Kërcënimi i Serbisë kundër Kosovës me forcë ushtarake është hap që duhet të ndalohet dhe ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar që është duke u vonuar për të reaguar

Kërcënimi i Serbisë kundër Kosovës me forcë ushtarake është hap që duhet të ndalohet dhe ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar që është duke u vonuar për të reaguar
Kërcënimi i Serbisë kundër Kosovës me forcë ushtarake është hap që duhet të ndalohet dhe ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar që është duke u vonuar për të reaguar

Skender Mulliqi

  • 27 May 2023 - 22:18

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Natyrisht së policia e Kosovës do të mbrojë të gjithë qytetarët edhe minoritetin serb ne veri dhe kudo, nga ekstremistet dhe shërbimet sekrete ruso -serbe të dirigjuara nga Beogradi dhe Moska. Në Kosovë vepron edhe KFOR, i cili mbron kufijtë e Kosovës dhe siguron paqen dhe stabilitetin. Shqiptarët janë për paqe, por nëse na imponohet lufta të cilën po e kërkon Serbia e Vuçiqit, më mobilizim të ri ushtarak , nuk na frikëson fare. Millosheviqi e ka humbur luftën më shqiptarët në vitin 1999. Edhe Vuçiqi nëse i futet ndonjë aventure ushtarake ndaj Kosovës, do të pëson më keq së Millosheviqi.

 

Paralelisht me organizimin e protestave të mëdha ne Beograd nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka orkestruar edhe strukturat paralele kriminale serbe në veri, për të shkaktuar incidente me shpërthime, sirena dhe barrikada. Ky është një tjetër skenar serbomadh për të mbajtur veriun në gjendje tensionuese me të vetmin qëllim të ndarjes së veriut të Mitrovicës nga jugu. Para kësaj proteste Millosheviqi i vogël, ka nënshkruar një urdhëresë forcave ushtarake serbe, për gjendje gatishmërie pas situatës në veri të Kosovës, e që është skenarë i errët i tij. Shovinisti serbomadh Vuqiqi ka kërkuar që urgjentisht ushtria serbe të shkon në drejtim të kufirit më Kosovën, me pretekst së policia e Albin Kurtit po ushtron dhunë mbi serbet e Zubin Potokut dhe Leposaviqit. As ky marifet i ndytë i Serbisë, nuk na çuditë së shkon në vargun e rrenave të tyre historike . Natyrisht së policia e Kosovës do të mbrojë të gjithë qytetarët edhe minoritetin serb ne veri dhe kudo, nga ekstremistet dhe shërbimet sekrete ruso -serbe të dirigjuara nga Beogradi dhe Moska. Në Kosovë vepron edhe KFOR, i cili mbron kufijtë e Kosovës dhe siguron paqen dhe stabilitetin. Shqiptarët janë për paqe, por nëse na imponohet lufta të cilën po e kërkon Serbia e Vuçiqit, më mobilizim të ri ushtarak , nuk na frikëson fare. Millosheviqi e ka humbur luftën më shqiptarët në vitin 1999. Edhe Vuçiqi nëse i futet ndonjë aventure ushtarake ndaj Kosovës, do të pëson më keq së Millosheviqi. Rebelimi i minoritetit serb më direktivat e Vuçiqit po vazhdon. Po vazhdojnë incidentet e strukturave paralele kriminale serbe, që mos të lejojnë vënien e rendit dhe të ligjit në veri. U rebeluan duke shkaktuar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës, të cilët më të drejtë reaguan kur grupet huligane serbe të yshtura nga pushteti shovinist i Beogradit, nuk deshën ti lejojnë kryetarët e ri të komunave të vendosen në zyrat e tyre. Kjo është një presedan i paparë për një shtet sovran dhe të pavarur. Por, si u priten këto zhvillime dhe eskalimi i situatës nga çetniku Vuçiq , nga bota perëndimore?Reagojë së pari më duket ambasadori amerikan në Kosovë, i cili në vend që të jetë i ashpër më skenarin ogurzi serb, më incidente, gjuajtje armësh, djegie veturash dhe sulme të pareshtura ndaj organeve tona te rendit, kritikojë ashpër ndërhyrjen e policisë të Kosovës. Pastaj, si në kor të përbashkët pësuan reagimet , duke filluar nga Blinken i cili aktin e ndërhyrjes të organeve tona të rendit, e dënojë më ashpërsinë më të madhe deri më dëmtim të marrëdhënieve më SHBA-të. Reaguan edhe shtetet e KUNTIT dhe BE për çudi duke e kritikuar Kosovën, e duke mbrojtur huliganizmin dhe shovenizmin serbomadh të Aleksandër Vuçiqit, i cili përgatiti gjithçka që kjo të ndodhë pikërisht në ditën e protestës masovike të serbëve në Beograd. Reagim parimor bëri Mbretëria e Bashkuar, e cila më të drejtë e fajësojë Serbinë e Vuçiqit. Mua më duket se gjithë këto reagime ndaj Kosovës për herë të parë ndoshta kaq ashpër, po bëhen nga frika e luftës në Ukrainë. Tjetër. Gjithë ky reagim së më bisedime duhet rregulluar gjithçka , është përgatitje për autonomi të zgjeruar për minoritetin serb. Mos rreshtimi nga ana e Kosovës, automatiksht të dërgon të mendimi së duhet të implementohet Asociacioni më kompetenca ekzekutive , që serbet pastaj, ti formojnë organet e veta ekzekutive, duke i hedhur si të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe , të cilat u mbajtjen para disa ditësh. Nuk kuptohet ndryshe gjithë ky reagim i miqve tanë të cilët radikalisht kanë ndryshuar qëndrim duke e përkrahur më shumë Serbinë, së sa Kosovën në bisedime të cilat po zhvillohen për normalizim të marrëdhënieve. Të përkrahet një eksponent i deri djeshëm i Millosheviqit , i cili çdo ditë po e kërcënon Kosovën më luftë, kjo është e pakuptueshme dhe e pa justifikueshme. Një ditë kjo do tu kthehet si bumerang botes perëndimore , siç e tha analisti i njohur për çështje ballkanike, Janush Bugajski.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".