Qeverisje lokale teknike me përbërje multi etnike në veri të Kosovës, deri në zgjedhjet e rregullta, si fazë transitore për një periudhë kalimtare kohore

Qeverisje lokale teknike me përbërje multi etnike në veri të Kosovës, deri në zgjedhjet e rregullta, si fazë transitore për një periudhë kalimtare kohore
Qeverisje lokale teknike me përbërje multi etnike në veri të Kosovës, deri në zgjedhjet e rregullta, si fazë transitore për një periudhë kalimtare kohore

Blerim Burjani

  • 27 May 2023 - 22:22

 Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Mendoj se nëse arrihet në qeveri teknike në komunat veriore do të ishte e pranueshme dhe do ishte më jetëgjatë si qeveri, në të kundërtën kështu si është duket herë investim i gabuar e herë i domosdoshëm sa për të pasur pushtet komunal, sa të mos jetë farsë. Kjo tash ngjason si jo serioze dhe investim politik i gabuar por nëse arrijnë të bëjnë një pushtet efektiv me qeveri lokale atëherë do të ndryshoj me shumë pozitivitet.

 

Besoj se pas zhvillimeve të fundit në Veri, SHBA dhe BE do të ndërhyjnë dhe do të arrijnë të detyrojnë krijimin e qeverive teknike komunale, në komunat veriore të Kosovës, deri në zgjedhjet e rregullta lokale, për të gjetur një formulë kompromisi të përbërjes multi etnike dhe shtensionimit të situatës, propozim ky që është bërë publik menjëherë pas betimit të kryetarëve nga ambasadori amerikan Hovenier. Por këtë duket se tash për tash nuk e donë serbët lokal. Por sidoqoftë dikur duhet dhe do të themelohet qeveri teknike e përbëre nga shumë komunitete, që  do te ishte e pranueshme për të gjithë përveç Vuçiqit. Mendoj se nëse arrihet në qeveri teknike në komunat veriore do të ishte e pranueshme dhe do ishte më jetëgjatë si qeveri, në të kundërtën kështu si është duket herë investim i gabuar e herë i domosdoshëm sa për të pasur pushtet komunal, sa të mos jetë farsë. Kjo tash ngjason si jo serioze dhe investim politik i gabuar por nëse arrijnë të bëjnë një pushtet efektiv me qeveri lokale atëherë do të ndryshoj me shumë pozitivitet. Ajo që tash duket shqetësuese  është situata e krijuar dhe gjetja e përgjigjes në pyetjen se deri kur perëndimi do të ketë durim ndaj Serbisë ! Është bërë bajat dhe budallallëk të merret dikush me Serbin dhe politikën e saj të status quo dhe rikonfirmimit të vazhdueshëm te konfliktit të ngrirë, politika e konfliktit të ngrirë dhe ricilikimi i njëjtë i veprimeve nacionaliste serbe, nuk janë asgjë e re. Bërja hajgare me shtetet perëndimore mbi 23 vjet, Vuçiq po sillet si rrenc dhe manipulues me jetën e serbëve në Kosovë, dhe mentalitet cirkut duke dërguar edhe  ushtar serb afër kufirit me Kosovën dhe rrenat e tij.  Është tepruar kaherë kjo politik e Vuçiqit. Nga ana tjetër, nuk ia vlen që për tre fshatra veriore Kosova të prishet me tërë botën, politika e gabuar apo qasja jo produktive , më shumë sjell dëm se pozitivitet. Askush në Kosovë nuk donë të udhëheq këtë qasje në veri, atje mund të ketë ndërtesa komunale por në brendi do të  mbetet vetëm kryetari dhe disa administrator, por që askush nga serbët lokal nuk hyn në këto ndërtesa , prandaj kur ndalemi e pyesim se  a i'a ka vlerë me u marr me tërë dynjanë kotë, Jo nuk i'a vlen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".