Kuvendi i Kosovës jashtë funksionit në agjendat serioze të shtetit, aktiv dhe zhurmues vetëm në përpjekjet për kapjen e turpshme të pushtetit

Gani Qarri

  • 31 May 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Situata e krijuar në veri, nuk është për tu nënçmuar, injoruar dhe as për tu sjellë në mënyrë kaq të relaksuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ajo ka dalë jashtë çdo normaliteti, kur dihet se kërcënimet nuk vijnë më vetëm nga brenda por edhe nga jashtë, si nga Serbia hegjemoniste, e cila po përpiqet ta vejë në pikëpyetje edhe ekzistenca e shtetit të Republikës së Kosovës!

-Sjellja kaq jo serioze si dhe përcjellja nga distanca e me kaq komoditet, e situatës së krijuar në veri të vendit, nga opozita e inkriminuar, përderisa bandat e organizuara kriminale serbe po tentojnë me çdo mënyrë, ta pengojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike për të qeverisur mbi bazën e ligjeve të shtetit në komunat e veriut, është papërgjegjësi totale, si e opozitës, ashtu edhe e vet Kuvendit të Kosovës!

Madje edhe ata që ngarendën ta kritikonin Kosovën, pse ajo po përpiqet ta rivendos rendin e ligjin, në territor të vetin, pavarësisht shantazheve të Beogradit dhe listës serbe që i bojkotuan ato zgjedhje me skenar të paramenduar për qëllime krejtësisht të natyrës së përfitimeve politike, sot u bindën plotësisht, se bandat kriminale guxuan t'a provokojnë jo vetëm policinë e Kosovës por ato sulmuan ashpër edhe vet KFOR-in, duke i plagosur dhjetëra ushtarë ndërkombëtar! Kështu që, në kohën kur po ndodhin gjithë këta katrahura politike, në territorin vendit, është momenti vendimtar, që edhe Kuvendi ta tregojë veten dhe të organizojë urgjentisht, seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së krijuar, sepse edhe kuazsi-deputetët e katapultuar nga politika, sipas ligjit janë të mandatuar ti shërbejnë popullit dhe interesave të shtetit, e jo vetëm për realizimin e lakmive personale dhe egos për pushtet.

Situata e krijuar në veri, nuk është për tu nënçmuar, injoruar dhe as për tu sjellë në mënyrë kaq të relaksuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ajo ka dalë jashtë çdo normaliteti, kur dihet se kërcënimet nuk vijnë më vetëm nga brenda por edhe nga jashtë, si nga Serbia hegjemoniste, e cila po përpiqet ta vejë në pikëpyetje edhe ekzistenca e shtetit të Republikës së Kosovës!

Për aq më tepër, tanimë edhe diplomacia amerikane dhe ajo evropiane e shohin situatën në veri, alarmante dhe me rrezik potencial për eskalim, ndërsa kuvendi vazhdon të sillet i përgjumur, duke trashur edhe më tej, nivelin e privilegjimit, tanimë edhe me projektin, që secili deputet ta ketë edhe nga një asistent kinse për ta “ndihmuar”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".