Opozita e inkriminuar ka hy plotësisht në shërbim të Serbisë fashiste dhe presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiqit

Opozita e inkriminuar ka hy plotësisht në shërbim të Serbisë fashiste dhe presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiqit
Opozita e inkriminuar ka hy plotësisht në shërbim të Serbisë fashiste dhe presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 08 June 2023 - 16:55

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Të ekzaltuar nga presioni i paskrupullt i McGonigalit të ri amerikan Gabriel Eskobar ndaj Qeverisë Kurti, opozita shpresëhumbur dhe e deklasuar tërësisht, pas tregtisë me tokat e Kosovës nga vota e lirë e qytetarëve në zgjedhjet demokratike të vitit 2021, ka filluar ta keqpërdorë edhe situatën e krijuar kundër Kosovës, dhe të angazhohet që të siguroi, nëse arrin, ndonjë bashkëmendimtar edhe në mesin e deputetëve të koalicionit qeverisës, për rrëzimin e z.Kurti nga pushteti.

 

Vetëm pse kryeministri Kurti, po e mbron me kaq dinjitet dhe këmbëngulje tërësinë territoriale, rendin kushtetues dhe shtetin e pavarur të Kosovës nga pretendimet e Serbisë fashiste, për bosnjëzimin e Kosovës dhe krijimin e një "Republika Srpska" brenda për brenda vendit tonë, si hap paraprak për gllabërimin e veriut dhe ndarjen e Republikës së Kosovës. Në fakt opozita e inkriminuar e cila ka hy plotësisht në shërbim të Serbisë fashiste dhe presidentit kriminel serb Aleksandër Vuçiqit, ashtu siç ka vepruar gjithmonë në mënyrë tinëzare, kjo nuk është hera e parë e ndoshta as e fundit, e cila serish, po përpiqet për përsëritjen e një dakordimi tinëzar me ndërkombëtarët, që edhe në gjendjen e acaruar aktuale, në të cilën ndodhet Kosova, me ndihmën e të huajve, njëjtë si me dylberin Grenell, tani ta rrëzojnë serish edhe Qeverinë Kurti 2! Madje me shpresën për arritjen e kësaj katrahure, ato në krye me politik-bërësin e llojit "harakiri" Ramush Haradinaj, kanë iniciuar edhe njëfarë të ashtuquajturi "mocion" harambash, në emër të rrëzimit të qeverisë Kurti, duke u premtuar Serbisë dhe emisarit Eskobar, se po qese vijnë edhe njëherë të vetme në pushtet, ashtu siç e kanë nënshkruar para disa viteve, tani edhe do ta formonin e "zajednicën" kundër kushtetuese një etnike serbe me kompetenca ekzekutive, pikërisht dhe pikë për pikë, siç e kanë miratuar edhe në Kuvend kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, me bashkimin e votave të deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe listës "srpska", ani pse atë marrëveshje debile, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës! Dhe pas kaosit të krijuar nga bandat kriminale të milicisë fashiste të Serbisë në veri, pa marrë në shqyrtim interesat jetike të shtetit të Kosovës, opozita e inkriminuar, me mbështetjen e diplomatëve evropian dhe amerikanë, po synon që ta realizojë edhe nismën e mocionit utopik të Ramush Harakirit, kundër kryeministrit Kurti, vetëm pse ai nuk po lëshon pe në dëm të Kosovës, për përmbushjen e pretendimeve hegjemoniste të Serbisë. Kështu që, duke pasur opozitën renegate në krah, tani edhe ndërkombëtarët formimin e “zajednicës” e kanë shfaqur si kërkesa për tu zbatuar me "urgjencë", kundër të cilës me plot të drejtë po reziston fort dhe pathyeshëm kryeministri Kurti! Asociacioni kundër kushtetues një etnik serb, mjerisht është trashëguar nga opozitarët e tanishëm të cilët në mandatet e kaluara, e nënshkruan dy herë më 2013 dhe 2015 si dhe miratuan edhe në Kuvend duke bashkuar votat bashkë me "listën srpska". Dhe sikur mos të mjaftonin kërcënimet e vazhdueshme vend e pa vend, emisari amerikan, Gabriel Escobar, duke parë që Qeveria e Kosovës, po kundërshton me të gjitha mjetet dhe mundësitë kushtetuese dhe ligjore, formimin e Asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, ka deklaruar se këtë obligim institucionet e Kosovës, e kanë marrë para 10 vitesh, dhe duhet me patjetër të realizohet, por që duhet të shihet se nga cila qeveri,(kuislinge) edhe do të mund të realizohet. Escobar ka përsëritur edhe në Beograd se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë për Qeverinë e Kosovës, që duhet të bëhet, nëse jo me qeverinë aktuale, me qeveritë e ardhshme, sepse sipas këmbënguljes së tij apatike dhe aspak të "zakonshme" e diplomatike, kjo kërkesë, gjoja është "kusht" për të ecur përpara drejtë BE-së. Ndërsa për ta relaksuar sado pakë qëndrimin e tij të "hekurt", Eskobar nga përfundimi i deklaratës, u shpreh se të dyja palët –Kosova dhe Serbia–duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të ecin përpara. Por e ekzaltuar nga ky presion absurd dhe i pa zakonshëm i emisarit amerikan Eskobar kundër Qeverisë Kurti, opozita shpresëhumbur dhe e deklasuar politikisht, ka filluar të angazhohet për të siguruar bashkëmendimtar edhe në mesin e deputetëve të koalicionit qeverisës, për inicimin e njëfarë të ashtuquajturi "mocion" haradinqe për rrëzimin e qeverisë Kurti, me premtimet, se po të vijnë edhe njëherë të vetme në pushtet, akti i parë i tyre që do ta bënin, është formimi i "zajednicës" një etnike serbe me kompetenca ekzekutive, pikërisht dhe pikë për pikë, ashtu siç edhe e kanë nënshkruar dhe miratuar edhe në Kuvend kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustafa me bashkimin e votave të deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe listës "srpska"! Kurse kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, shkoi edhe më tej, në çmendurinë e tij aventureske, duke deklaruar se kinse, tani ata e kanë edhe numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, pasi që ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së, të cilat janë: Formimi i "zajednicës" kundërkushtetuese një etnike serbe, tërheqja e Policisë së Kosovës nga veriu i vendit tonë dhe lirimi i objekteve të komunave në veri të Kosovës për bandat kriminale të Milan Radojçiqit dhe Milicisë fashiste të Serbisë, në emër të deeskalimit të situatës?! Haradinaj tha se gjoja opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar edhe mocionin, por që në fakt, duket se mocioni mundë të iniciohet, vetëm në bashkë koordinim me ndërkombëtarët, si masë e sanksioneve për mos zbatim të kërkesave të tyre për bosnjëzimin e Kosovës, nga Qeveria Kurti, e cila, për asnjë çmim, nuk po pranon pretendimet e Serbisë fashiste për formimin e "zajednicës" kundërkushtetuese një etnike serbe dhe betonimin e bazamentit për ndarjen e Kosovës. Kështu që sado që ky, vërtetë duket të jetë, një moment kritik që Qeveria kërkohet të reflektoi në kërkesat e emisarit Eskobar dhe ndërmjetësuesit Lajçak, Kosova përkundër sulmeve të opozitës renegate dhe grupeve politike të nëntokës së krimit të organizuar, nuk është e pa shpresë për rrugëdalje nga kjo situatë, duke pasur parasysh se gëzon mbështetjen e pakursyer të Mbretërisë së Bashkuar, të Qeverisë së Gjermanisë, por edhe të shumë senatorëve amerikan, figurave të mirënjohura diplomatike, shtypit më prestigjioz anglo-amerikan dhe një pjese të madhe të vet politikës amerikane, të cilat mbështetin Kosovën e pavarur, në territorin dhe kufijtë aktual të saj, në të cilët edhe SHBA-të, e ka njohur, dhe janë kundër krijimit edhe të një Bosnje të re, pas të cilës, është mese e sigurt, se serish do të shpërthejnë konflikte të reja të përgjakshme, për territore ,në këtë pjesë të pa qetë, të Ballkanit Perëndimor dhe në rajon e më gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".