxheti i shtetit të Kosovës, dhe asnjë mënyrë tjetër, përveç përfitimeve që mundë të kenë nga asociimet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, e në këtë fushë të asociimit e bashkëpunimit ndërkombëtar, duhet dhe do ta ketë edhe çdo marrëveshje që arrihet për mbështetje nga Serbia, në kuadër të ligjit dhe asgjë përtej ligjit e kushtetutës.

Me këtë hap të qeverisë së Kosovës do të bien edhe tezat e të gjithë atyre që flasin e propagandojnë rrejshëm se si Albin Kurti me veprimet e deritashme ka bërë dëm dhe sherr duke mos pranuar marrëveshjen e Asociacionit të vitit 2013 dhe atë të vitit 2015, sepse më këtë sherr dhe dëm i ka bërë vetëm Serbisë dhe njerëzve të Serbisë në Kosovë, disave që janë deklaruar hapur e disa kanë punuar fshehtë, prandaj ata kanë të drejtë të mos jenë të ligjor e kushtetues, në mbrojtje të interesit të shtetit, të ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".