Urgjentisht duhet pastruar sistemi i drejtësisë nga gjyqtar e prokurorë 'kukulla' të instaluara aty, avokat mbrojtës të nëntokës së kri*mit të organizuar

Urgjentisht duhet pastruar sistemi i drejtësisë nga gjyqtar e prokurorë 'kukulla' të instaluara aty, avokat mbrojtës të nëntokës së kri*mit të organizuar
Urgjentisht duhet pastruar sistemi i drejtësisë nga gjyqtar e prokurorë 'kukulla' të instaluara aty, avokat mbrojtës të nëntokës së kri*mit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 June 2023 - 15:21

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Ta marrim si shembull komunën e Prishtinës dhe jo më larg se që nga viti 2011-2014, dhe si mendoni a nuk ka elemente për këtë bandë kriminale, po ka të ngjarë se do mundohen ta lënë në harresë se ose i ndërsen dikush nga prapa kurrizit, ose ka të ngjarë se i kanë gishta e përlyer në krim, në hajni, ndryshe nuk ka se si të arsyetohet. Dhe, këta sillen me metoda të pista kinse po mungon ky, e po mungon ajo. Kjo është një lidhje e lloj-lloj pallavrash, po këto nuk janë arsye për të dështuar një bandë kriminale ku është dëmtuar shteti për interesa personale, por si mund të arsyetohet kjo? Kjo është turp i llojit të vet.

 

Këto që po ndodhin në dikasterin e kupolës të sistemit të kalbur të drejtësisë nuk janë asgjë tjetër pos lojëra të pista dhe pa më të voglin dyshim janë të futur thellë bandat kriminale, por nuk janë taze, por këta e kanë origjinën më herët, pra në bandat e mëparshme. Dhe, prandaj nuk është për tu habitur fare që po ndodhë ky turp e shkuar turpit. Kujt i ka vajtur mendja që më herët banditët, unë i quaj bandit ata që ishin të veshur në xhaketën shtetërore. Pra, ata që e kapen shtetin dhe do të bashkëpunojnë me kriminelët më të rrezikshëm të çetnik Drazhes-Dragutin Mihajloviqit, më konkretisht e kam fjalën te hajdutët, kriminelët në rastin"TOKA". Pra, si mund t´i thuash kësaj diçka serioze kur kjo i ka rrënjët në bandat e mëparshme që ishin të lidhur me kanalet më kriminale të nëntokës në dëm të buxhetit të shtetit, në dëm të djersë së taksapaguesve dhe u bënë kjo bande huliganësh super milionerë dhe u pasuruan me pasuri haram dhe jo më pak se 30 breza siguruan kapital. Ka të ngjarë se ky rrjet mafioz kanë deponuar para nëpër bankat e huaja dhe askush nuk u interesua për ti kapur dhe jo se nuk ishin në dijeni, jose kishte hetues ose prokuror të munguar, por ishin të lidhur drejtpërdrejtë në krim të organizuar në kanalet më të rrezikshme kriminale që u bë SEBEP kjo që të mos hedhen para gjyqit ose qëllimisht i linin nëpër rafte për ti mbuluar pluhuri. Ta marrim si shembull komunën e Prishtinës dhe jo më larg se që nga viti 2011-2014, dhe si mendoni a nuk ka elemente për këtë bandë kriminale, po ka të ngjarë se do mundohen ta lënë në harresë se ose i ndërsen dikush nga prapa kurrizit, ose ka të ngjarë se i kanë gishta e përlyer në krim, në hajni, ndryshe nuk ka se si të arsyetohet. Dhe, këta sillen me metoda të pista kinse po mungon ky, e po mungon ajo. Kjo është një lidhje e lloj-lloj pallavrash, po këto nuk janë arsye për të dështuar një bandë kriminale ku është dëmtuar shteti për interesa personale, por si mund të arsyetohet kjo? Kjo është turp i llojit të vet. Zvarritje kryekëput e qëllimtë që edhe naivët më primitiv e kuptojnë këtë padrejtësi kriminale, kjo është lojë ku frikësohet të hedhet dritë sepse po të zbardhej ka shumë nga këta që iu konfiskohet pasuria dhe burgosen. Kjo mundë të jetë ndër arsyet kryesore, përndryshe vetëm shikoni që nga kur daton ky skandal, ky krim, kjo hajni dhe që nga atëherë nuk paska pasur mundësi të zbardhet. Kjo nuk do koment, por edhe ne kemi një gabim që nuk ngrihemi si popull dhe t´ia zëmë derën dhe duhet treguar se nga kush e marrin rrogën e përse nuk e mbrojnë shtetin nga kriminelët dhe hajdutet, përse nuk e respektojnë ligjin, përse nuk e mbrojnë Kushtetutën e vendit, përse e kanë dhënë BETIMIN. Pra, nuk duhet lënë në harresë këtë hajni dhe të shohim se si janë hallkat familjar e farefisnor në këtë grup banditësh, hajnash të lidhur në bandat më kriminale të kanaleve të nëntokës, por që janë të lidhura pa më të voglin dyshim me kryebanditët e majave të shtetit, ndryshe nuk ka mundësi të arsyetohet. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".