Kërkesa e shteteve aleate për Asociacionin vetëm në funksion të perspektivës më të shpejtë të zhvillimit dhe integrimit të komunitetit

Kërkesa e shteteve aleate për Asociacionin vetëm  në funksion të perspektivës më të shpejtë të zhvillimit dhe integrimit të komunitetit

Hajrullah Tërnava

  • 24 May 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata politike e krijuar tani rreth Asociacionit qe ka marr përmasa të gjëra ndërkombëtare, e sidomos që me këtë çështje po merren edhe institucionet Amerikane, tani është koha që Kosova të del me një model kushtetues për një Asociacion, për komunat me shumicë serbe, dhe njëherë e përgjithmonë kjo çështje të merr fund dhe shteti i jonë të liberalizohet bashkë me shtetet tjera të Ballkanit dhe të ecin bashkë drejtë shteteve të BE-së.

- Pas kërkesave të shtuara dhe presioneve në rritje jo vetëm nga BE, por edhe nga SHBA, gjithsesi se tani është momenti kritik politik e strategjik që qeveria e Kosovës e cila arriti më në fund ti rrëzon defakto marrëveshjet e dëmshme për asociacionin- Model i Republikës Srpska, atë të Hashim Thaçit në vitin 2013 dhe Isa Mustafës në Vitin 2015, dhe ti përvishet seriozisht punës profesionale dhe ta ofron modelin e vetë origjinal, të hartuar nga njerëz kompetent e profesional të një Asociacioni për komunat me shumicë serbe, në harmoni dhe përpikëri të plotë, pa asnjë devijim nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, duke krijuar mundësi dhe hapësirë ligjore bashkëpunimi dhe asoocimi vetëm në interes të zhvillimit më dinamik të komunitetit, por duke mos lënë asnjë mundësi të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të Shtetit.

Një model i tillë asociacioni, i bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës nuk duhet lejuar për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve ku ata dëshirojnë të vendosin dhe të jetojnë, nga komuna në komunë e nga rajoni në rajon, kudo që dëshirojnë të punojnë e ndërtojnë jetën, të zhvillojnë lirshëm e të barabartë biznesit. Në një debat të zhvilluar në senatin amerikan është diskutuar gjerë e gjatë kjo çështje, duke kërkuar nga Qeveria që të punohet dhe të përfundohet edhe ky proces, por vetëm duke u bazuar në ligjet e Kushtetutën e shtetit të Kosovës, duke e përjashtuar ndikimin e deritashëm të Serbisë në zhvillimet në Kosovë, por duke e trajtuar atë vetëm si partner të barabartë të shtetit, për të bashkëpunuar dhe me mundësi për të ndihmuar e investuar, sikur që ndodhë me të gjitha shtetet tjera, qoftë në fqinjësi apo edhe përtej, e që kanë mundësi dhe shprehin vullnetin për të bashkëpunuar dhe ndihmuar, pa asnjë mundësi tjetër që rrezikon shtetin duke ndikuar e interferuar me qëllim tjetër për ta dëmtuar dhe rrezikuar.

Pra Qeveria duhet fare të mos hamende por ta prezanton versionin e vetë që i është kërkuar mbi bazën e ligjeve dhe të kushtetutës, për ta prezantuar dhe diskutuar, e ku do të ishte pjesë përbërëse e zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjes në pako, sa më shpejtë dhe pa u vonuar. Zgjidhja duhet të jetë e atillë që të formohet një shoqatë, formë OJQ-je apo Asociacion i cili siguron bashkëpunim të komunave edhe me shtetet tjera, siç e përcakton kushtetuta dhe ligjet, por 100% duke u bazuar në ato kompetenca komunale që i siguron kushtetuta në kushtet e tashme edhe pa asociacionin, por vetëm të rregullohet me statut, duke pamundësuar dhe mos lejuar asnjë element të nivelit të tretë të pushtetit, por një nivel dyshkallësh, komunat me asociacionin dhe Qeveria e Kosovës me të gjitha institucionet tjera që bëjnë koordinimin dhe mundësinë e krijimit të hapësirës së bashkëpunimit në interesin e komunitetit por edhe të shtetit, sepse është e qartë që Kosova ka nevojë për zhvillim më të shpejtë e mirëqenie për të gjithë, perspektivë e punësim.

Tani më gjithçka është qartësuar për dilemat që kanë ekzistuar sepse SHBA dhe BE-ja janë garantues të faktit që absolutisht me statutin e Asociacionit nuk duhet të lihet asnjë lidhje direkt me Serbinë e ndikimit dhe interferimit, përkundrazi, duhet të ndalohen ato lidhje, sepse edhe Eskobar e ka thënë qartë që kërkesa e SHBA-ve për asociacionin është që me këtë të ndihmohet Kosova, komuniteti serb për siguri dhe zhvillim dhe të përjashtohet Serbia që të ketë prezencë në Kosovë dhe të mos ketë ndikim, sepse duhet të ketë aso zgjidhje me cila të gjitha asociacioneve. Si me shumicë serbe si me shumicë shqiptare ju jep të drejtë bashkëpunimi dhe asociimi me organizata ndërkombëtare dhe shtete që duan të ndihmojnë, dhe këtë mundë të bëjë edhe Serbia në kudër të këtij rregullimi, që mundë të funksionoj ngjashëm edhe me të gjitha shtetet tjera, në kuadër të organizmave të tyre të përcaktuara me ligjet e zbatueshme.

Ndryshe financimi i Asociacionit, dhe asociacioneve, pavarësisht për të cilin bëhet fjalë, duhet të mbetet në zgjidhje financimi vetëm nga buxheti i shtetit të Kosovës, dhe asnjë mënyrë tjetër, përveç përfitimeve që mundë të kenë nga asociimet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, e në këtë fushë të asociimit e bashkëpunimit ndërkombëtar, duhet dhe do ta ketë edhe çdo marrëveshje që arrihet për mbështetje nga Serbia, në kuadër të ligjit dhe asgjë përtej ligjit e kushtetutës. Me këtë hap të qeverisë së Kosovës do të bien edhe tezat e të gjithë atyre që flasin e propagandojnë rrejshëm se si Albin Kurti me veprimet e deritashme ka bërë dëm dhe sherr duke mos pranuar marrëveshjen e Asociacionit të vitit 2013 dhe atë të vitit 2015, sepse më këtë sherr dhe dëm i ka bërë vetëm Serbisë dhe njerëzve të Serbisë në Kosovë, disave që janë deklaruar hapur e disa kanë punuar fshehtë, prandaj ata kanë të drejtë të mos jenë të ligjor e kushtetues, në mbrojtje të interesit të shtetit, të ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

Me përfundimin e Asociacionit për komunat më shumicë serbe, tani çështjet do të stabilizohen dhe në Kosovë do të ketë investime ndërkombëtare ku do të hapen vende të reja të punës me të ardhura të mira mujore për të punësuarit, dhe të rinjtë do të punësohen në numër të madhe dhe papunësia do të zvogëlohet dukshëm në të ardhmen, dhe të gjitha gjasat janë se edhe të tjerët që kanë shkuar më herët për punë në shtetet e perëndimit, do të kërkojnë mundësi për tu kthyer dhe për tu punësuar në shtetin e tyre Kosovë, dhe gjendja në përgjithësi do të stabilizohet në Kosovë, dhe Kosova në të ardhmen do ti përngjaj një shteti të avancuar krahasuar me disa shtete për rreth.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".