Serbia nuk mund të amnistohet, duhet të paditet dhe gjykohet për gjenocid ndaj shqiptarëve

Serbia nuk mund të amnistohet, duhet të paditet dhe gjykohet për gjenocid ndaj shqiptarëve
Serbia nuk mund të amnistohet, duhet të paditet dhe gjykohet për gjenocid ndaj shqiptarëve

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

“Bombardimet janë bërë kryesisht për shkak të veprimeve gjenocidiale të shtetit serb mbi shqiptarët.

Ndihmat në ushqim dhe në strehim që janë dhënë për të dëbuarit në Shqipëri, në Maqedoni e në Malin e Zi për mbi 1 milionë shqiptarëve tregon për politikën gjenocidiale të bërë në Beograd dhe të zbatuar mbi ketë pjesë të kombit shqiptar. Pse nuk janë ngritur akuzat e tilla, këtu nuk është fakti se nuk ka pasur mekanizma për padi. Përkundrazi. Padia nuk është ngritur për disa shkaqe.”

Çështja e ngritjes së padisë për gjenocide kundër Serbisë, për gjenocide ndaj shqiptarëve nga ana e shtetit serb, është një fakt i pakontestueshëm dhe shumë domethënës për përgjegjësi penale dhe për drejtësinë evropiane e botërore. Serbia e ka zbatuar një politikë në vitin 1998 dhe 1999 për të zhdukur qytetarët shqiptar si komb nga Kosova. Politike gjenocidiale ka qenë e planifikuar nga shteti serb dhe ka pasur elemente raciste të zhdukjes në masë të shqiptarëve. Krimi dhe terrori ka filluar para kohës së luftës së UCK-së. Mirëpo, me planin "Potkoi" Serbia e ka planifikuar veprimin gjenocidial. Në zbatim të kësaj ishte plani për zhdukjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë duke serbizuar këtë territor.

Faktet që tregojnë gjenocidin janë:

1. Planifikimi shtetëror, me një plan të analizuar nga shteti, me emrin "Potkoi" për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë.

2. Ekzekutimi i këtij plani me masa ushtarake, paramilitare dhe militare raciste.

3. Vrasjet dhe mbytjet e mbi 15 mijë vetave me intensitet të ashpër nëpër katunde dhe në qytete të Kosovës.

4. Djegiet dhe shkatërrimet masive, vjedhjet dhe grabitjet e tërë pasurisë së shqiptarëve, sikundër edhe shkatërrimi i infrastrukturës për jetë.

5. Ndjekjet e 1 milionë vetave me dhunë dhe terror, me plaçkitje dhe me ndjekje vrastare jashtë vendit duke krijuar kështu hapësirë të lirë dhe pa banorë.

6. Përdhunimet e mbi 20 mijë femrave shqiptare dhe mbytjet e fëmijëve dhe të shumë nënave shtatzëna,

7 . Intensitet i krimit gjenocidial.

Faktet e tilla tregojnë se në Kosovë është bërë gjenocid dhe atë ka mundësi të dënon vetëm Gjykata Ndërkombëtare me padi të shtetit që është anëtare e OKB-së. Në fakt padinë e tillë mundë ta paraqet Anglia, Gjermania, Shqipëria, SHBA-të, Franca, Italia, Turqia dhe të gjitha shtetet që me një mënyrë kanë qenë të implikuara në luftë kundër genocidistëve serb.

Bombardimet janë bërë kryesisht për shkak të veprimeve gjenocidiale të shtetit serb mbi shqiptarët.

Ndihmat në ushqim dhe në strehim që janë dhënë për të dëbuarit në Shqipëri, në Maqedoni e në Malin e Zi për mbi 1 milionë shqiptarëve tregon për politikën gjenocidiale të bërë në Beograd dhe të zbatuar mbi ketë pjesë të kombit shqiptar. Pse nuk janë ngritur akuzat e tilla, këtu nuk është fakti se nuk ka pasur mekanizma për padi. Përkundrazi. Padia nuk është ngritur për disa shkaqe:

1. Mos fuqia e organeve në Kosovë për të bërë një padi të tillë,

2. Mos interesimi i pushtetit në Kosovë dhe të shtetit shqiptar për padi gjenocidiale,

3.. Kompromiset e dhimbshme të BE dhe të SHBA-së me shtetin rus për çështjen e Serbisë,

3. Kundërshtimet nga vetë shtetet e BE-së për këtë vlerësim të dhunës së bërë në Kosovë dhe

4. Raportet e vjetra dhe miqësore, si dhe shumë frytdhënëse për shtetin serb në botë.

Natyrisht se edhe përkundër këtyre Kosova ka pasur mundësi që nëpërmes Shqipërisë të ngritë padi për gjenocide ndaj shtetit serb.

Njëherit e ka pasur në dorë Kosova që mos të bisedon me shtetin serb pa përgjegjësi penale dhe gjenocidiale të bërë mbi shqiptarët.

Tash i takon kësaj qeverie të punon padinë dhe të bie në kontakt me shtetin shqiptar për të paraqitur atë pranë Gjykatës ndërkombëtare për krime.

Shqipëria ka obligime të dyfishta për këtë çështje madhore.

Së pari, se është atdheu i shqiptarëve, ku gjysma e popullit shqiptar ka kaluar nëpër masa gjenocidiale të dhunës dhe të territorit serb dhe

së dyti, sepse Shqipëria i ka mbajtur mbi 1 milion shqiptar të strehuar nga Kosova, që kanë qenë të dëbuar dhe të masakruam gjatë vitit 1998 / 99.

Nuk ka dilemë se kjo mundësi ekziston dhe të njëjtën duhet zbatuar domosdo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".