Presidenti serb Vuçiq deri në fund të këtij muaji mund të jap dorëheqje, ikje nga përgjegjësia e mos zbatimit të marrëveshjeve

Presidenti serb Vuçiq deri në fund të këtij muaji mund të jap dorëheqje, ikje nga përgjegjësia e mos zbatimit të marrëveshjeve
Presidenti serb Vuçiq deri në fund të këtij muaji mund të jap dorëheqje, ikje nga përgjegjësia e mos zbatimit të marrëveshjeve

Agim Bajrami

  • 29 May 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Edhe Kosova nuk do të mund tu ik obligimeve të formimit të 'asociacionit të komunave me shumicën serbe(AKS) ku lidershipit politik kosovar i vihet për obligim, hulumtimi i modeleve që nuk do të bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës , si dhe detyrimin e implementimit të aktgjykimit kushtetues, për njohjen dhe regjistrimin e pronave të Manastirit të Deçanit , si dhe nxjerrjen e ligjit për rregullimin e statusit të institucioneve fetare në Kosovë, duke përfshirë edhe Kishën ortodokse serbe në Kosovë. Shkuarja në zgjedhje, nuk është mundësi e tejkalimit të obligimeve të ndërmarra nga marrëveshjet e negociuara, por vetëm blerje të kohës apo largimi nga politika, duke i ikur e ballafaqimit me përgjegjësit ligjore e politike.

-Vuqiçi serb, nuk do ti zbatoj marrëveshjet e akorduar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; Kosovë - Serbi.

Dhe nga pa gatishmëria e lidershipit politik serb për të pranuar realitetin e subjektivitetit juridik të shtetit të Kosovës dhe në mos zbatimin e marrëveshjes dhe akteve tjera normalizuese me Kosovën, si dhe mos mundësia e ndërhyrjes ushtarake, për ndarjen e Kosovës siç pretendohej disa herë ,Vuçiqi serb po e dërgon vendin e tij në zgjedhje, për të luajtur me kartën e blerjes së kohës, duke besuar në ndryshimin e rrethanave globale, që do të shkonin në favor të interesave hegjemoniste serbe, dhe kundër shqiptarëve e shtetit të Kosovës.

Vuçiq , do të thoshte para publikut serb, se " unë e përmbusha, ' premtimin kombëtar', kur betohej , "se nuk do ta njoh kurrë "shtetin e rrejshëm të Kosovës" siç në vazhdimësi e përdorte këtë shprehje Vuçiq".

Edhe me shkuarjen e Serbisë në zgjedhje ,obligimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nuk do të mund të tejkalohej, dhe Serbia as nuk do të mund të bëhej vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Edhe Kosova nuk do të mund tu ik obligimeve të formimit të 'asociacionit të komunave me shumicën serbe(AKS) ku lidershipit politik kosovar i vihet për obligim, hulumtimi i modeleve që nuk do të bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës , si dhe detyrimin e implementimit të aktgjykimit kushtetues, për njohjen dhe regjistrimin e pronave të Manastirit të Deçanit , si dhe nxjerrjen e ligjit për rregullimin e statusit të institucioneve fetare në Kosovë, duke përfshirë edhe Kishën ortodokse serbe në Kosovë. Shkuarja në zgjedhje, nuk është mundësi e tejkalimit të obligimeve të ndërmarra nga marrëveshjet e negociuara, por vetëm blerje të kohës apo largimi nga politika, duke i ikur e ballafaqimit me përgjegjësit ligjore e politike. Vetëm lidershipi politik në Ballkan, nuk ka vizion, dhe përgjegjësi , e as gatishmëri , që për hir të interesit të ardhmërisë së popujve të tyre, t'i marrin përgjegjësit historike , edhe për vendime të rëndësishme kur publiku i tyre, nuk do të mund t'i kuptoj si të arsyeshme e logjike, por për kohën më të gjatë, vendimet e tilla, do të ishin në interesat e popujve të tyre.

Politikë bërësit ballkanas, nuk janë të formuar që për ardhmen e përbashkët të sakrifikohen ,dhe kjo politikë bërje e ka vullnetin dhe guximin e sakrifikimit, vetëm për euforitë dhe patriotizmin e heroizmit të tyre të momentit , duke e lënë të ardhmen e popujve të tyre në grindje, konflikte dhe varfëri të mëtejshme, për një patriotizëm të rrejshme e kundër vetes! Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për ikje nga përgjegjësit e lidershipit politik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".