Ruajtja e paqes në Veri të Kosovës grushti më i rëndë kundër politikës neofashiste dhe pro ruse të Aleksandër Vuçiqit

Ruajtja e paqes në Veri të Kosovës grushti më i rëndë kundër politikës neofashiste dhe pro ruse të Aleksandër Vuçiqit
Ruajtja e paqes në Veri të Kosovës grushti më i rëndë kundër politikës neofashiste dhe pro ruse të Aleksandër Vuçiqit

Agim Bajrami

  • 31 May 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Shpërthimi i dhunës me përmasa të një konflikti në Veri të Kosovës, përfitues i konfliktit është regjimi i Vuçiqit në Beograd dhe Putini në Moskë , dhe humbës do të jenë qytetarët kosovarë pa marr parasysh etninë e tyre. Prandaj nuk ka zgjidhje të njëanshme përmes masave policore sado që për momentin këto masa të ndërmarra nga qeveria e Kosovës mund të përmbajnë elemente justifikimi të veprimeve, por nuk çojnë në zgjidhjen e problemit, përkundrazi, ndërlikohet situata që mund të rrëshqet në konflikt të armatosur, me efekte të shkaktimit të dëmeve në prona, e viktima.

Nëse nuk arrin të mbizotëron paqja dhe dialogu për marrëveshje me serbët lokal, dhe përsëri palët do të detyrohen të ulen dhe të bisedojnë, dhe kush do të përfitojnë nga një situatë e tillë, me siguri Vuqiç ,se do ti largoj përplasjet e brendshme civile në Beograd , dhe vëmendjen e publikut serb e të ndërkombëtarëve do te bartë nga Beogradi në Prishtinë. Nuk është kjo në mençurinë e Qeverisë së Kosovës që ti ofron favore politike regjimit të Vuqiçit, përmes sjelljeve të pamatura politike të Kosovës, që vetëm me ndërmarrjen e masave policore të sigurohen që kryetarët e zgjedhur të komunat veriore të Kosovës të hyjnë në zyre ngase popullata e etnisë serbe i kundërshton kryetarët e tanishëm pasi serbët bojkotuan zgjedhjet. Edhe kuptimi i demokracisë ,shprehet qartë, se rastin e sundimit të shumicës ndaj pakicës ,dhe në veri, mungon shumica e qeverisjes në pushtetin komunal.

Edhe kushtetuta e Kosovës i garanton të drejtat e komunitetit shumicë në qeverisje lokale,prandaj në kuptim të instrumenteve ligjore ndërkombëtare dhe të legjislacionit të Kosovës, zgjidhja e situatës së tanishme është ajo që vetëm favorizon mundësinë paqësore të bisedimeve politike brenda kornizës ligjore të Kosovës me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare, në të kundërtën, do të ketë shpëtim të dhunës me përmasa të konfrontimeve apo konflikteve ndërmjet palëve kur mund edhe të paraqitet rreziku që veriu i Kosovës nuk do të mund jetë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës. Dhe a është kjo mençuri dhe interesi i Kosovës ,apo i kujt,për këtë do të duhej të dinë skena politike e Kosovës që paguhet dhe e ka përgjegjësin politike dhe ligjore që në forma më të mira tu shërbej interesave të qytetarëve dhe të vendit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".