Brukseli dhe Uashingtoni mund ta 'mbytin' Kosovën por neofashizmi serbo-rus nuk ndalet pa e futur në lu*ftë tërë regjionin

Brukseli dhe Uashingtoni mund ta 'mbytin' Kosovën por neofashizmi serbo-rus nuk ndalet pa e futur në lu*ftë tërë regjionin
Brukseli dhe Uashingtoni mund ta 'mbytin' Kosovën por neofashizmi serbo-rus nuk ndalet pa e futur në lu*ftë tërë regjionin

Muhamet Kelmendi

  • 27 May 2023 - 22:14

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës është pritur që sipas rezultatit të del pushteti lokal dhe të vendoset ai në katër komunat në veri. Pikërisht, tash, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore të Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese. Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, përkrahet shteti. Po në Kosovë jo.

 

Faktori ndërkombëtar e morri në thumb Kosovën. Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të përdornin armë, dihet si do të reagonte Serbia, por vallë si do të reagonte faktori ndërkombëtar? Çështja ka fakte dokumentuese mjaft. Megjithatë, nga Uashingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk u përkrahen organet legjitime të Republikës. U sulmuan vetëm organet e shteti të Kosovës. As edhe një akuzë nuk u bë ndaj kriminelëve serb dhe shtetit serb. Nuk mbrohet paça dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimësi Beogradin në veprime kriminale. Çdo ditë kemi veprime kërcënuese dhe aksione kriminale ndaj Republikës. Pse heshtë këtu Brukseli?Pse heshtë Uashingtoni? Ku është barazia! Sa herë në 20 vitet e fundit u kritikua Serbia nga Brukseli dhe nga qendrat ndërkombëtare? Çdo gjë e ka një kufi. Zgjedhjet janë mbajtur. Ka dalë një rezultat që duhet respektuar. Pushteti lokal duhet të funksionoj. Pse nuk ka probleme në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë? Mos në katër komunat në veri ka jo barazi! Jo. Por, kjo del për faktin, se veriun e donë Serbia me e ndarë nga Kosova ose me krijuar shtet serb në miniaturë. Këtej vijnë kundërshtimet e ashpra dhe kriminale në veri. Duket se nga Moska, nëpërmjet kriminelit Daçiq, Vulin dhe Dodik, që tash gjenden në Moskë, e ka zgjedhur Rusia veriun e Kosovës, si vend neuragjik, për të vepruar me mjete shkatërrimtare, për të hapur front të ri të luftës në Evropë, në Ballkan. Ky është pikësynimi i neoimperislisteve ruso-serb. Këtë detyrë e morri Daçiq, Dodik e Vulin në Moskë. Këtej shkon lëvizja e ushtrisë serbe drejtë kufirit me Kosovën. Këtej janë veprimet kriminale të bandave serbe në veri të Kosovës. Këtë e dinë në Bruksel, në Uashington dhe në qendra tjera. Prandaj, ejani o "burra"të kritikojmë Kosovën, sepse është e dobët. Mos e prekni Serbinë se hap luftë të re në Evropë. Vallë kaq të marrë mendojnë jashtë se janë shqiptarët! Jo. Nuk flas këtu për z. Rama, që fare nuk është bashkë me realitetin, që aktualisht është në Kosovë. Z. Ram ka humbur kontrollin psikologjik! Po çka duhet bërë Kosova? Dy rrugë janë; 1. Ruajtja e tërësisë territoriale të Republikës, sipas nenit 3 të Kushtetutës së Kosovës ose 2. Lejimin e Serbisë për të ndarë këtë territor nga Kosova dhe për t'u aneksuar nga Serbia. Rrugë tjera nuk ka. Kosova zgjodhi rrugën e ruajtjes së tërësisë territoriale të shtetit dhe të demokracisë plurale. Nuk lejohet gjendja kaotike dhe luftënxitëse në veri. Nuk shkohet më tej me këtë gjendje kriminale në veri. Pa e ndalur Serbinë nuk ka paqe. Asnjë shtet nuk do të toleronte një gjendje jo shtetërore në territorin e vetë. Brukseli dhe Uashingtoni mundë të ndalin gjendjen e tillë. Ajo nuk ndalet në Prishtinë po në Beograd, aty ku e ka çerdhen neofashizmi luftënxitës serbo-rus. Uashingtoni dhe Brukseli mundë ta mbytin, tamam, ta mbytin Kosovën. Por, neofashizmi serbo-ruse nuk ndalet me atë. Pas Kosovës e ka radhën Bosnja dhe Hercegovina. Do të vije pastaj Mali i Zi, Maqedonisë së Veriut,që të hapet perspektiva për të dalë në Adriatik. Lugina e Preshevës do të zhduket. Në Beograd, pra është çelësi i çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".