Ka përfunduar njëherë e përgjithmonë logjika neokolonialisite serbe në Kosovë

Ka përfunduar njëherë e përgjithmonë logjika neokolonialisite serbe në Kosovë
Ka përfunduar njëherë e përgjithmonë logjika neokolonialisite serbe në Kosovë

Skender Mulliqi

  • 05 June 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Me asnjë kusht nuk do të lejojmë që edhe kjo Serbi e Vuçiqit të hapë varre të reja në Kosovë. Një luftë eventuale të cilën po e kërkon më ngulm çetniku Vuçiq, varre do tu hapen atyre. Serbia nuk po dëshiron stabilitet në rajon edhe pas 30 vitesh që ka përfunduar lufta në ish-Jugosllavi.

-Aleksandër Vuçiqi nuk po i pranon marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit apo po I pranon parcialisht. Më sjelljet dhe veprimet e tija në terren, po kërkon luftë më Kosovën dhe më NATO-në, si Millosheviqi dikur. Ka vu në dispozicion të gjithë arsenalin propagandistik gebelsian më mjete të infomacionit dhe më veprime të strukturave kriminale paralele serbe në terren, të cilët me protesta të dhunshme kanë përdorë më armë zjarri dhe molotov kundër KFOR-it policisë të Kosovës dhe gazetarëve. Ky antishqiptarizëm i Serbisë ka histori të kahmotshme. Mos të harrojmë faktin së Kosova më dhunë ju aneksua Serbisë, pastaj ish-Jugosllavisë në vitin 1912 .Serbia nuk i ka ndryshuar praktikat kolonialiste.

Po dëshiron territore të reja të shqiptarëve. Vuçiqi po praktikon që këtë gjë të realizon më metoda terroriste .Kosovën të cilën kurrë nuk e kanë pas të vetën e ka humbur më luftë Millosheviqi në vitin 1999. Formalisht dhe juridikisht e kanë humbur edhe më marrëveshjen ushtarake të Kumanovës. Ka përfunduar njëherë e përgjithmonë logjika neokolonialisite serbe në Kosovë. Kanë përfunduar politikat e terrorit , vrasjeve të tmerrshme dhe largimeve masovike të shqiptarëve si gjatë viteve 1998 dhe 1999. Ky shtet duhet të paguajë për të gjitha krimet e luftës. Soldateska kriminale serbe ka bartur dhe groposur mbi 700 shqiptarë të vrarë vetëm në Batajnicë , e gjetiu në Serbi. Pas Srebrenicës ky është varri më masovik në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Varre masive janë hapur nga kriminelet serb gjithandej nëpër Kosovë. Këto masakra janë të freskëta për shqiptarët. Me asnjë kusht nuk do të lejojmë që edhe kjo Serbi e Vuçiqit të hapë varre të reja në Kosovë. Një luftë eventuale të cilën po e kërkon më ngulm çetniku Vuçiq, varre do tu hapen atyre. Serbia nuk po dëshiron stabilitet në rajon edhe pas 30 vitesh që ka përfunduar lufta në ish-Jugosllavi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".