Vuçiqi po i komandon serbët e veriut për rebelim në pritje të aktit final të statutit të Asociacionit 'merre ose lere' me detyrim

Vuçiqi po i komandon serbët e veriut për rebelim në pritje të aktit final të statutit të Asociacionit 'merre ose lere' me detyrim
Vuçiqi po i komandon serbët e veriut për rebelim në pritje të aktit final të statutit të Asociacionit 'merre ose lere' me detyrim

Gani Qarri

  • 27 May 2023 - 22:26

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Provokimet më të reja serbe në veri të Kosovës, ishin skenari i ideuar nga krimineli Aleksandër Vuçiqi për të krijuar, serish situatë të tensionuar në pritje të publikimit të draft statutit të fundit për Asociacionin në muajin qershor.

 

Vuçiqi, ka thënë se në qershor, do të paraqitet modeli i imponuar në tavolinë në stilin merre ose lëre, prandaj ai tani, po instrumentalizon serbët lokal, për ta acaruar gjendjen dhe krijuar situatën e territorit të “pushtuar” në veriun e Kosovës, me qëllim që të imponojë fillimin e një agjende të kushtëzuar për të negocim! Të premten e 26 majit, Vuçiq tha që kinse Petkoviq e ka paralajmëruar atë, se komuniteti ndërkombëtarë në fund të qershorit, do të krijoi një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe, me një draft final, sipas motos "merre ose leje", me të cilin duan të bëjnë presion dhe sjellin edhe Serbinë para aktit të kryer. Por që sipas Vuçiqit, asgjë nuk ndodh, as nuk do të zgjidhet brenda natës, madje sipas tij, Ekipi Menaxhues e di se çfarë do Serbia dhe çfarë nuk do të pranojmë” se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”!?. Prandaj ky ishte edhe skenari i radhës, për rebelim të serbëve në veri të Kosovës, i dizajnuar të ndodhë, pikërisht në ditën e mitingut në Beograd, në mënyrë që Serbia të arsyetojë urdhrin për lëvizjen e ushtrisë serbe, në drejtim të Kosovës, kinse për ti mbrojtur serbët e rrezikuar nga pushteti i “dhunshëm” në komunat e veriut, pas zgjedhjeve të fundit të lira e demokratike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".