I paturpshmi Edi Rama kundër shtetit të Kosovës, po vazhdon me mbështetje në krah të Aleksandër Vuçiqit

I paturpshmi Edi Rama kundër shtetit të Kosovës, po vazhdon me mbështetje në krah të Aleksandër Vuçiqit
I paturpshmi Edi Rama kundër shtetit të Kosovës, po vazhdon me mbështetje në krah të Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 06 June 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Përderisa Zëvendës këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer në komunikatën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, e ka mirëpritur gatishmërinë e Presidentes dhe Kryeministrit Kurti për zgjedhje të reja në veri të, si dhe bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-të për uljen e tensioneve të shkaktuara nga Milicia fashiste dhe bandat kriminale serbe të dërguara enkas nga Aleksandër Vuçiqi për shkaktimin e trazirave, kurse ish zëdhënësi i NATO-së, Jamie Shea, veriun e konsideron çështje të brendshme të Kosovës dhe dënon vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, që faktikisht është çështje e brendshme e Kosovës, si veprim të papranueshëm nga Serbia hegjemoniste, kryeministri mafioz Edvin Kristaq Rama, pa fije turpi vihet në krah të Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste.

- Qëndrimi dhe sjellja injorante e Edvin Kristaq Ramës është duke i dëmtuar rëndë interesat e Kosovës, i cili edhe në raport me zhvillimet e fundit, shihet hapur se është pozicionuar tërësisht pro politikës shoviniste të Serbisë, duke iu bashkuar presionit të pa drejtë ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, në aventurat për kompromis që tejkalon vijat e kuqe, shkelet me të dy këmbët mbi ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës! Kjo sjellje e ti, vë në pah edhe një herë më tepër, se inati primitiv i Edvin Kristaq Ramës ndaj kryeministrit Kurti edhe në një situate tepër të tensionuar, si kjo aktuale në Veri të Kosovës, vazhdon me format e një urrejtje vërtetë të sëmurë që tashmë është plotësisht e njohur, ashtu sikurse, njihet publikisht edhe dashuria e tij jashtë planetare për Aleksandër Vuçiçin, njëjtë si dikur Enver Hoxha për Dushan Mugoshën, Velimir Stojniqin e Miladin Popoviqin.

Madje mu në kohën kur Kosova po përballet me një agresion të paparë nga krimineli Vuçiq, Edvin Kristaq Rama në një intervistë për medien prestigjioze britanike “BBC Neës”,gjen kohë të drejtojë edhe kritika të rënda kundër qeverisë së Kosovës dhe masave që vendi ynë, ishte i detyruar ti ndërmerrte për ofrimin e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes në veri, si dhe për mbarëvajtjen normale të punës së kryetarëve të porsazgjedhur të komunave të atjeshme. Teksa i është thënë se homologu i tij i Kosovës “Albin Kurti ka deklaruar se Perëndimi po e mban me të mirë Serbinë dhe se reagimi nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë një trysni e tepruar mbi Kosovën”, Rama as që heziton të rreshtohet hapur pro Serbisë duke u shprehur sikur të mos ishte kryeministër i vendit amë, por zëdhënës i Vuçiqit: "Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe “jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim”?!.

Madje, Rama si vëlla i deklaruar i Vuçiqit, shton se kinse BE dhe SHBA nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, por përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon" pa i hëngër palla, se Kosova rrezikohet ta humb gjithë veriun e saj nga agresioni i hapur i Serbisë hegjemoniste. ". Rama bënë edhe sikur pajtohet se ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por thotë se nuk do ta vendos shumë theksin te rreziku, sa do ta vendosë te provokimi që gjoja, i është bërë situatës nga vetë autoritetet kosovare, sikur ushtarët e KFOR-it ti kishte sulmuar dhe plagosur Qeveria e Kosovës dhe jo bandat e kriminelit Aleksandër Vuçiq, të dërguara enkas për trazira nga Serbia në veri të Kosovës. Krejt kjo intervistë paçavure e krye mafiozit shqipfolës, Edvin Kristaq Rama dëshmon se deklarimet e tij, janë vetëm përpjekje kamuflimi për balancim të pozitës ndërmjet viktimës dhe kriminelit, si dhe sjellja më e paturpshme që mund të bëjë një mafioz politik, me qëllim që ti shkaktojë sa më shumë dëm interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror Republikës së Kosovës.

Për aq më keq, kjo nuk është hera e parë, e mbase nuk do të jetë as e fundit, kur krye mafiozi Rama mundohet t`ia bëjë avokatinë mbrojtëse kriminelit Vuçiq i cili përkundër presionit ndërkombëtar, është duke hezituar ta mbështesë BE-në dhe të deklarohet kundër luftës okupuese të Rusisë ndaj Ukrainës, një front që ka shqetësuar jo vetëm SHBA-të dhe BE-në, por rrezikon ta trazojë gjithë botën. Andaj një deklarim kaq i ulët me sulmet e pamatura e pa asnjë argument dhe tërësisht të padrejta e pa asnjë arsye bindëse, që ditëve të fundit po bëhen pa kursim edhe nga sivëllai i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama ndaj shtetit tonë të ri, duhet ta dinë se Kosova është në të drejtën e vet përpiqet për vendosjen e rendit e të ligjit në territorin e saj legjitim dhe vepron brenda kufijve të vet shtetëror, pa rrezikuar interesat e shteteve fqinje, siç vepron Serbia hegjemoniste që nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, e deri në Kosovë, tash e mese një çerek shekulli pa ndërprerë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".