Lexoni edhe:
Ndërkombëtarët gabuan rëndë, e kritikuan Kosovën pse po vendoste rendin dhe ligjin e munguar për dekada në Veri të Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Krimineli Vuçiq është kriminel i luftës dhe e ka vendin në burg. Ai nuk është kurrë palë e sigurt në dialogim. Krimineli Vuçiq bartë përgjegjësi për gjendjen në veri dhe pa e dënuar atë kurrë paqe nuk do të ketë.
Veprimet e Kurtit në veri janë vlerësuar nga ndërkombëtarët në aksione që po pengojnë marrëveshjen Kosovë-Serbi. Në këtë anë janë edhe një varg të masave të ndërmarra kundër z.Kurti dhe vetë Republikës. Dënimi i aksionit nga Sekretari i shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, është shumë i rëndë. Thirrja për tërheqjen e policisë speciale nga veriu, si dhe i lirimit të objekteve komunale, janë veprime ndëshkuese jo vetëm për Kurtin, por për tërë Republikën e Kosovës. E dëmshmja më e madhe është mos vlerësimi i krimit dhe i terrorit serbomadh të ndërmarrë nëpër protesta të dhunës. Nuk u dënua as ndonjë veprim i kriminelit Vuçiq. Juridikisht ka të drejtë Republika në veprimet e veta për të vendosur rendin dhe shtetësinë e vetë në veri. Serbia ka shkelur kështu çdo normë dhe parim mbi raportet ndër shtetërore dhe për një fqinjësi të mirë midis popujve. De-fakto është veriu i vendit i okupuar nga Serbia. Masat kanë për qëllim çlirimin e kësaj pjese të Republikës. Mirëpo, Kosova nuk e ka një a dy miq sikurse Serbia. Me shtetin imperialist rus dhe Kinën moniste dhe autoritare e shtypëse e ka shumë lehtë Serbia për të kërcënuar. BE dhe SHBA nuk duan të keqësohen raportet edhe më shumë me Rusinë dhe as me Kinën për Kosovën. Këtej, po tolerohet Serbia dhe nuk po dënohen veprimeg kriminale dhe terroriste të shtetit serb në Kosovë. Kosovës i mungon një mik i tillë. Në këto kushte, tërheqja e policisë speciale nga komunat në veri është hap i duhur. Ato mundë të zëvendësohen me njësitet e KFOR-it. Natyrisht se kusht mund të jetë edhe mos lejimi i futjes në objekte të nacional terroristëve serb, deri sa nuk zgjidhen çështjet përfundimisht. Kryetarët e zgjedhur mundë të vendosen në objekte tjera pranë komunave. Këtej, ka krijuar mendim BE dhe SHBA-të se z.Kurti nuk është palë me të cilin mund të bisedohet. Po, mund të bisedohet me kriminelin Vuçiq? Kjo është një çështje jo e drejtë e Z. Makron dhe e z. Scholz. Ose të dy janë të marr ose asnjëri. Kjo e dobëson edhe më shumë Kosovën. Me bisedimet Makron-Scholz, Osmani dhe Vuçiq tregohet një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës. Kështu nuk po dënohet vetëm z.Kurti po e tërë Republika. Dënimi kërkohet të jetë i dyanshëm. Kurrsesi i njëanshëm. Kjo ndikon në humbjen e kredibilitetit të BE-së dhe të tjerëve kundruall shqiptarëve. Krimineli Vuçiq është kriminel i luftës dhe e ka vendin në burg. Ai nuk është kurrë palë e sigurt në dialogim. Krimineli Vuçiq bartë përgjegjësi për gjendjen në veri dhe pa e dënuar atë kurrë paqe nuk do të ketë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".