Shteti i Kosovës mund të ekzistojë vetëm me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare

Shteti i Kosovës mund të ekzistojë vetëm me  përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare
Shteti i Kosovës mund të ekzistojë vetëm me  përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 02 June 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Kjo gjendje në këtë kohë, në Veri të vendit , i shkon për interes vetëm Rusisë dhe Serbisë e sidomos atëherë kur bashkësia ndërkombëtare me tërë seriozitetin, i dënon veprimet politike të qeverisë së Kosovës të ndërmarra në veri të vendit.

-Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, dhe për vetë shtetin e Kosovës, është tejet e rrezikshme. Liria, pavarësia, dhe shteti i Kosovës është krijuar nga vetë bashkësia ndërkombëtare, dhe kjo ishte një dhuratë hyjnore për popullin e shtypur dhe të okupuar shqiptarë.

Dhe kur shteti i Kosovës u krijua nga bashkësia ndërkombëtare, jo të demonstroj forcën policore, duke e keqpërdorur policinë profesionale të Kosovës e cila nuk ka pagesa për rrezikshmëri në punë,dhe me një pagë mujore qesharake, politika drejtuese qeveritare, dëfrehet me skenat e tyre të sëmura si , Sveqla, e shefi i tij, me fotografitë në komunat veriore dhe deklaratë për media ,"si arritje të heroizmave përrallore" ,por kjo kënaqësi mund të zgjatë vetëm pak ditë ,dhe as sesi bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejoj 'politikat qeveritare fudulle të Kosovës' kur KFOR-i mund ti përzënë të gjithë nga veriu dhe këta 'heronjtë' veriun mund të shohin vetëm në hartë.

Skenat e dhunës duke u 'dëfryer të marrët' që drejtojnë institucionet shtetërore, i përngjan kohës së Millosheviqit kur rrihte, dhe përdorte dhunë ndaj shqiptarëve ndërsa simpatizantë e Millosheviqit dëfreheshin, edhe atëherë kur bashkësia ndërkombëtare dënonte dhunën serbe ndaj shqiptarët. Shteti i Kosovës mund të ekzistojë, vetëm në sajë të përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare, dhe trajtimit të avancuar të komuniteteve jo shqiptare në Kosovë. Kryeneçësia e politikës kosovare, për shtrirjen e ingerencave qeveritare edhe në komunat veriore të Kosovës jashtë zgjidhjes politike të akorduar dhe përkrahur nga SHBA dhe BE-ja, është dështim ,dhe paralajmërim për luftë dhe zhbërje të shtetit të Kosovës? Dhe nga kjo, politika qeveritare e Kosovës,në cilën rrugë po donë të shkon,në rrugën e bashkëpunimit dhe të mirëqenies së përgjithshme në partneritet me NATO-n ,SHBA-t dhe BE,apo në konfrontim dhe fatalitet kombëtar e shtetëror. Kjo gjendje në këtë kohë, në Veri të vendit , i shkon për interes vetëm Rusisë dhe Serbisë e sidomos atëherë kur bashkësia ndërkombëtare me tërë seriozitetin, i dënon veprimet politike të qeverisë së Kosovës të ndërmarra në veri të vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".