Aksioni i policisë së Kosovës në veri vetëm për shembjen e perandorisë së krimit të stilit Rama-Vuçiq, për çlirimin e serbëve lokal nga bandat kriminale dhe instalimin e shtetit të se drejtës

Aksioni i policisë së Kosovës në veri vetëm për shembjen e perandorisë së krimit të stilit Rama-Vuçiq, për çlirimin e serbëve lokal nga bandat kriminale dhe instalimin e shtetit të se drejtës
Aksioni i policisë së Kosovës në veri vetëm për shembjen e perandorisë së krimit të stilit Rama-Vuçiq, për çlirimin e serbëve lokal nga bandat kriminale dhe instalimin e shtetit të se drejtës

Dr. Hysni Aliu

  • 27 May 2023 - 22:09

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Aksioni i policisë së Kosovës në veri, nuk ka qenë vetëm aksion për vendosjen e kryetarëve të këtyre komunave në objektet e okupuara nga Serbia, por për mendimin tim, ka qenë aksioni i parë i mirëfilltë, për çlirimin e serbëve të Kosovës nga terrori i shtetit serb dhe Vuçiqit që po aplikon ndaj tyre. Ky aksion është fillim i rënies së perandorisë së Vuçiqit e të Edi Ramës, dy perandori që janë vëllezër në botën e krimit dhe orientimit anti perëndimor. Pra me këtë aksion, nuk u çliruan vetëm objektet, por në afat të gjatë u çliruan zemrat e mijëra të rinjve e të rejave serb, fëmijëve e grave, të moshuarve, që nuk po lejohen të jenë vetvetja nga bandat e Vuçiqit në veri e gjetiu.

 

Vdekja është më e mirë sesa jeta nën torturë psikologjike e besa edhe fizike, torturë që ju bëhet çdo ditë këtyre serbëve nga kriminelët e Vuçiqit në veri. Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndjen krenare veten që më në fund, guxoj të ,mbyllë njërin sy para aksioneve të kësaj qeverie, gjë të cilën nuk guxonte ta bënte deri më tani. Unë po them, që data 26.5.2023, do të shënohet në historinë e Ballkanit, si një datë kur ka filluar të fundoset ideja që urrejtja, bojkoti, urdhri, shantazhi, bashkëngjitja me të keqin, kushtëzimi, refuzimi, janë një rrugë për sukses apo arritjen e qëllimeve të caktuara. Kjo datë shënon fundosje e këtij miti serb. Kjo datë është fillim i një historie të re në Ballkan, ku vlerat, barabarësia, respekti, bashkëpunimi, radhitja në anën e së drejtës, do të jenë pikënisja e gjithë popujve, duke përfshirë këtu edhe atë serb. Çdo lëshim pe, nga kjo që është filluar, do të thotë, një fitore e të kundërtës së asaj që e përshkrova më lart. Unë me vite, më herët, kam shkruar që problemi i Veriut të Kosovës, nuk mundë të zgjidhet kurrë me bisedimet Kosovë Serbi, pa u ndryshuar gjendja faktike në terren, ku Serbia do të detyrohej të pranonte një ” të keqe më të vogël” sesa humbjen totale të ndikimit atje. Kam thënë edhe që marrëveshja e fundit e Brukselit dhe Ohrit, është një marrëveshje fiktive, që do të gjen një realizim vetëm në mënyrë të njëanshme, pra Kosovë BE-SHBA e kurrsesi Kosovë Serbi, ku të dyja palët do i kryenin obligimet e vete sipas asaj marrëveshje. Kam thënë edhe që Serbia, kurrë nuk do të dorëzoj asgjë në tavolinë ashtu siç nuk ka dorëzuar kurrë në histori pa qenë e detyruar ta bënë ashtu siç ishte e detyruar në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO s. Kam thënë edhe që Serbia do e pranon shtetin e Kosovës, nëse me mospranimin e vetë, humbë më shumë sesa që fiton . Metodologjia që është përdorur më herët, ku Serbisë duhej ti jepej diçka si kompromis për të pranuar diçka fiktive, qe kurrë nuk e realizonte, sikur që ishin institucionet në veri, apo pjesëmarrja në zgjedhje veç sa për simbolikë, ka sjellë deri tek një devijim i shtetësisë së Kosovës dhe ishte afër edhe shthurja e tërësishme e Kosovës si Shtet. Vota e lire e popullit të Kosovës, e përmbysi njëherë e përgjithmonë shpresën e Vuçiqit e Rusisë, që nëpërmes shantazheve ndaj politikanëve të Kosovës, ta zhbëj atë për të cilën me dekada u derdh gjak, pra shtetin e Kosovës. Qeveria Kurti dhe presidentja Osmani, po tregojnë që dinë, guxojnë, munden dhe e bëjnë atë që duhet ta bëjnë. Unë besoj shumë që kjo Qeveri Kurti II, dhe kjo presidencë, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur jo vetëm Kosovës, jo vetëm kombit shqiptar, por edhe Ballkanit, Evropës pore edhe botës demokratike përfshirë këtu edhe SHBA-të e Britaninë e Madhe. Bota demokratike, duke përfshire këtu edhe Kosovën, dëshiron që përveç vetvetes, ta shoh edhe Serbinë të rreshtuar në mesin e demokracive perëndimore, dhe veprimet e Kosovës, e Qeverisë Kurti, të presidentes Osmani, janë kontributi më i mirë i mundshëm, për ta demokratizuar Serbinë. Veprimet e kësaj qeverie, dhe përkrahja e fuqishme edhe nga presidenca e Kosovës, janë duke e detyruar Serbinë, popullin serb në Kosovë dhe Serbi e gjetiu në Ballkan, të kuptojnë që konflikti me Kosovën, është një goditje fatale për vetë Serbinë, sepse projekti i Kosovës, është diçka që ka lindë dhe do të jetoj përgjithmonë, deshën ata apo jo. Së këndejmi, edhe mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore, pasi që u shtyn së pari pas lutjes së faktorit ndërkombëtar, edhe pa pjesëmarrjen fizike të serbëve të Kosovës, por edhe instalimi i administratës komunale dhe marrja e detyrës së kryetarëve në këto 4 komuna, e ka sjellë Serbinë dhe Serbët e Kosovës në një pozitë, ku do të detyrohen ta marrin një ” të keqe më të mirë” , gjë e cila do e fundos përgjithmonë mitin se Kosova ende na qenka Serbi, dhe se Vuçiq qenka shpëtimtar i këtij miti dhe popullit serb në Kosovë e gjetiu. Kjo ditë ka fundosur përgjithmonë një shembull për të keq, ku një shtet fqinjë i urdhëron bashkëkombësit e vetë të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe institucione të shtetit tjetër, ose përndryshe do e paguajnë me kokë. Thyerja e këtij miti, do të ndikon edhe në orientimin pro perëndimor të Serbisë, edhe pse përkohësisht do të ketë një ftohje raportesh me perëndimin. Fundosja e shpresës së Serbisë, që në Kosovë do mundë të formohet në lloj Republike Serbe, do të zhbënte edhe nevojën që Serbia të orientohet pro Rusisë e Kinës, sepse në atë kohë, nuk do ketë nevojë për përkrahjen e tyre për Kosovën në OKB apo gjetiu në organizatat ndërkombëtare. Unë besoj shumë që tani, është në dorën e bashkësisë ndërkombëtare, që të përkrahin lirinë për popullin serb të Kosovës orë edhe në Serbi e më gjërë, liri që ju sollën policia e Kosovës e qeveria Kurti, me shembjen e kullave të krimit në veri dhe shembjen e mitit se Kosova është Serbi. Liria e mendjes është shumë më e vlefshme se liria fizike, këtë liri u solli kjo qeveri popullit Serb që e ka të robëruar mendjen nga Vuçiq me kriminelët e tij. Bashkësia ndërkombëtare, duhet ta bëj të qartë që kthim mbrapa nuk ka, dhe se zgjidhja e vetme për popullin serb në Kosovë është integrimi në institucionet e Kosovës edhe në Veri, ashtu siç janë të integruar shqiptarët në Luginën e Preshevës në institucionet e Serbisë. Edhe populli serb në Serbi e gjetiu, do ta kupton që urrejtja dhe ndjenja e grandiozitetit janë vetëvrasje për individin dhe kolektivin. Po ua japi vetëm një shembull te thjeshtë por fatkeqësisht tragjik; Vuçiq, me të gjithë vartësit e tij fliste tërë kohën se si në Kosovë po vriten e do vriten ” serbska deca” e kanë përmend këtë me mijëra herë, pastaj fëmijët serb nuk u vranë nga shqiptarët, por fatkeqësisht e tragjikisht u vranë po nga një fëmijë serb në Serbi, e as të rinjtë Serb nuk u vranë nga Shqiptarët por nga një i ri serb. Pra atë që e mbolli e korri. Kjo është arsyeja që më shtyn të besoj që perëndimi, çështjes së Ballkanit, duhet ti qaset nga aspekti psikologjik përveç aspektit fizik e ushtarak. Është e kotë të lejohet një president Serbie të mbjell urrejtje ndaj popujve tjerë e perëndimit natë e ditë, e në anën tjetër të jetë mik i perëndimit, pra mik fiktiv. Në fund të fundit gjuha e urrejtjes është përgatitje për luftë dhe e kundërta, gjuha e paqes është themel për paqen. Gjuha e Putinit solli luftë, e edhe gjuha e Vuçiqit në fund do sjell luftë nëse ajo tolerohet siç është toleruar deri më tani. Veriu definitivisht duhet të pastrohet nga kriminelët dhe Lista Serbe si komandues e tyre nëpërmes Vuçiqit, në mënyrë që serbët e rëndomtë të bëhen pjesë e qeverive multi etnike komunale që duhet të formohen në të ardhmen e afërt. Kjo do ti mundësonte edhe Qeverisë së Kosovës që të bën hapin tjetër rreth formimit të Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, gjë të cilën bashkësia ndërkombëtare po e kërkon me ngulm. Unë e lus bashkësinë ndërkombëtare, që mos ta përsërit gabimin e vitit të kaluar kur e penguan qeverinë Kurti në vendosjen e rendit e ligjit në veri, sepse një pengesë e tillë vetëm do e shtyn gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë Kosovë Serbi. Se pari liri, pastaj demokraci. Populli serb është i robëruar nga Vuçiqi, andaj së pari duhet të lirohet nga ai, e pastaj vijnë të drejtat demokratike me standarde evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".