Lexoni edhe:
Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël që i thuhet mos prek aty mos prek këtu!
Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra
Shumë e natyrshme që ka vend për biseda e edhe për kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, e vërtetë se jemi të shqetësuar në kohën që po e kalojmë, po jo more, t'i thërrasësh bandat çetnike, "që të mos i binden kësaj qeverie", dalldyshan, çfarë mendon ti?! A i di sa gabimet i keni bërë me ato grupet e juaja, katund e komunë serbe, nuk ka dalë askush të thotë, mos ju bindni...më ka ardhur keq të të zë në gojë. Jetojmë në një vend, etj. Po nuk është me realitetin atë që e thoni. Nuk jep këtë kurrfarë ligji, as kanuni, as feja, as shkenca, këtu han e jeton, e del me armikun kundër vendit
-Shumë pak reagime në favor të shqiptarëve. Në unitetin kombëtar. Pro qeverisë së vet. Pro vendit të tyre. Pro rastit që kërkohej të përfundonte episoda dhe të mos dramatizohej aq shumë prej nesh e kundër nesh. Është interesant një pyetje që më sillet në mend: Pse shqiptari me fjalët e veta zë vendin e një anëtari të bandave çetnike? Ka mjaft çetnikë të Serbisë kundër shqiptarëve!
Është shumë e qartë për të gjithë opinionin kombëtar e ndërkombëtar, cilat janë intencat e Serbisë. Çfarë janë provokimet kundër Kosovës. Është e ditur se zgjedhjet në veri nuk janë të plota, ngase i ka bojkotua minoriteti i asaj popullate. Megjithatë, sinjali është dhënë se duhet respektuar rendin dhe kushtetutën e vendit. U zgjodh çka u zgjodh, më duket reagimet nga evropianët dhe amerikanët nuk ishin në kundërshtim me këto parime. Forcat e minoritetit serb, të yshtura haptas në provokime e të organizuara nga Vuçiqi, duke u përpjekur që edhe me forca ushtarake të ndërhyjnë sërish në Kosovë, çka i mbetet kësaj qeverie?!
Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël që i thuhet mos prek aty mos prek këtu!Lexoni edhe:
Çka është bërë në Veri të Kosovës prof. i historisë e ish diplomat, e inteligjent, e i prekur nga Tirana? Është hedhur pak gas lotsjellës sa për t'i mbrojtur kokat policia nga bandat çetnike të Vuçiqit. Unë kam menduar që vërtet jeni më të pjekur e më të kujdesshëm ju në Shqipëri, jo. Jo! Ju përpara e njihni Serbinë se shqiptarët...Po shihet pjekuria dhe inteligjenca e juaj, ashtu si e keni tollovitur Shqipërinë më parë me atë kryeministrin e juaj. Po shihet kush me kënd bashkëpunon dhe çka punon. Po shihet se si respektohet ligji për të gjithë. Po shihet nga mençuria e juaj sa të rinj brenda vitit ikin në vendet e huaja, madje shumë prej tyre me sakrifica. Krejt kjo nga (pa)perspektiva që e keni krijuar ju, sigurisht nga ajo pjekuria e juaj dhe maturia që keni.
Shumë e natyrshme që ka vend për biseda e edhe për kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, e vërtetë se jemi të shqetësuar në kohën që po e kalojmë, po jo more, t'i thërrasësh bandat çetnike, "që të mos i binden kësaj qeverie", dalldyshan, çfarë mendon ti?! A i di sa gabimet i keni bërë me ato grupet e juaja, katund e komunë serbe, nuk ka dalë askush të thotë, mos ju bindni...më ka ardhur keq të të zë në gojë. Jetojmë në një vend, etj. Po nuk është me realitetin atë që e thoni. Nuk jep këtë kurrfarë ligji, as kanuni, as feja, as shkenca, këtu han e jeton, e del me armikun kundër vendit. Ka mjaft të tjerë para teje më kosmopolitan! Cramon, e nëse qeveria nuk ka legjitimitet të futet në ndërtesat e komunave në territorin e vet, pse paska të drejtë të bëjë zgjedhjet?! Ky zë vjen nga Evropa jonë e dashur. Tregoni pra ju evropianët, kush është legjitim në këtë vend? Serbia s'e pranon dialogun. Ajo pranon falje të tokës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".