Lexoni edhe:
Çelësi i zgjidhjes së çështjes në Veriut të Kosovës është në trekëndëshin Bruksel-Londër dhe Uashington
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Kosova duhet që të kërkojë që SHBA-të të marrin nën kontroll Veriun, sidomos objektet komunale, duke mos lejuar hyrjen e nacional - terroristëve serbë brenda në objekte. Njëherit, kërkohet te thellohen hetimet dhe të merren masa ligjore kundër terroristëve në Kosovë. Nga NATO, BE dhe SHBA-të kërkohet që të dënojnë politikën neo imperialiste të Serbisë. Shteti serb ndalet vetëm me forcë.
-Ky është një mendim imi ndryshe! Mos është më mirë dhe ndoshta shumë më natyrore për Republikën e Kosovës që Policia e Kosovës dhe kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të largohen nga objektet e komunave në tri komunat në veri dhe të vendosen në objektet tjera, për të krijuar situatë normalizuese me SHBA-të. Nuk duhet të shkojmë në gjendje që të bllokohet Republika dhe të detyrohen organet e Kosovës t'i lëshojnë objektet? Edhe nga objektet tjera kryhen detyrat komunale. Serbia është duke e provokuar NATO-n me lëvizje ushtarake, me sulme terroriste dhe me veprime tjera, me qëllim që të vij te një konflikt i hapur me shtetin nacional imperialist serb, mike e Rusisë.
E gjithë kjo që të krijohet një Front i ri i luftës në Kosovë. Për këtë po punojnë bashkë Serbia dhe Rusia. As Kosovës nuk i duhet ky front. Kosova duhet që të kërkojë që SHBA-të të marrin nën kontroll veriun, sidomos objektet komunale, duke mos lejuar hyrjen e nacional - terroristëve serbë brenda në objekte. Njëherit, kërkohet të thellohen hetimet dhe të merren masa ligjore kundër terroristëve në Kosovë. Nga NATO, BE dhe SHBA-të kërkohet që të dënojnë politikën neo imperialiste të Serbisë. Shteti serb ndalet vetëm me forcë. Beogradi e kupton vetëm gjuhen e forcës politike. Është më mirë që ndërtesat e komunat të jenë në shërbim të KFOR-te. Me SHBA-të bashke nuk humb veriu i Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".