Politikanët me politikë të kafeneve krijuan pa perspektivën e rëndë në shtetin e Kosovës

Politikanët me politikë të kafeneve krijuan pa perspektivën e rëndë në shtetin e Kosovës
Politikanët me politikë të kafeneve krijuan pa perspektivën e rëndë në shtetin e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 01 June 2023 - 15:26

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Euforitë në politikë bërje nuk kanë vend. Vetëm me politika të mira dhe njerëz të mirë, mund të përparohet shteti dhe të rritët mirëqenia. Gjithmonë njerëzit janë larguar nga vendlindjet, por kurrë sikur decenien e fundit, që po largohen masivisht për mos tu kthyer kurrë. Këto praktika të politikave të kafeneve dhe skutave duhet një herë e mirë të ndërpriten, nëse ja duam të mirën atdheut dhe kombit!

 

Shpesh njerëzit i dëgjon kur pyesin, së si do të jetë fati i shoqërisë tonë, ardhmërisë, perspektivës dhe besimit, që jeta të bëhet më e mirë në këto hapësira. E që kjo të ndodhë më shpejtë, duhet të largohemi nga politikat e kafeneve. Të largohemi nga vendet e tilla ku po bisedohet dhe po bëhet biznesi, e më së shumti politika. Këto janë kthina anti kulturore e anti civilizuese , të cilat në plan të parë po nxjerrin jetën politike, e cila që shumë vite , është e nivelit fshataresk e primitiviste .Politika të tilla i ndeshim sot në shtetet ballkanike. Politikat më ‘vizione’ të kafeneve ku po hartohen programet partiake dhe ato shtetërore, i kanë sjellë dëm të madh Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është treguesi i zhvillimit dhe prosperimit të një shteti,sigurisht as për afër të nivelit të kërkuar. Në të tilla skuta u planifikuan kuadrot politike, si ministra, rektorë të universitetit, prokurorë, gjyqtarë,ambasadorë e shefa të ndryshëm…E dihet pastaj së çka mund ti sjellin shtetit njerëzit e tillë . Kur më vendet e tilla është e lidhur politika, kjo është shumë e dhembshme për shoqëri. Këto dukuri e kanë degraduar shoqërinë dhe shtetin më decenie, duke i bërë ato të pavlefshme. Kjo shumë po ngjanë në feudalizëm e në primitivizma. Thënë shkurt nuk është asgjë tjetër vetëm së anarki. Është diçka për përmbushje të interesave personale, është pa vizionare për të ardhmen. Koncepti i shtetit automatikisht me logjika të tilla bie poshtë. Është koha e një vetëdije krejt tjetër, korrigjuese konform politikave bashkëkohore. Euforitë në politikë bërje nuk kanë vend. Vetëm me politika të mira dhe njerëz të mirë, mund të përparohet shteti dhe të rritët mirëqenia. Gjithmonë njerëzit janë larguar nga vendlindjet, por kurrë sikur decenien e fundit, që po largohen masivisht për mos tu kthyer kurrë. Këto praktika të politikave të kafeneve dhe skutave duhet një herë e mirë të ndërpriten, nëse ja duam të mirën atdheut dhe kombit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".