Lista me emrat e kriminelëve serb në veri të Kosovës nga zyra e Kryeministrit në dorë te hetuesisë dhe prokurorisë, goditje direkt Vuçiqit dhe rrjetit të fshehtë spiunazh të Serbisë

Lista me emrat e kriminelëve serb në veri të Kosovës nga zyra e Kryeministrit në dorë te hetuesisë dhe prokurorisë, goditje direkt Vuçiqit dhe rrjetit të fshehtë spiunazh të Serbisë
  • 04 June 2023 - 09:15

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Me kërkesë të deputetëve të Kuvendit, në seancën e mbajtur me 2 qershor, Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti bëri publik emrat prijës të milicisë fashiste serbe, të cilët për veprat e tyre kriminale kundër Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it, do të trajtohen në bazë të ligjit, ndiqen penalisht dhe hetohen e arrestohen në secilin moment të mundshëm që takohen nga organet e rendit të shtetit të Kosovës!

 

Çuditërisht, njëjtë, sikurse edhe në rastet tjera, kur ka ndodhur të jetë zbuluar rrjeti kriminal i zyrtarëve agjenturor të qeverisë serbe, të involvuar brenda territorit të Kosovës në planifikimin, organizimin dhe kryerjen e veprave kriminale, jo vetëm atyre të spiunazhit, por edhe aktet e rënda penale, të krimit të organizuar, të cilat tash e mbi 23 vite, nuk kanë të ndalur, ka reaguar serish e "tmerruar" qeveria e Serbisë, duke lëshuar edhe deklarata fyese dhe kërcënuese, përmes banditit të ashtuquajturit drejtor i "Zyrës për Kosovën" servilit të Vuçiqit, Petar Petkoviq. Zbulimi publik i listës me emrat konkret të prijësve të bandave kriminale në veri të Kosovës nga ana e Kryeministrit Kurti, të identifikuar me angazhimin e suksesshëm dhe guximin e lartë veprues, përmes hetimeve profesionale të policisë së Kosovës, është edhe një goditje tjetër e rëndë, ndaj qeverisë serbe dhe kriminelit Vuçiq. Lista e publikuar me fakte dhe dëshmi autentike, argumentoi fuqishëm, lidhjen e ngushtë praktike dhe komandimin banditesk që vjen drejtpërsëdrejti nga kabineti i kriminelit Vuçiqi dhe shërbimit të fshehtë kriminal të Serbisë, dedikuar të gjitha bandave politike, paramilitare dhe milicinë fashiste serbe, që ekzekuton akte penale të krimit të organizuar, para syve të KFOR-it, EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, të mandatuara për ruajtjen e paqes dhe të rendit e qetësisë në Kosovë! Kështu që e zënë ngushtë nga zbardhja dhe bërja publike e kësaj aventure kriminale të Serbisë në Kosovë, nga sikleti i Vuçiqit, që tanimë emrat e kriminelëve janë bërë publik edhe për ndërkombëtarët, nga ana e Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zëdhënësi i Vuçiqit, banditi Petkoviq, u përpoq për ta kundërshtuar listën me emrat e zbuluar. Madje duke mos arrit ta mohoj vërtitësin e emrave të kriminelëve të inkriminuar, që kryen aktet kriminale kundër policës së Kosovës dhe forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, listën milicëve fashist serb, që Kryeministri Kurti e lexoi në seancën e Kuvendit të Kosovës, Petkoviq duke mos pasur arsyetim për veprimet banditeske të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, u përpoq ta cilësoj si të imagjinuar?! Për aq më tepër nga inati i papërmbajtur- ala kriminal-serb, për kthjelltësinë, qëndrueshmërinë, zgjuarsinë dhe largpamësinë e Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Petkoviq, përdori edhe shprehje tepër fyese, vetëm pse kryeministri ynë, lexoi publikisht para Kuvendit të Kosovës, emrat e një pjese të kriminelëve, që është vërtetuar se ishin të përfshirë në përleshjet fizike me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. gjatë protestave banditeske, të organizuara nga milicia fashiste serbe më 29 maj, në Zveçan. Listën e publikuar me emrat e kriminelëve serb, nga Kryeministri Kurti, banditi Petkoviq e cilësoi si “listë për pushkatim” , me publikimin e të cilës, tha se, sipas Petkoviqit, Kurti “ka marrë peng të gjithë ata banorë të ‘Kosovës, që duan "paqe" , "stabilitet" dhe mundësi për të jetuar në një shoqëri normale, duke i konsideruar kriminelët dhe pjesëtarët e milicisë fashiste serbe, edhe si banor normal, kurse aktet e tyre kriminale e terroriste të cilët plagosën edhe me armë zjarri disa pjesëtar të KFOR-it, si akte për paqe?!. Në komunikatën e të ashtuquajturës "zyrë për Kosovën" të Petkoviqit, thuhet edhe se kinse z. Kurti e paska humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve – pa e specifikuar se mbështetjen e kujt – ndaj gjoja, tani ai po përpiqet ta pengojë largimin e tij “në histori politike” , deklaratë që, jo vetëm se nuk është me asgjë e argumentuar, por nuk është edhe asgjë më tepër, se vetëm një pjesë e propagandës speciale agjenturore, që dinë ta bëjnë vetëm politikanët kriminel serb dhe milicia fashiste e Serbisë okupatore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".