Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël që i thuhet mos prek aty mos prek këtu!

Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël që i thuhet mos prek aty mos prek këtu!
Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël që i thuhet mos prek aty mos prek këtu!

Dr. Hysni Aliu

  • 30 May 2023 - 07:49

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

A thua çka do të ndodhte në SHBA po të dëgjohej urdhri i ish presidenti Trump, për mospranimin e zgjedhjeve dhe mos lëshimin e objekteve shtetërore, sepse pretendonte që i ka fituar zgjedhjet gjersa e vërteta ishte e kundërta, përse SHBA-të nuk e lejuan këtë marrëzi antishtetërore për vete, ndërsa Kosova po u dashka ta lejon. Këto dhe shumë fakte të tjera, shpresoj që të analizohen nga faktori ndërkombëtar, në vend që të sulmohet një shtet e një kryeministër e një presidente që demokracinë e kanë në zemër, ndërsa paqen e kanë shpirtin e vetë.

-Në shkrimin paraprak, me qëllim nuk desha të fokusohem në reagimet e ndërkombëtarëve për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe funksionalitetin e institucioneve të (vërteta )të Kosovës edhe në veri, (e jo institucione fiktive siç ishin deri më tani), sepse doja të flas për thelbin e çështjes, e jo për atë se kush e çka mendon për shtetin e Kosove anembanë rruzullit tokësor.

Megjithatë, është e rëndësishme te them atë qe mendoj për këto reagime, te cilat ishin me te vërtetë te çuditshme, dhe si rralle here te pa kuptueshme, sepse reagohej ne një çështje që është jetike për mirëqenien e qytetareve pore edhe për funksionalitetin e shtetit. Trajtimi i Kosovës si një bebe e vogël, ku i thuhet mos prek këtu e aty sepse s’bënë, është ofenduese dhe jo demokratike.

Po e them këtë, sepse psh. Në Mitrovicën e veriut disa ditë më herët u betua kryetari i komunës, i dalë nga të njëjtat zgjedhje dhe me të njëjtin legjitimitet, që është edhe ai i cunguar, ndërsa sipas dikujt e njëjta nuk po bëka të ndodhë në tri komunat tjera të Kosovës, sepse Vuçiq nuk paska dhënë lejen, unë këtë nuk e kuptoj. Nënshtrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj shantazheve te Vuçiqit e krimineleve në Veri, është shumë i dhimbshëm. A thua çka do të bënte Serbia, nëse qytetarët e Serbisë, në Luginën e Preshevës, Sanxhak apo Vojvodinë, nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet e lira, si rrjedhojë e presionit të Shqipërisë, Vojvodinës, apo Turqisë, a do të kritikohej Serbia që hyri me përkrahjen e policisë një kryetare i zgjedhur me 100% të votave të atyre që kanë pasur vullnet të votojnë, apo do përdorej dëshira e këtyre tri shteteve kur ato do të jepnin urdhrin bashkëkombasve te vet për të hyrë në institucione? Përgjigja dihet, ai që nuk merr pjesë në votim, e humb të drejtën për tu ankuar sepse nuk ka qenë pjesë e procesit.

Çështja e dytë; Unë i pyes faktorët ndërkombëtarë, që nga Blinken e më poshtë, se përse institucionet e Kosovës, nuk po guxuakan të funksionojnë në veri, ndërsa institucionet paralele të Serbisë po guxuakan të funksionojnë në çdo cep të Kosovës. Dihet botërisht që Serbia kurrë nuk i ka shuar institucionet e veta paralele në Kosovë dhe ato institucione nuk janë penguar se vepruari nga asnjë qeveri e Kosovës, për hir të stabilitetit dhe tolerancës ndëretnike. Si do të reagonte Blinken, nëse Kosove nga nesër do të vendoste ndalesën për çdo gjë që vjen nga Serbia dhe që është e dedikuar për institucionet paralele te Serbisë në Kosovë. A është më antidemokratike të jesh zot në shtëpinë tënde, apo të mundohesh të bëheshe zot në shtëpinë e huaj, ashtu siç po bënë Serbia.

Si mund të quhet budallallëk, një vendim për të siguruar qasjen në objektet shtetërore të një një qeverie të një shteti demokratik, ndërsa në të njëjtën kohë të trajtohet si normale e demokratike, ndalesa që i bëri Vuçiq popullit serb në Kosovë për të marr pjesë ne zgjedhjet lokale. Si mund të quhet fajtore Kosova, që nuk pranoj të shantazhohet nga Vuçiq, ndërsa nuk quhet fajtore Serbia, që urdhëroj tërheqjen e Serbeve nga institucionet e Kosovës, edhe atë vetëm në Veri të Kosovës. Si qenka e mundshme që shteti i Kosovës tek qenka demokratik në jug dhe aty nuk paska pasur nevojë të tërhiqen serbët nga institucionet, ndërsa jo demokratik në veri, aty ku Serbia e ka pasur kontrollin e plotë qe 20 vite. Si qenka e mundur që serbëve të Kosovës në Veri, Vuçiq me bandat e veta të lejohet të ua djeg pasurinë serbëve të asaj ane, automobilat, garazhet, shtëpitë, dhe për të të mos ketë pasoja në raportet ndërkombëtare, ndërsa qasja e shtetit në objektet e veta shtetërore qenka e dënueshme, budallallëk, e rrezikshme, dhe me pasoja për raportet me perëndimin?

A thua çka do të ndodhte në SHBA po të dëgjohej urdhri i ish presidenti Trump, për mospranimin e zgjedhjeve dhe mos lëshimin e objekteve shtetërore, sepse pretendonte që i ka fituar zgjedhjet gjersa e vërteta ishte e kundërta, përse SHBA-të nuk e lejuan këtë marrëzi antishtetërore për vete, ndërsa Kosova po u dashka ta lejon. Këto dhe shumë fakte të tjera, shpresoj që të analizohen nga faktori ndërkombëtar, në vend që të sulmohet një shtet e një kryeministër e një presidente që demokracinë e kanë në zemër, ndërsa paqen e kanë shpirtin e vetë. Të ballafaqohesh me kriminelët, kurrë nuk ka qenë anti demokratike, përkundrazi, arma me e fortë për ta mbrojtur demokracinë është sundimi i ligjit.

Njerëzit që janë të infektuar nga politika e ish presidentit Trump, që po gjykohet tani në gjykatat e SHBA-së, duhet ta kuptojnë që Kosova dhe SHBA-të janë një, dhe kjo kurrë nuk do të mundë të lëkundet , e sidomos jo nga aksione plotësisht demokratike për zbatimin e rendit dhe ligjit.

Secili duhet ta kupton, që në Kosovë ka perënduar koha e presidentëve e kryeministrave të korruptuar apo kriminalizuar, andaj nuk mundë të llogaritet në pazare që bazohen në shantazhe e prapaskena që e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Për këtë qeveri ka votuar më tepër se gjysma e popullatës, e shumë nga votuesit madje përcaktuesit ishin pikërisht mërgata e Kosovës këndej dhe përtej atlantikut, e rritur e adaptua dhe edukuar pikërisht nga demokracitë që ju ëe nderuar perëndimore i udhëhiqni. SHBA-të nuk bëjnë kompromis e as pazare me terroristët, për të liruar pengjet, sepse e dinë që një pazar i tille është rruge e mësuar për tu përsëritur.

E njëjta është me Kosovën, ne kemi mësuar nga ju Zoti Blinken, Kosova nuk lejon që shantazhet e shteti fqinjë ta dirigjojnë pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen e qytetarëve te shtetit të vet, apo si rrjedhojë funksionimin ose mosfunksionimin e institucione në shtetin tone, sepse kjo do e forconte ambicien e Serbisë, që gjithmonë të shantazhoj shtetin e Kosovës me qytetarët serb, ashtu siç do të shantazhohej SHBA nga terroristët nëse do negocionte me ta. Ky është thelbi i çështjes, andaj mbajtja e zgjedhjeve në veri( pas shtyrjes se dakorduar me ndërkombëtaret) dhe vendosja e kryetarëve nëpër objektet komunale, ka qenë mënyra e vetme demokratike për të luftuar terrorizmin që po vjen nga shteti Serb. Nuk kam pa askund në botë që dikush ju shkon njerëzve me arme në shtëpi e i detyron të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse këtë e mendon dikush në perëndim, atëherë nuk ja vlen të shkruaj më!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".