Votuesi është duke e monitoruar Qeverinë, ka premtuar drejtësi të pastër profesionale, luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Votuesi është duke e monitoruar Qeverinë, ka premtuar drejtësi të pastër profesionale, luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 26 May 2023 - 15:41

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Partia që i fitoj votat prej elektoratit me plan programin që ua ka servue elektoratit, që po ai elektorat ia dha votat mbi 51% kësaj partie të LVV-së, që tani e qeveris këtë shtet , dhe kjo qeveri po mundohet që premtimin e dhënë elektoratit ta realizoj në bazë të atyre zotimeve të dhëna. Kjo qeveri në pushtet duhet të bëjë çmos që ta mbaj fjalën dhe ti realizoj ato premtime të dhëna në kohën e zgjedhjeve, sepse nëse në të vërtetë i jetëson ato premtime të dhëna sa i përket luftimit të krimeve në përgjithësi, votuesi e forcon besimin dhe ja kthen rishtas me votë shpërblimin.

 

Qeveria duhet të beje çmos për jetësimin e atyre premtimeve gjatë fushatës elektorale për shtet ligjor dhe luftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, me të cilat zotim dhe premtime edhe qytetarët e kanë votuar maksimalisht duke ju besuar, misioni më serioz, për të ardhmen, për ta ndërtuar një shtet të çliruar nga nëntoka e krimit të organizuar, me një drejtësi të pastër dhe të reformuar e të besuar nga qytetarët. Edhe pse procesi i filluar i reformimit të sistemit të drejtësisë, është duke shkuar me hapa tepër të ngadalësuar, Kryeministri Kurti përsëri është angazhuar dhe ka deklaruar se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial duhet të zhvishen përfundimisht nga ndikimet politike, që i bije nga nëntoka kriminale, nga ata që në të kaluarën e afërt i kanë emëruar gjyqtarët dhe prokurorët, si rrjet i krimit të organizuar, dhe të njëjtit nga zyrtaret e shtetit jua kanë kompensuar këtë shërbim duke u pozicionuar 100 % në rolin e avokatisë ndaj rrjeteve mafioze e kriminale, të krimit të organizuar. Përsëritjen e zotimit për pastrim, dekriminalizim dhe çlirim të sistemit të drejtësisë nga ndikimi i mafies, Kurti e ka bërë në takimin e parë të zhvilluar për fillimin e punës për hartimin e strategjisë shtetërore kundër korrupsionit, ku ka deklaruar se qeveria që e drejton ai synon të ndërton institucione dhe shoqëri e cila tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, ryshfetit dhe kontratave në këmbim të parave. Kurti ka thënë se indeksi Transparency International është tregues i mirë i fillimit të luftimit të korrupsionit që e ka filluar kjo qeveri në dy vitet e para të mandatit të saj, duke shtuar dhe pretenduar se lufta e Qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ndikuar edhe në rritjen e ekonomisë. “Ne kemi treguar që zyrtari publik punon për t’i shërbyer qytetarëve e jo për t’u pasuruar për vete. Gjatë qeverisjes dyvjeçare kemi treguar rezultate të prekshme në luftimin e krimit dhe kontrabandës që ka rezultuar në arrestimin e mbi 3200 personave, prej të cilëve mbi 300 janë zyrtarë publikë, dhe 38 të arrestuar vetëm në rastin e subvencioneve”, ka thënë ai. I pari i Qeverisë ka deklaruar se duhet të krijohet ambient ku gjyqtarët e prokurorët të zhveshën nga ndikimi politik dhe të marrin vendime në bazë të përgatitjes profesionale dhe jo të ndikimit nga grupet e interesit dhe lidhjet kriminale. Gjithashtu Kurti ka shtuar se reformën po e vazhdojnë me VETTING të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë Shtetërore për konfiskim të pasurisë. Ai ka thënë se “vonimi i rezultateve që me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar mund të numëroheshin edhe sot, bie në përgjegjësinë e partive opozitare që mbështjellin pengimin e çdo reforme me adresim te Kushtetuesja”. “Korrupsioni ka lënduar shoqërinë tonë për një kohë të gjatë, duke minuar demokracinë dhe progresin tonë si shtet. Por sot jemi mbledhur për të përmbushur besimin që na është dhënë. Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale ta ruajmë pasurinë shtetërorë dhe buxhetin e shtetit e duke krijuar infrastrukturë ligjore për zbulimin e përfituesve të fondit. Duhet të kthejmë vëmendjen nga prokurimi publik dhe të sigurohemi që çdo kompani e papërgjegjshme të vihet në listë të zeza. Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”, ka thënë kryeministri Kurti. Këto zotime publike duhet të jenë institucionale dhe politike të kreut të shtetit. Nëse dëshmohen premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve që kjo parti tani në pushtet që ia ka premtua elektoratit dhe me votën e tyre kjo qeveri arriti në pushtet, gjithsesi se kjo qeveri tani në pushtet, duhet të bëjë çmos ti jetësoj ato premtime të dhëna në ato kohëra gjatë zgjedhjeve, dhe në mënyre të pandalshme ti luftoj të gjitha llojet e krimeve në përgjithësi, sepse edhe qeveritë e mëparshme jepnin premtime por me ardhjen e tyre në pushtet i harronin ato premtime, prandaj elektorati në disa raste i provoj ato parti që dinin të premtonin e që nuk e mbanin fjalën, prandaj kjo qeveri sikur që po bënë çmos me e luftua krimin në mënyrën më serioze, si nga monitorimi i medies, edhe nga shoqëria civile, sepse me premtime boshe qytetari është mashtruar edhe nga ish pushtetarët e kaluar, por krimi dhe korrupsioni nuk janë luftuar, sistemi i drejtësisë vetëm sa ka degraduar edhe është pozicionuar thellësisht në mbrojtje të krimit të organizuar, prandaj një mos përmbushje e këtyre zotimeve nga qeveria e tashme, sigurisht që do ta marrte një ndëshkim të ashpër, kurse rezultati eventual dhe mbajtja e premtimit, një shpërblim tjetër me votë edhe mandat të ri qeverisës për të vazhduar. Elektorati nuk i harron premtimet e kësaj partie ne pushtet, qe ka premtua se do ti luftoj te gjitha llojet e krimeve ne përgjithësi, dhe ne baze te këtyre premtimeve elektorati ia ka dhënë votën partisë në pushtet, prandaj nëse elektorati është i kënaqur me veprimet ligjore të luftimeve të krimeve në përgjithësi të kësaj partie në pushtet, gjatë zgjedhjeve të radhës elektorati prapë do t’ia jep votën partisë në pushtet, e cila e ka dëshmuar se e mbanë fjalën dhe i lufton të gjitha të këqijat brenda shtetit dhe kontribuon në luftimin edhe të krimit me karakter ndërkombëtar, në bashkëveprime me ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".