Nuk janë “kukulla”25 ushtar të KFOR-it të lënduar nga bandat serbe në veri, është e turpshme për Kuvendin që rri në gjumë e nuk është zgjuar

Nuk janë “kukulla”25 ushtar të KFOR-it të lënduar nga bandat serbe në veri, është e turpshme për Kuvendin që rri në gjumë e nuk është zgjuar

Hajrullah Tërnava

  • 02 June 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata e krijuar këtyre ditëve, jo nga protestat por nga sulmet e paramilitarëve serbë në veri të Mitrovicës e sidomos në Zveçan, është trishtuese dhe kërkon unifikim të faktorit të brendshëm partiak dhe një vendim se si më tutje, por gjithsesi në koordinim me faktorin ndërkombëtar në krye me Amerikën, shtetet e BE-së dhe Anglinë, sepse sikur mos të ishte në ruajtjen e kufijve të Kosovës KFOR-i, gjithsesi se do të ndodhte lufta mes Serbisë dhe Kosovës.

- Sulmet nga ana e paramilitarëve serb ndaj ushtarëve të KFOR-it, me aq të plagosur, kjo i përngjanë luftës, dhe krejt kjo çfarë ka ndodhur nuk mund të quhet protestë e qytetarëve, por sulm i paramilitarëve ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës nga ku pati shumë të plagosur, gjithsej 25 ushtar të KFOR-it, nga këta të lënduar 3 persona rëndë të plagosur. Shikuar nga pesha politike dhe strategjike e krijuar me dhunën serbe në Veri të Kosovës, nuk janë fare të kuptueshme sjelljet e njerëzve si deputet dhe të partive në përgjithësi që nuk reflektuan për thirrjen e një seance plenare.

Pra është pa përgjegjësi totale e Kuvendit të Kosovës, sjellja kaq jo serioze e përcjelljes nga distanca dhe me aq komoditet krijimin e situatës së fundit në veri të Vendit ku bandat kriminale serbe po organizohen kërcënojnë dhe pengojnë ushtrimin e detyrës së tyre nga kryetarët e zgjedhur për të qeverisur në komunat e veriut, mbi bazën e ligjeve të shtetit dhe në mënyrë demokratike, pavarësisht shantazheve të Beogradit dhe listës serbe që i bojkotuan ato zgjedhje me skenar të paramenduar për qëllime krejtësisht të natyrës së përfitimeve dhe qëllimeve politike. Bandat kriminale guxuan t'a provokojnë-sulmojnë jo vetëm policinë e Kosovës por edhe KFOR-in. Gjithsesi se tani është koha e duhur që Kuvendi të tregon veten dhe të kërkon seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe deklaruar me vendim unik rreth situatës së krijuar, e sidomos të debatoj rreth ndalimit së vepruari si parti politike të Listës Srpska, e cila e tregoj veten me këtë përgatitje të këtij agresioni që iu shkaktoj aq lëndime KFOR-it dhe policisë së Kosovës, sepse këta deputet të zgjedhur janë zëri i mandatuar nga populli për interes të shtetit dhe jo vetëm për realizimin e lakmive personale nga egoja e pushtetit. Situata e krijuar nuk është për tu injoruar dhe sjellë në mënyrë kaq të relaksuar, është jashtë çdo normaliteti, sepse nuk janë kërcënimet vetëm nga brenda por edhe nga jashtë, nga Serbia fqinjë prej të cilave po vihet në pikëpyetje edhe shteti.

Diplomacia amerikane dhe evropiane po shohin alarmante dhe me rrezik serioz situatën veri ,ndërsa kuvendi vazhdon të sillet i përgjumur, duke shkuar akoma përtej me nivelin e privilegjuar në projektin për secilin deputet edhe nga një asistent për ta “ndihmuar”. Situata aq kërcënuese qe ndodhi sot ndaj ushtrave te KFOR-it dhe policisë te Kosovës, ishte dashur qe edhe NATO te reagoj dhe ta ngriti nivelin e saj të gatishmërisë, që vetë Serbia ta ndiej seriozitetin e ati agresioni të paramilitarëve të saj që e sulmuan KFOR-in, kur dihet që KFOR-i është pjesë përbërëse e NATO-s, sepse Serbja i ka të freskëta kujtimet nga bombardimet e viteve 1999 që ia ka shkaktuar Serbisë, dhe nëse vjen edhe një herë deri te ndonjë bombardim nga ana e NATO-s ndaj Serbisë, shtrohet pyetja se çfarë mund të ndodh me këtë shtet në të ardhmen?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".