Veriu i trazuar e i provokuar nga bandat serbe peng i klasës politike të përçarë e të pa unifikuar

Veriu i trazuar e i provokuar nga bandat serbe peng i klasës politike të përçarë e të pa unifikuar
Veriu i trazuar e i provokuar nga bandat serbe peng i klasës politike të përçarë e të pa unifikuar

Gani Qarri

  • 30 May 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht, shkaku i opozitës së çoroditur, Kosova jonë e vogël, po i paguan shtrenjtë injorancën e thellë, sjelljet e pa koordinuara dhe mos unitetin politik të partive vendore edhe në zhvillimet më dramatike në veriun e Kosovës.

Në këtë mënyrë, po krijohet hapësirë për reagime, gjykime dhe atakime të hapura politike e diplomatike, vetëm për veprimet e ligjshme të institucioneve të shtetit, për rivendosjen e rendit dhe të ligjit në veri të Kosovës! Madje edhe rasti i hyrjes së kryetarëve të sapo-betuar në objektet e komunave në veri të Kosovës, tregoi se sa e çakorduar është politika e brendshme, e cila edhe në politikën e jashtme ka krijuar situatë tepër të rrezikshme, ku shumica e reagimeve kanë qenë, jo në favor të Kosovës ani pse institucionet e vendit, kryenin vetëm zbatimin e ligjit.

Dhe opozita e inkriminuar, në vend të kritikave në drejtim të Serbisë hegjemoniste dhe kriminelit Vuçiq, përkundër zhvillimeve dramatike nga bandat serbe në veri, nuk sillet sipas rrezikshmërisë së gjendjes në vend, por kritikon institucionet e shtetit tonë. Dhe përderisa opozita është kthyer në argat të Serbisë, Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për sundimin e ligjin në Kosovë dhe ka mbështetur aksionin për vendosjen e legjitimitetit ligjor e kushtetues në veri. Abraham në një postim në Tvitter shkruan se përkundër të gjitha kritikave nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat ligjore e kushtetuese në territorin e vet legjitim, kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga Serbia, e cila vuri në gjendje gatishmërie forcat e ushtrisë duke kërcënuar edhe me intervenim ushtarak.

Reagimi i deputetit gjerman erdhi pas situatës së tensionuar të premten në veri të vendit, me rastin e inaugurimit të kryetarëve të sapo zgjedhur të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit në zyrat e tyre të punës, kur grupe të banditëve serb tentuan ta ndalonin me dhunë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në vendet e tyre të punës, të cilët lënduan me gur dhe mjete të forta, pesë policë të Kosovës dhe dogjën një veturë të Policisë, si dhe dëmtuan disa të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".