Pa e ndalur agresionin neofashist serb mbi Kosovën nuk zgjidhet çështja në veri të saj

Pa e ndalur agresionin neofashist serb mbi Kosovën nuk zgjidhet çështja në veri të saj
Pa e ndalur agresionin neofashist serb mbi Kosovën nuk zgjidhet çështja në veri të saj

Muhamet Kelmendi

  • 06 June 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Rruga e vetme është tash për tash shkatërrimi i bandave neofashiste dhe çetnike serbe në veri. Me këto banda nuk ka zgjedhje. Bandat neofashist i duan katër komunat të aneksuara nën serbi. E Kosova këtë kurrsesi nuk mund ta pranon. Kjo, për faktin se kështu shkatërrohet përfundimisht Republika. Këtë e donë Serbia.

-Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e Veriut të Kosovës nuk e zgjidhin çështjen në Veri. Ato vetëm do ta forcojnë juridikisht pushtetin neofashist serb në Veri të Kosovës. Që zgjedhjet të zgjidhin çështjen janë disa punë shumë të rëndësishme që duhet domosdo të kryhen. Kur e them këtë mendoj: 1. Të dënohet invazioni politik, ushtarak dhe agresiv serb mbi këto katër komuna, nëpërmjet të cilave po synohet nga Serbia të ndahen katër komunat nga Kosova dhe të aneksohen nga shteti serb. 2. Pranimin de-fakto dhe de- jure të marrëveshjes së BE-së midis Kosovës dhe Serbisë, së bashku me aneksin e Ohrit. 3. Njohjen reciproke të shtetit. 4. Kapjen dhe dënimin e kriminelëve ruso-serb në veri.

Në mungesë të mos zgjidhjes së këtyre çështjeve, zgjedhjet në veri të Kosovës vetëm e forcojnë pushtetin neofashist serb dhe gjendja nuk qetësohet. Me elementet kriminalo-terrorist të Listës serbe dhe kriminelët fashist në veri de-fakto pushtohet ky territor dhe Republika gjendet buzë likuidimit de-jure të shtetit. Në kushtet aktuale zgjedhjet janë tejet të rrezikshme. Kërkohen masa konkrete për të shëruar gjendjen që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rruga e vetme është tash për tash shkatërrimi i bandave neofashiste dhe çetnike serbe në veri. Me këto banda nuk ka zgjedhje. Bandat neofashist i duan katër komunat të aneksuara nën serbi.

E Kosova këtë kurrsesi nuk mund ta pranon. Kjo, për faktin se kështu shkatërrohet përfundimisht Republika. Këtë e donë Serbia. Këtej lypset presion nga BE, qendrat evropiane dhe USA mbi Serbinë për të pasur paqe edhe në veri dhe në tërë rajonin. Me shtetin neofashist serb paqe në këtë rajon nuk ka. Serbia kërkohet të disiplinohet, qoftë edhe ushtarakisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".